“Në këto zgjedhje AKI-ja garon me VLENIN, ndërkaq Mickoski garon me Ali Ahmetin, sa i përket LSDM-së, ajo me vetë dëshirë është tërhequr nga ky kostelacion”, kështu është shprehur analisti politik Sefer Tahiri në emisionin “Debat në Shenja”, në TV SHENJA. Ai tha se para nesh shtrohet çështja se këto a janë zgjedhje lokale apo parlamentare dhe se a kemi zgjedhje për kryetarë të komunave apo për deputetë dhe për përfaqësues qeveritar. SEFER TAHIRI, ANALIST POLITIK “Unë mendoj se kjo ndodhë për arsyen e thjeshtë se fokusi i partive politike në këto zgjedhje nuk është apriori, nuk është drejtpërdrejtë tek…
Author: Jeta almakos
Policia e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Prokuplje, në bashkëpunim me Drejtorinë e Doganave, ka arrestuar shtetasin shqiptar D. P. (1972), nën dyshimin se ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare. Gjatë kontrollit në pikën administrative të Merdarit, në një automjet të markës Mercedes, janë gjetur pesë çanta që përmbanin materiale me simbole të “UÇK”-së dhe të Shqipërisë (bluza, flamuj, kapele dhe sende të tjera). Sipas të dhënave fillestare, këto materiale dyshohet se ishin destinuar për t’u përdorur në ndeshjen ndërmjet ekipeve kombëtare të Serbisë dhe Shqipërisë, që do të zhvillohet në Leskovc. I…
Serbia nuk do të rrijë duarkryq përballë armatosjes së Prishtinës nga Turqia. Është paralajmërimi që bën Milovan Drecun, kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme në Serbi, një ditë pasi presidenti Aleksandër Vuçiç u shpreh i tmerruar lidhur me çështjen. Ai deklaroi se dronët që Turqia i ka dërguar Kosovës mund të përdoren kundër popullit serb dhe ndoshta si përgatitje për një konflikt me forcat e sigurisë në Serbi. Drecun pretendon se blerja e dronëve turq është faza e tretë e transformimit të FSK-së në ushtri. Sipas tij, Prishtina ka formuar një komandë të njësisë së aviacionit,…
Policia ka identifikuar personat që dje lanë valixhen e dyshimtë përpara selisë së VMRO-së, në sheshin “VMRO”. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për shtetasin zviceran Rafael S. (1987) dhe një person femër me identitetin Vivian S.H. (1985), të cilët mbërritën në Maqedoni më 1 tetor me një fluturim nga Cyrihu. Është shfaqur edhe një video nga kamerat e mbikëqyrjes, ku shihen të huajt duke lënë valixhen dhe duke u larguar. Sipas kamerave të mbikëqyrjes, siç thuhet nga Ministria e Brendshme, dy personat po shikonin përreth zonës, pas së cilës njëri prej tyre la një valixhe përpara ndërtesës. Motivet për këtë veprim…
Porositë e lira online nga jashtë vendit së shpejti do të bëhen më të shtrenjta. Qeveria ka propozuar ndryshime që do të heqin përjashtimin nga taksat për dërgesat deri në 22 euro. Sipas të dhënave nga Administrata Doganore, vetëm në qershor, qytetarët e Maqedonisë së veriut porositën rreth 250 ton mallra nga Temu, nga të cilat pothuajse 95 mijë kilogramë ishin pa TVSH. Me ndryshimet në Ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, të gjitha produktet e porositura nga jashtë vendit – pavarësisht nga vlera e tyre – do t’i nënshtrohen taksës. Kjo do të thotë që çdo dërgesë, nga…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Hamasi do të lirojë të gjithë pengjet izraelite në Rripin e Gazës më 13 tetor, transmeton Anadolu. Trump foli me familjet e pengjeve izraelite në një telefonatë, pas njoftimit të një armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza. Të afërmit e pengjeve shprehën mirënjohjen e tyre ndaj Trump për përpjekjet e tij në arritjen e marrëveshjes. Gjatë telefonatës, Trump tha se të gjithë pengjet izraelite do të lirohen të hënën. Megjithatë, Trump nuk specifikoi nëse lirimi do të përfshinte trupat e pengjeve të vdekur. Trump më parë njoftoi se Izraeli dhe Hamasi kishin…
