Author: Jeta almakos

Mbi 75 për qind e pacientëve me kancer të gjirit analizat e tyre i bëjnë në klinikat private. Kjo përqindje ka dalë nga anketat e bëra nga Shoqata e Pacientëve me Kancer “Hema Onko”, me çka sipas tyre, vendi ka ngecur në shumë sektorë të sistemit shëndetësor, ku diagnostikimi i vonshëm vazhdon të mbetet sfida kryesore e pacientëve. Ndërkaq, pas diagnostikimit, dërgimin e menjëhershëm të pacientëve në kirurgji e konsiderojnë tejet të dëmshme. “Më shumë se 75 për qind e pacinetëve të diagnostikuar herët analizat e tyre i bëjnë në klinika private. Pse është kjo kështu? Përgjigja është shumë e…

Lexo më Shumë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, është nderuar sot me titullin akademik “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës. Në fjalën e tij, Ahmeti u shpreh se ky vlerësim lidhet ngushtë me rrugëtimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut për sigurimin e të drejtave, ndërtimin e paqes dhe avancimin e vendit drejt integrimit euroatlantik. “Ky çmim nuk është vetëm për mua, por për të gjithë ju, për çdo sakrificë, çdo përpjekje dhe çdo hap që kemi bërë së bashku në këtë rrugë të gjatë”, deklaroi Ahmeti, duke shtuar se mbetet i vendosur për të vazhduar angazhimin në çështjen kombëtare dhe…

Lexo më Shumë

Kandidati për komunën e Çairit dhe njëri prej liderëve të koalicionit VLEN, në fjalimin e tij gjatë konventës promovuese për zgjedhjet lokale, u shpreh prerë për identitetin dhe linjën politike që do të ndjekë në garën elektorale. “Ne nuk jemi zagar, ne jemi shqiptar; jo, nuk jemi as hyzmeqarë, as gënjeshtarë. Jemi njerëz me dinjitet,” deklaroi ai, duke theksuar se sjellja dhe qëndrimet e tij nuk lidhen me interesa të fshehta apo koncesione që dëmtojnë komunitetin. Në apel ndaj qytetarëve ai tha: “Nuk ua kthejmë prej burrnisë, jo prej tutës. Shkujani nuk tutet, kur e kërkon nevoja, e braktis qeverinë…

Lexo më Shumë

Në një atmosferë impozante dhe me prezencë masovike, VLEN zhvilloi sot konventën promovuese në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup, ku u prezantuan kandidatët për kryetarë komunash, mes tyre edhe kandidati për kryetar të qytetit të Shkupit, Bashkim Bakiu. Në fjalën e tij, Bakiu u shpreh me krenari dhe përulësi para qytetarëve të Shkupit, duke theksuar se vizioni i tij është kthimi i kryeqytetit në një qytet modern, të gjelbër dhe të hapur për të gjithë. “Shkupi meriton të jetë vendi ku çdo familje ndjehet e sigurt, ku të rinjtë kanë mundësi për arsim, punësim e zhvillim, dhe ku secili banor…

Lexo më Shumë

Kryetari i Tetovës dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, gjatë konventës promovuese për zgjedhjet lokale, u shpreh i vendosur për të vazhduar betejën politike në nivel lokal, duke e cilësuar si një vazhdimësi të çlirimit të pushtetit nga keqpërdorimi. “Jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë që na e keni dhënë dhe jemi të vendosur që bashkë me ju ta çojmë betejën deri në fund. Ashtu siç e çliruam pushtetin qendror nga keqpërdorimi, keqmenaxhimi, vjedhja dhe abuzimi, tash është koha t’i çlirojmë edhe komunat tona,” deklaroi Kasami. Ai theksoi rolin historik të Tetovës në zgjimin politik të shqiptarëve në…

Lexo më Shumë

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga: Igor Zdravkovski, zëvendëskryetar i Komisionit për Çështje Evropiane; Jovanka Trençevska, zëvendëskryetare e Komisionit për Financim dhe Buxhet; Sillvana Angelevska, anëtare e Komisionit për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike, po merr pjesë në Konferencën Ndërparlamentare për Stabilitetin, Koordinimin Ekonomik dhe Menaxhimin në Bashkimin Evropian (SECG), si pjesë e Dimensionit Parlamentar të Kryesimit të Danimarkës me Këshillin e Bashkimit Evropian, që u mbajt nga 28 deri më 30 shtator 2025 në Billund, Danimarkë. Siç informojnë nga Kuvendi i Maqedonisë, konferenca u përqendrua në tema që lidhen me sfidat aktuale…

