Vezët – një prej produkteve bazike në çdo familje – tashmë kushtojnë pothuajse dyfish krahasuar me disa javë më parë. Nëpër dyqane e tregje, qytetarët shprehen të shqetësuar dhe të zhgënjyer: thonë se rritjet janë të pashpjegueshme, uljet duken të pamundura, dhe besimi në institucionet shtetërore për ndërmarrjen e masave po zbehet dita–ditës. Ndërsa qeveria premton stabilizim, realiteti në treg duket krejt tjetër dhe kjo dita ditës sa vje e bëhet më e dukshme. Qytetare “Çmimet nuk janë edhe aq por diku diku kanë hipur nëpër artikuj, psh vezët kanë hypur, specat kanë hipur pak diku diku. Ndoshta mendoj që…
Author: Jeta almakos
Gjykata e Lartë Administrative, në seancën e mbajtur më 6 nëntor 2025, miratoi Aktvendim me të cilin ankesën e partisë politike Levica kundër Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele është refuzuar si e pabazë. Me këtë u konfirmua Aktvendimi i miratuar më parë nga Gjykata Administrative, i cili hodhi poshtë propozimin e Levicës për anulimin e Udhëzimit për radiodifuzerët për zgjedhjet lokale 2025 të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele. {Këtë Udhëzim, Аgjencia e miratoi për të sqaruar mënyrën e zbatimit të dispozitave të Kodit Zgjedhor mbi ndarjen e kohës për reklamim të paguar politik, ndarjen e kohës…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovki ka njoftuar se brenda 12 orëve, sistemi “Safe City” ka regjistruar 65,000 shkelje në komunikacion, përcjell TV21. Mes tjerash, sistemi ka regjistruar 1000 automjete pa regjistrim. “Sot nga SPB-Shkup e shënuam fillimin e periudhës provuese të sistemit “Qytet i Sigurt” (Safe City), ku në 12 orët e para u regjistruan plot 65.000 kundërvajtje. Me këtë projekt po nisemi në një etapë të re të përmirësimit të sigurisë në komunikacion – shkelësit e rregullave të trafikut do të marrin njoftim elektronik për kundërvajtjen e kryer, të dokumentuar me mjete dhe pajisje bashkëkohore të regjistrimit.…
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, së bashku me Kryetarin e Qeverisë, prof. dr. Hristijan Mickoski dhe dr. Akim Ali, shefin e Zyrës së OBSH-së në vendin tonë, sot nënshkruan Strategjinë pesëvjeçare të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe OBSH-së për periudhën 2026–2030. Me një lidhje online në ngjarje foli edhe drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropë, Hans Kluge. “Sot hapim një kapitull të ri në bashkëpunimin me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Nënshkruam strategjinë tonë të parë pesëvjeçare të bashkëpunimit — një dokument i hartuar bashkërisht me të gjitha institucionet dhe partnerët, i cili do t’i udhëheqë reformat në shëndetësi deri…
Ramadan Ramadani Pasi kisha një replikë, me vend, për shkrimin paraprak ndiej se ka nevojë të sqaroj pjesën për zgjedhjen menjëherë tëVLEN-it një lider: a) Në realitetin e shtetit dhe pushtetit pas zgjedhor tëMaqedonisë së Veriut kanë dalur shumë momente pozitive për rinegoicim dhe ato janë në favor të koalicionit VLEN. Por, ato duhet negociuar një orë e më parë pasi si çdo momentum mund të kalojnë. Kështu është me konstituimin e këshillave komunal ku shumicën e bëjnë ortakët qeveritarë. VLEN aty ku nuk i ka negociuar ka mbet me më pak pozicione se sa realisht ju takon sipas votave…
Nga nesër do të vendoset në funksion sistemi “Safe City”. Kohë më parë ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski tha se fillimisht do të funksionoj në Qytetin e Shkupit, komunën e Tetovës dhe Kumanovës. Ndërsa në gjithë shtetin sipas Toshkovskit, pritet që të vihet në funksion deri në mesin e 2026-tës, shkruan SHENJA. “Para se të nis funksionimi formal i sistemit, së paku 1 muaj para, do të fillojmë me periudhën testuese, ku do të informohen qytetarët dhe gjithë shoferët se kanë bërë shkelje të caktuar. Por, formalisht, në pajtim me hyrjen në fuqi të ligjeve që duhet të ndryshohen që…
