Festat janë kohë për lumturi, ndërsa dhjetori, muaji i dëshirave dhe shpresës, është koha për të ëndërruar ëndrra të mëdha. Loja e fatit “Loto 7” është destinacioni më i përballueshëm për të ëndërruar dhe sjell shumë mundësi surprizash. Të gjithë ata për të cilët numri 7 është numër me fat, i kujtojmë se nga 10 deri më 31 dhjetor, loja e fatit “Loto 7” ofron edhe saktësisht 7 mundësi për 7-shen në vitin 2025, përmes 7 xhirove në të cilat do të hidhen numrat fitues të lotos. Me pagesë të parakohshme, mund të merrni pjesë paraprakisht në 7 xhiro radhazi…
Author: Jeta almakos
SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj B.S. (36) nga fshati Sllatinë, rajoni i Tetovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”. “Më 23.05.2025, në rrugën lokale fshati Xhepçishtë – fshati Jedoarcë, rajoni i Tetovës, i dyshuari ka sulmuar fizikisht zyrtarë policorë të cilët po kryenin veprime zyrtare”-thonë nga SPB Tetovë.
Që nga ora 17:30, trafiku në pikën e kontrollit Bogorodica (Evzoni) është i mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve, njoftoi LAMM. LAMM informon se trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ata rekomandojnë përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo…
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani sot ka komentuar Ligjin për “përfaqësim adekuat dhe të drejtë” për të cilën dha mendim pozitiv edhe Komisioni i Venecia. Osmani thotë se ky ligj nuk mund të zëvendësoj Balancuesin për shkak se nuk vepron automatikisht, por varet nga vullneti i administratës. “Pse ligji i ri për “përfaqësim adekuat dhe të drejtë” është i dobët dhe nuk mund të jetë zëvendësim për balansuesin: Sepse nuk është më i detyrueshëm, por orientues. Sepse nuk vepron automatikisht, por varet nga vullneti i administratës. Sepse nuk bllokon vendimmarrjen kur shkelet përfaqësimi, por vetëm e regjistron atë. Sepse nuk…
Është rritur në 21 numri i viktimave nga përmbytjet dhe stuhitë e forta që goditën qytetin Safi të Marokut. Kushtet e pafavorshme të motit shkaktuan dëme të konsiderueshme, humbje jetësh dhe ndërprerje të transportit në pjesë të ndryshme të vendit. Disa zona bregdetare janë të përmbytura ndërsa reshjet e dendura të dëborës në rajonet e brendshme dhe më të larta ndërprenë përkohësisht qarkullimin në shumë vendbanime. Sipas agjencisë zyrtare marokene të lajmeve MAP, autoritetet lokale publikuan një vlerësim të azhurnuar lidhur me kushtet e rënda të motit dhe përmbytjet masive që goditën rajonin vonë mbrëmjen e djeshme. Në deklaratë theksohet…
Banorët e Gazës kanë pranuar ndihmat humanitare të ndara nga Qeveria e Kosovës për ta dhe menjëherë ka nisur shpërndarja e ndihmave për familjet në nevojë. Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, përmes rrjeteve sociale njoftoi se autoritetet kosovare morën konfirmim se ndihmat humanitare arritën në Gaza dhe u shpërndanë tek popullata përmes partnerëve humanitarë në terren. “Dërgesa jonë në vlerë prej 500 mijë euro përfshin tenda, pako ushqimore, batanije dhe 158 mijë racione të ushqimit të ngrohtë. E dimë që asgjë nuk e zëvendëson humbjen dhe dhimbjen atje. Por shpresojmë që kjo…
Integrimi evropian i Maqedonisë, sipas ish-ambasadorit maqedonas Risto Nikovski, ka hyrë prej kohësh në një bllokim nga i cili dalja nuk mund të kërkohet me lëvizje kozmetike, por vetëm me një ndryshim rrënjësor në qasjen ndaj Brukselit. Në një intervistë për “Lokalno”, Nikovski vlerësoi se modeli aktual i integrimit evropian është praktikisht i shteruar dhe se vendi nuk ka asnjë shans real për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian nëse vazhdon në të njëjtën rrugë, pa afate të qarta dhe duke pranuar vazhdimisht kushte të reja. Ai beson se Maqedonia nuk ka më hapësirë për taktika dhe se duhet të…
