Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë dënuar të hënën, 21 shkurt, vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për të njohur rajonet lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, si entitete të pavarura. Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka thënë se ky vendim përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar, sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës, si dhe marrëveshjeve të Minskut që lidhen me lindjen e Ukrainës. “Shqipëria është e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës”, ka thënë ajo përmes një postimi në Twitter. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar…
Author: Jeta almakos
Këshilli i Ambasadorëve thekson se është koha e fundit, presidenti i shtetit, partitë e përfaqësuara në Kuvend, Qeveri dhe MPJ në bashkëpunim me institucione dhe organizata shkencore, profesionale dhe ekonomike, ish presidentët dhe personalitete të njohura në vend të krijojnë dhe miratojnë vizion, mision dhe strategji për zbatimin e politikës së jashtme të vendit. Krahas kësaj, theksojnë nga Këshilli duhet të caktojnë nivel të transparencës në procesin e negocimit, miratimit dhe nënshkrimit të marrëveshjeve multilaterale dhe bilaterale që prekin çështjet e identitetit (komb, etni, gjuhë, literaturë, kulturë dhe histori) të popullit maqedonas dhe tjerë në vend si dhe të angazhohen…
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi homologu i tij rus, Vladimir Putin njohu pavarësinë e rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore, Donetskut dhe Luanskut. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i shtetit thotë se e dënon vendimin e Rusisë. Sipas tij, ky akt unilateral është shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar dhe marrëveshjes së Minskut. Sipas Metës, ky vendim minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Postimi i Ilir Metës: Dënoj njohjen nga Rusia të pavarësisë së rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore të Donetskut dhe Luhanskut. Ky akt unilateral është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes…
Nga sot, disa lloje të cigareve, janë shtrenjtuar për 10 denarë. Nëse doni të bleni një pako të Marlboro Core, Touch, Slim, Touch XL, Chesterfield Original, Blue, Silver, Original100s, Blue100s, Slim, Chesterfield Supreme, Bond, Oriental, Aqua и T.D Blue, do të duhet të paguani 10 denarë më tepër. Valë shtrenjtimesh të cigareve pati edhe javën e kaluar kur një pjesë e brendeve u shtrenjtuan gjithashtu për 10 denarë. Shtrenjtimi I cigareve ishte paralajmëruar qysh në muajin e kaluar, edhe pse askush nga prodhuesit dhe importuesit e cigareve në vend, zyrtarisht nuk e konfirmoi informacionin.
Vajzat të mos vijnë me midis cullak e gjoksin jashtë”. Është kjo porosia dhe urdhëri që përgjegjsja për arsim në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, Ilvije Ziberi Jashari, ua ka dhënë kolegëve të saj në grupin e tyre në viber, përcjell Flaka. Kjo porosi ka arritur deri te “Mollëkuqja” përmes burimeve jo zyrtare, me shqetësimin se trupi i vajzave të mitura vazhdon të seksualizohet dhe objektivizohet ende në shkollat tona. Ky urdhër është ende më i pakuptimtë për vetë faktin që vajzat dhe djemtë në këtë gjimnaz paguajnë me para nga xhepi i tyre uniformat që ua mbulojnë plotësisht veshjen.…
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti i është bashkuar manifestimin për pavarësinë e Kosovës në qytetin e Gostivarit. Në qendrën për kulturë, në organizim të Shoqërisë Kulturore Artistike – SHKA “Lulet e Malësisë” dhe Shoqërisë Kulturore Artistike – SHKA “Duflla” nga Raça e Shkupit, u mbajt manifestimi me këngë folklorike, njofton Gostivari Sot. Edhe pse i ftuar si mysafir, Ahmeti nuk ka qëndruar indiferent dhe është ngjitur në skenë për të kënduar bashkë me grupet folklorike të dy shoqërive kulturore artistike. Shoqërit Kulturore Artistike “Lulet e Malësisë” dhe “Duflla”, respektivisht grupet folklorike pran tyre, bashkë edhe me rapsod nga qytete të…
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot pasdite debatoi për Propozimin e ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për rrogën minimale, me të cilin rroga minimale do të jetë 18.000 denarë. Debati rreth këtij Propozim ligji vazhdon nesër në orën 12:00. Deputetët nga partitë opozitare në foltore të Kuvendit theksuan se ndjejnë keqardhje që shumica nuk i ka pranuar amandamentet e tyre për përmirësim të tekstit të ligjit dhe për rritjen graduale në sektorin publik dhe privat. Për deputetët nga shumica në pushtet, ky ligj është me rëndësi të madhe, siç cekën, me të cilin u dilet në ndihmë të…
Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare ishte shkak që të zhvillohet debat publik edhe për nivelin e përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Në ngjarjen që u organizua sot në Shkup, profesori universitar, Xheladin Murati vlerësoi se edhe pse kemi Ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, sërish gjuha shqipe nuk është zyrtare dhe se përdorimi i të njëjtës në rrugë zyrtare, bëhet “sipas qejfit”. “Gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Gjuha shqipe është në përdorim zyrtar sipas qejfit – kush do e përdorë. Gjuha shqipe nuk ekziston në Kushtetutën e RMV-së, ekziston si gjuhë e…
Ndërsa sytë janë drejtuar nga sulmi i mundshëm i Rusisë mbi Ukrainën, presidenti rus, Vladimir Putin, po dërgon këshilltarin e tij të lartë të sigurisë në Ballkan, ku Moska është përpjekur të ruajë ndikimin kryesisht përmes aleatit të saj Serbisë.Mediat proqeveritare në Serbi, thanë të hënën se Nikolai Patrushev, sekretari i fuqishëm i Këshillit të Sigurimit të Kremlinit, do të mbërrijë në Beograd në ditët në vijim, për bisedime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Moska nuk ka dhënë asnjë njoftim për udhëtimin e Patrushevit. Bisedimet thuhet se do të përqendrohen në pretendimet e Moskës se “mercenarët” nga Shqipëria, Kosova…
Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe Ambasadorja Fuqiplotë e Ukrainës Natalia Zadorozhnjuk u takuan sot në Ministrinë e Mbrojtjes, ku u theksua edhe një herë se vendi ynë dhe të gjitha vendet e tjera anëtare të NATO-s ofrojnë mbështetje të qartë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Petrovska, siç njoftuan nga kabineti i saj, në takim tha se si anëtare e NATO-s, Maqedonia e Veriut e përkrah politikën e dyerve të hapura të NATO-s dhe të drejtën e secilit vend për të vendosur për të ardhmen e tij. Ambasadorja Zadorozhnjuk tha në një deklaratë se është mirënjohëse për mbështetjen…
Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, e nga ana tjetër pushteti as nuk do të dëgjojë. Por Arben Taravari i ASH-së paralajmëron protesta në rrugë për rrëzimin e Qeverisë. Ai tha se kanë strategji dhe se pas kongresit të partisë ata do të jenë më të ashpër në kërkim të drejtësisë. “Do dalim edhe në rrugë patjetër. Ne e kemi kongresin pas 27 marsit. Kemi strategji si do të veprojmë si opozitë, do të jemi shumë më të ashpër, shumë më të vrazhdë, shumë më agresiv kështu që do ta kërkojmë drejtësinë me çdo kusht”, tha Arben Taravari nga ASH.…
Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoni të Veriut janë shënuar 234 raste të reja me COVID-19 si dhe kanë vdekur 12 persona, që ishin të prekur me këtë virus. Po ashtu janë shëruar edhe 1,491 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 278,326 që nga fillimi i pandemisë. Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 293,559, kurse i të vdekurve është 8,915 persona.