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, prezantoi sot shtyllën e tretë të programit të tij zgjedhor, të fokusuar në rilindjen e Çarshisë së Vjetër të Shkupit dhe zhvillimin e turizmit si motor ekonomik të komunës. Në prezantim, Mexhiti theksoi se Çarshia e Vjetër është shumë më tepër se një kompleks tregtar, ajo është “historia e gjallë e Shkupit, shpirti i qytetit dhe zemra e Çairit”. Ai nënvizoi se objektivi i tij është ta shndërrojë këtë hapësirë të trashëgimisë kulturore në një qendër moderne evropiane të turizmit dhe kulturës, me projekte konkrete dhe financim të…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, në një intervistë për “Lajm Tv” dhe gazetën “Lajm”, deklaroi se shqiptarët dhe maqedonasit pas zgjedhjeve, menjëherë duhet të fillojnë një marrëveshje të re historike. Kjo marrëveshje, sipas Taravarit, do të vendos raportet të reja, në mënyrë që asnjëra palë të mos varet se kush do të jetë në pushtet dhe kush në opozitë. “Mendoj se shqiptarëve dhe maqedonasve, si 90 përqind e popullatës në Maqedoninë e Veriut… ju duhet një marrëveshje e re historike, në të cilën do t’i vendosin raportet që gjithnjë të jenë funksionale dhe të njëjtat të mos…
Është arrestuar Borçe Markovski, pronar i kompanisë “Markovski Kompani DOOEL” në Manastir, e cila me vite ka lidhur kontrata milionëshe me TEC Manastirin. Sipas burimeve, Policia Financiare e dyshon Markovskin për manipulim të një tenderi me vlerë rreth 100 milionë denarë, ose 1,6 milionë euro nga buxheti shtetëror, përcjell TV21. “Markovski Kompani” njihet për kontratat për nxjerrjen e qymyrit në TEC Manastir, dhe ishte përmendur gjithashtu si një nga kompanitë më të privilegjuara gjatë kohës së qeverisjes së mëparshme. Sipas informacioneve jozyrtare, kompania vetëm gjatë dy viteve të fundit ka realizuar mbi 200 milionë euro të ardhura nga kontratat shtetërore.…
Në pranverën e vitit 1999, Ballkani po përjetonte një nga momentet më të tensionuara në historinë moderne. Konflikti në Kosovë ishte në kulm, dhe Shqipëria ishte në qendër të një krize humanitare dhe politike. Në këtë kontekst, presidenti i atëhershëm i Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani, dha një intervistë për gazetën gjermane Süddeutsche Zeitung, të cilën e transmetoi edhe gazeta shqiptare “Flaka”. Fjalët e tij mbeten një paralajmërim historik për politikat destabilizuese të Beogradit. percjell PressOnline.al “Ndaj provokacioneve në territorin dhe kufirin tonë nuk kemi reaguar deri më tani, ngase me një akt të tillë do të luanim lojën e…
Izraeli dhe Hamasi kanë arritur një marrëveshje që parashikon lirimin e të gjithë pengjeve të mbetur nga ana e Hamasit dhe tërheqjen e forcave izraelite deri në një “vijë të rënë dakord”, ka njoftuar të mërkurën presidenti Donald Trump, duke e cilësuar këtë si “Fazën e Parë” të një marrëveshjeje paqeje që synon t’i japë fund luftës dyvjeçare. “Kjo është një DITË E MADHE për botën Arabe dhe Myslimane, për Izraelin, të gjitha vendet përreth dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” shkroi presidenti në rrjetin e tij Truth Social. “TË BEKUAR QOFSHIN PAQEBËRËSIT!” Njoftimi vjen vetëm pak orë pasi Trump…
Kryetar i BDI-së ka takuar kampionin e madh Florim Zendeli. “Sot pata kënaqësinë të pres në takim kampionin e madh Florim Zendeli, fitues dhe mbrojtës i titullit në PFL Europe (Professional Fighters League), pas suksesit të tij të fundit në Dubai. Në një bisedë të ngrohtë dhe frymëzuese, ndamë mendime për rrugëtimin e tij sportiv, sfidat dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm që e kanë çuar në majat e suksesit ndërkombëtar. Florimi është shembull i disiplinës, vendosmërisë dhe krenarisë shqiptare në arenat botërore të sportit. Suksesi i tij nuk është vetëm arritje personale, por edhe frymëzim për të rinjtë tanë, dëshmi se…

