Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë ngritur ngritur kallëzim penal kundër 47-vjeçarit B.B. nga Tetova, përcjell TV21. Nga MPB theksojnë se i njëjti dyshohet për kryerjen e veprave penale “uzurpim i patundshmërive” dhe “ndërtim pa leje”. “Me datë 17.11.2021, zyrtarët policorë në SPB Tetovë dhe inspektorët e autorizuar ndërtimor në Komunën e Tetovës kanë bërë kontroll në lokacionin “Kodra e Diellit”, dhe është konstatuar se i pandehuri ka vendosur një bazë betoni në përmasa 10×9 metra, me shtylla betoni dhe një mur betoni në tokë nën pronësi të shtetit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Author: Jeta almakos
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve në vend janë bërë 3,974 teste, dhe janë regjistruar 668 raste të reja me COVID-19, shkruan Alsat. Gjithashtu nga ky Instittut informojnë se janë regjisturar edhe 887 persona të shëruar, si dhe 7 viktima.
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski pasi u zgjodh të jetë në pjesën e programit për liderë të rinj në “Friends of Europe”, u shpreh se është krenar se ndodhet në mesin e 40 personaliteteve më me ndikim në Evropë. “Për zgjedhjen time nga “Friend of Europe” mes tjerash shkruan se jam i përkushtuar në luftimin e korrupsionit. Këto fjalë janë motiv i fuqishëm që të vazhdojë fuqishëm të angazhohem në luftën kundër korrupsionit”, u shpreh Nikollovski. Ai shtoi se korrupsioni është arsyeja kryesore pse të rinjtë e lëshojnë Maqedoninë dhe rajonit dhe se korrupsioni e dëmton ekonominë dhe shkatërron demokracinë.…
Mëngjesin e sotëm, punonjësit policorë të Byrosë së Sigurisë Publike pranë MPB-së në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës, kanë kryer një aksion në katër lokale nate dhe kabare në Manastir. “Gjatë kontrollit në dy lokale nate, është gjetur drogë substanca pluhur dhe marihuana dhe do të parashtrohet kallëzim penal. Po ashtu, një person është zënë me çertifikatë false dhe do të vijojë kallëzimi përkatës penal, ndërsa prokuroria kompetente do të shqyrtojë një ankesë që është bërë kundër pronarit të një objekti i cili ka kërcënuar punonjësit e policisë dhe…
Një pjesë e banorëve të Gllumovës nesër nga ora 8:30 deri në 11:00 do të mbeten pa energji elektrike. Në periudhën nga ora 10 deri në ora 13:00 nesër do të jenë pa energji elektrike shfrytëzuesit nga fshatrat Svillare e Poshtme dhe Svillare e Epërme. Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave në Shkup, ndërprerjet janë për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin shpërndarës.
Se si është kualiteti i ajrit që e thithim, nëse ekziston ndotje nga ndonjë kapacitet industrial ose cilët janë ndotësit e pranishëm në ajër për momentin edhe sivjet do të kontrollohen vetëm në laboratorët private. Laboratori qendror, i cili është pjesë e Ministrisë së Mjedisit Jetësor, madje vitin e ardhshëm do të akreditohet për matjen e ndotjes së ajrit, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Vitin e kaluar, Ministria u furnizua me instrument për matjen e grimcave të gazrave nga burimet stacionare për nevojat e laboratorit. Bëhet fjalë për analizues të lëvizshëm për matjen e përqendrimit të gazrave, i cili mat praninë e oksideve…
Javëve të fundit është shënuar ulje e numrit të të infektuarve. Autoritetet shëndetësore shpresojnë se po afrohet fundi i valës së katërt të virusit korona. Që të zbuten masat, do të duhet të arrijmë imunitet kolektiv, shprehet Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali. “Nëse marrim rezultate pozitive, gjegjësisht mbi 70% e imunizimit të përgjithshëm në vend, atëherë në këtë rast mund të themi se do të fillojmë me lehtësimin e masave, përkatësisht me lehtësime për funksionimin normal të qytetarëve tanë”, deklaroi Sali. Por, sa larg jemi nga imuniteti kolektiv, do të tregojnë rezultatet e skriningut që po zbatohet. Janë bërë 3.000…
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski u bëri thirrje deputetëve, që ta zhbllokojnë miratimin e Ligjit të ri për objektet e ndërtuara pa leje. Teksti i ri i ligjit, sipas informacioneve, ka ndryshuar 12 nene të diskutueshme për ekspertët. Ata ishin arsyeja që presidenti Stevo Pendarovski në maj të vitit të kaluar nuk e nënshkroi dekretin, me të cilin duhej të hynte në fuqi ligji tashmë i miratuar. “Ai tashmë është në procedurë parlamentare, dhe nëse Parlamenti është gati për të debatuar, ne jemi këtu për të hapur të gjitha pyetjet, sepse ligji duhet edhe për projektet e infrastrukturës…
Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në hyrje të fshatit Batincë të Shkupit, raporton TV21. Sipas informacioneve fillestare, dëmet janë vetëm materiale, ndërkaq nuk ka të lënduar dhe viktima. Numër i madh i njerëzve ndodhen në vendngjashr, kurse shpejtë ka arritur edhe ndihma e shpejtë. Vetura e aksidentuar, e cila ende gjendet në terren, është thuajse tërësisht i shkatërruar.
Zëvendës ministri i bujqësisë Abdylshyqyr Abedini nga radhët e Alternativës, ditën e sotme ka realizuar një takim një takim pune në Kombinatin e duhanit në komunën e Prilepit, shkruan InfoShqip. Gjatë takimit janë diskutuar problemet me të cilat hasen prodhuesit e duhanit dhe kërkesat e tyre. Kërkesat e prodhuesve të duhanit janë rritja e çmimit dhe sasisë që kërkohet nga ana e blerësit. Gjithashtu, në fund të takimit zëvendës ministri ka vizituar edhe Policinë Pyjore të Prilepit, ku hasi me mungesë të mjeteve për realizimin e punës, për të cilat premtoi se duhet të sigurohen për të pasur një polici…
Shkupi Danella Arsovska premtimet e dhena para zgjedhjeve po i vë në funksion. Fillimisht në 82 ditët e para si projekt më të rëndësishëm, Arsovska veçoi aksionin e madh për pastrimin e deponive të paligjshme në të gjitha vendbanimet e qytetit dhe se në fillim të aksionit u identifikuan 120 deponi të paligjshme, ndërsa deri më tani janë pastruar 150 deponi. Një ndër premtimet parazgjedhore ishte edhe rrethrotullimi në hyrje të Sarajit. Ju informojmë se Qyteti i Shkupit sipas sistemit elektronik per prokurim publik, shpall konkurs për furnizim publik për përpunimin e proektit ideor të komunikacionit për rrethrotullim tek ura…
Pjesë e bisedimeve me Bullgarinë nuk është vetëm ndryshimi i Kushtetutës dhe përfshirja e bullgarëve në të, thotë kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Kryeministrin Kovaçevski e quajti administrator i cili ka humbur mundësinë historike për unitet kombëtar, i cili, sipas Mickoskit është më se i nevojshëm. “Ky refuzim i dorës së shtrirë për unitet kombëtar do të thotë vetëm një gjë – se Kovaçevski në vend që të jetë në koalicion me popullin dhe në anën e interesave kombëtare shtetërore, ai është në koalicion me Bullgarinë dhe vazhdon të jetë “shërbëtor” dhe mbrojtës i politikave të zaevizmit, politikë kjo e…