Lexo më Shumë

Sot, koalicioni VLEN do të mbajë konventën zgjedhore në sallën më të madhe të vendit, “Boris Trajkovski” në Shkup, ku do të promovohen kandidatët për kryetarë komunash dhe do të shpaloset vizioni i fitores së 19 tetorit. Kjo ngjarje nuk është vetëm një tubim politik, por një manifestim i unitetit, vendosmërisë dhe energjisë së re që ka përfshirë shqiptarët kudo në Maqedoninë e Veriut. Në këtë konventë, që do të jetë më e madhja ndonjëherë, ku mijëra qytetarë do të bashkohen për të treguar se shqiptarët janë më të fuqishëm kur janë të bashkuar dhe se ndryshimi është tashmë i…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski iu kundërpërgjigj kreut të BDI-së Ali Ahmeti për mesazhet që ky i fundit ia dërgoi nga konventa e AKI-së në Shkup. “Kështu BDI e ngre rejtingun, ndërsa tezat u janë të vjetra dhe të zbehta. Sa gjakosje, sa skifterë, sa shqiponja, sa lepuj.. Të njëjtin folklor përmendin, 20 vjet – të njëjtin film! Shqiptarët iu shpërngulën, bënë copash duke vjedhur”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE. Metaforat në mitingje më nuk u kalojnë. Janë të mirë për filma humoristik nëse duan ta bëjnë dikë për të qeshur, tha Mickoski, duke i garantuar Ahmetit një gjë.…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut, Erdogan ka kryesuar me 75 për qind, Trump i dyti me 66 për qind dhe presidenti rus Vladimir Putin i treti me 52 për qind. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka rezultuar lideri më i pëlqyer në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinë në një sondazh të zhvilluar në vendet e Ballkanit, ndërsa është renditur i dyti në Mal të Zi dhe i katërti në Serbi ndër liderët ndaj të cilëve publiku ka pikëpamje më pozitive, transmeton Anadolu. Hulumtimi me titull “Anketa rajonale e Ballkanit Perëndimor” është realizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan në…

Lexo më Shumë

“RMV nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit të qenieve njerëzore”, thuhet në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikimin e qenieve njerëzore në botë për vitin 2025. Në raport thuhet se vendi ka pasur përpjekje për t’u përmirësuar, por akoma nuk ka arritur në nivelin e duhur. Këto përpjekje, sipas raportit, përfshijnë hetimin e më shumë rasteve të dyshuara të trafikimit dhe ndjekjen penale të më shumë të akuzuarve. DASH thotë se janë dënuar më pak trafikantë dhe se Prokuroria nuk ka resurse të mjaftueshme për të zgjidhur çështjet të cilat bien nën…

Lexo më Shumë

Kandidati i VMRO-DPMNE-së për Qytetin e Shkupit Orce Gjorgjievski, në konventën partiake që simbolizoi fillimin zyrtar të fushatës, deklaroi se fokusi primar pas marrjes së mandatit do të jetë te pastërtia e qytetit. Ai njoftoi pastrim ditor të rrugëve dhe bulevardeve, pastrim të deponive dhe të mbeturinave dhe krijimin e të paktën 50 parqeve të reja nëpër lagje. Gjorgjievski tha se do të përkushtohet në revitalizimin e ndërmarrjeve publike. “Secilin vendim në urbanizëm do ta sjellim bashkë, me ekip të ekspertëve më të mirë, arkitektë dhe inxhinierë ndërtimor. Për vendimet e mëdha do të kemi edhe konkurse ndërkombëtare sipas shembullit…

Lexo më Shumë

Sabri Aziri, zëdhënës i Shtabit Lokal të koalicionit VLEN në Çair, ka kritikuar sot kandidatin e opozitës për komunën e Çairit, Bujar Osmani, për mungesë të interesit real ndaj qytetarëve dhe për fokus të tepruar në çështje që janë kompetencë e pushtetit qendror. “Kandidati i opozitës për komunën e Çairit, Bujar Osmani, nuk interesohet për banorët e Çairit, ai i sheh ata vetëm si mjet për realizimin e qëllimeve personale. Ai as që i njeh kompetencat e sakta të komunës, as që mund t’i dallojë nevojat e vërteta të qytetarëve. Prandaj më së shumti preferon të flasë për tema që…

Lexo më Shumë