Fronti Europian drejt zhbërjes së plotë. Dy javë pasi kryesia e Aleancës për Shqiptarët e drejtuar nga Ziadin Sela njoftoi se largohen nga koalicioni me Ahmetin dhe se do të veprojnë si grup në vete, deputeti i këtij subjekti politik Ilir Demiri ka njoftuar kreun e Kuvendit Afrim Gashin se ai do të veprojë si deputet i pavarur. Ky veprim i tij, hap dyshime nëse ai është larguar edhe nga partia e tij Aleanca për Shqiptarët. I kontaktuar nga Alsat, ai sot nuk deshi të flasë për veprimin e tij. Tha se të gjitha detajet do t’i sqarojë gjatë ditës…
Sonte në mesnatë skadon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e përsëritura lokale në komunat: Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht, Gostivar dhe Qendër Zhupë. Mbledhja e nënshkrimeve kryhet para zyrtarëve të departamentit dhe zyrës rajonale kompetente të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe para një noteri kompetent. Vendimi për të përsëritur zgjedhjet për kryetarë të komunave në këto katër komuna është për shkak të mosarritjes së pragut të një të tretës së pjesëmarrjes në raundin e parë, të mbajtur më 19 tetor. Qeveria ka emëruar kryetarë të deleguar që do të menaxhojnë pushtetin lokal…
Punonjësit në një shkollë të mesme në Saraj u sulmuan me shkopinj gome dhe gaz lotsjellës nga një grup burrash. Incidenti u raportua në polici nga njëri prej kolegëve të sulmuar. Në SPV Shkup, F.L. (24) nga Shkupi raportoi se në Saraj, ai dhe kolegët e tij A.N. (18), N.L. (26), A.D. (36) dhe R.S. (24), të gjithë nga Shkupi të cilët më parë kryenin detyra pune si punonjës të një kompanie në një shkollë të mesme, u sulmuan fizikisht nga S.P. (41), N.P. (47) dhe S.P. (37), të gjithë nga Saraji të cilët përdorën një objekt të mprehtë dhe gaz…
Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov, ka theksuar se rritja lineare e pensioneve bëhet për t’u harmonizuar me standardin e jetesës. Ai vlerëson se kjo rritje është e drejtë, pasi çmimet janë rritur në mënyrë të njëjtë për të gjithë. Memov në intervistën javore të Radio Europës së Lirë thotë se pagesa e pensioneve do të jetë e rregullt dhe siguron se nuk po shqyrtohet rritja e moshës për pensionim. Memov thotë se ka dy iniciativa nga qytetarë të dorëzuara në Gjykatën Kushtetuese dhe tani do të shohim se çfarë do të vendoset. NIKOLLA MEMOV, DREJTORI…
Kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës, Jusuf Abduli, sot ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën është miratuar vendimi që 1 dhjetori 2025 (e hënë) të shpallet ditë zie në Komunën e Tetovës. Vendimi vjen pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur tetovar Shpat Kasapi, një prej emrave që la gjurmë të rëndësishme në kulturën dhe muzikën shqiptare. Në fjalën e tij, Abduli theksoi se Shpat Kasapi ishte një artist që me talentin, prezencën dhe krijimtarinë e tij pasuroi skenën muzikore në Tetovë, në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në të gjitha trojet shqiptare. “Shpallja…
Të shtunën u mbushën dy vjet nga vrasja tronditëse e Liridona Ademajt, ngjarje që goditi gjithë opinionin publik. Ajo u vra para syve të fëmijëve të saj, në natën e errët të 29 nëntorit 2023, një krim që vazhdon të lërë plagë të hapura në familjen Ademaj. Për këtë vrasje të rëndë, në bankën e të akuzuarve qëndrojnë ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli, së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën. Familja Ademaj ka qenë e prerë në kërkesën e saj: burgim të përjetshëm për të tre. Dokumenti i Forenzikës Psikiatrike, të cilin e ka siguruar gazetarja e Klan Kosovës,…