Nxënësit e gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë sot protestuan për denoncimet e rrejshme për bomba që po bëhen vazhdimisht për këtë shkollë, përcjell TV21. Nxënësit thonë se po dëmtohen pasi për 8 here me radhë janë detyruar që ta ndërpresin mësimin, shkaku i ktëyre denoncimeve, ndërsa kërkojnë nga organet e rendit që të marrin masa. “Me mos-mbarëvajtjen e mësimit, dëmi më i madh bie mbi faktorin nxënës, gjë që nuk është e pranueshme nga ana jonë. Kërkojmë nga organet kompetente të marrin masa të menjëhershme dhe serioze për mbarëvajtjen afatgjate të mësimit, dhe jo për përsëritjen e këtyre dukurive”, tha…
Policia ndaloi një burrë nga Kumanova dhe një burrë nga Shkupi dhe sekuestroi mallra dhe vegla të markave të ndryshme pa dokumentacion, njoftojnë nga MPB. Dje në autostradën Tabanoc-Kumanovë, oficerë policie në dy incidente të ndara ndaluan B. I (38) nga Kumanova dhe B. S. (41) nga Shkupi. “Zyrtarët e policisë fillimisht ndaluan një automjet pasagjerësh “Golf” me targa të Kumanovës, të drejtuar nga B.I. dhe gjatë një kontrolli të automjetit, u gjetën 272 copë mallra të ndryshme të markës, pa dokumentacion. Mallrat u konfiskuan, ndërsa personi u privua nga liria. Në incidentin e dytë, oficerët e policisë ndaluan një…
Ky partneritet nuk është vetëm mbështetje, por një proces afatgjatë në forcimin e institucioneve, rritjen e ekspertizës dhe krijimin e sistemeve moderne të cilat do të sigurojnë financa publike transparente, të parashikueshme dhe përgjegjëse, theksoi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska, duke u kthyer në bashkëpunimin me Ministrinë e Financave të SHBA-së përmes Zyrës së tyre për ndihmë teknike (OTA). Dimitrieska-Koçoska theksoi se bashkëpunimi me Thesarin e SHBA-së në pjesën e sektorëve Buxhet dhe Thesar ka rrënjë të thella dhe se sistemi ynë për planifikim buxhetor fillimisht është zhvilluar me ndihmën teknike të SHBA-së në periudhën nga viti 2004 deri…
Një përleshje e dhunshme ka ndodhur dy ditë më parë në kantonin Thurgau të Zvicrës, ku u përfshinë disa persona nga vende të ndryshme, duke lënë disa të lënduar. Sipas raportimeve nga Policia Kantonale e Thurgaut, incidenti ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit në një objekt hotelierik, kur një debat mes dy grupeve eskaloi në dhunë fizike. Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut – dy 41-vjeçarë dhe një 43-vjeçar – pësuan lëndime të rënda dhe u transportuan me urgjencë në spital. Përveç tyre, katër persona të tjerë morën ndihmë mjekësore për lëndime të lehta: një shtetas i Kosovës 54 vjeç,…
Policia ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e ish Avokatit të Shtetit, Fehmi Stafa. Sipas tyre ai është arrestuar për mitmarrje, në tentim për të ndikuar tek një gjykatës. “Gjatë periudhës nga tetori deri më 13.12.2025, i dyshuari ka pranuar një shumë totale prej 50.000 eurosh për të ndërmjetësuar dhe për të shfrytëzuar ndikimin e tij real, me qëllim që të ndërhyjë te një gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Shkup dhe, përmes ryshfetit ndaj gjyqtarit, të ndikojë në kryerjen e një veprimi zyrtar që nuk do të duhej të kryhej. Fillimisht, i dyshuari ka kërkuar 100.000 euro për të…

