Kryeministri Hristijan Mickoski, në një paraqitje në TV Sitel, duke folur për vonesat e pagesës së ndihmës sociale, theksoi se Qeveria nuk do të lejojë keqpërdorime, pasi siç tha, ka pasur raste që kanë marrë 60-65 mijë denarë në muaj për arsye të ndryshme. “Situata është e qëndrueshme, por duhet të mësojmë rendin dhe disiplinën. Paratë nuk mund të shpenzohen spontanisht dhe buxheti nuk mund të thithet dhe mjelet përmes faturave të rreme. Kur bëhet fjalë për ndihmën sociale, ka shumë raste ku ndihma sociale, dhe ne tashmë po i analizojmë, merret për disa arsye. Kemi përfitues të ndihmës sociale…
Author: Jeta almakos
Gjykata e Apelit në Shkup ka rrit dënimin me burg të Vasill Jovanovit në 13 vjet. Jovanov u dënua në shkallën e parë me 12 vjet burg për “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”. Ai në janar të këtij viti, duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 91km/orë, pa patentë shoferë dhe nën ndikimin e alkooolit, ka kaluar në semafor të kuq në vendkalimin për këmbësor dhe goditi Frosina Kulakovën, e cila ka vdekur në vendngjarje. “Gjykata e Apelit në Shkup në interes të publikut dhe mediave informoi se, duke vepruar sipas lëndës penale KZH-696/25, pas…
Durmish Behluli, shefi i Durmo Tours, i dënuar për tragjedinë e Laskarcit, kërkon një shtyrje të re të dënimit të tij me 10 vjet burg. Gjykatësi Kjerko Mihajloski i tha Telmës se të premten, gjykata e Gostivarit mori një kërkesë së bashku me një raport nga një mjek specialist, sipas të cilit Behluli duhet të pushojë pas operacionit, të paktën 20 deri në 30 ditë pas operacionit që iu nënshtrua më 1 dhjetor, raporton Portalb.mk. Mihajloski tha se nesër do të marrë përsëri një deklaratë nga mjeku që operoi Behlulin për një hernie testikulare në spitalin e Tetovës dhe do…
Siç mëson jozyrtarisht Almakos nga burimet e saj, VLEN dhe VMRO-DPMNE duke vendosur para së gjithash interesin e qytetarëve, bisedojnë me intensitet të madh që të arrihet një marrëveshje për ndarjen e pozitave komunale. Siç thotë burimi i Almakos, bisedohet që VLEN të marrë postin kyç që është sekretari i Komunës, pozitë që mbahej nga LSDM, ndërsa VMRO-DPMNE ta ketë kryesuesin e Këshillit Komunal. Në Komunën e Strugës janë në proces edhe emërimet dhe zgjedhjet e funksionarëve të tjerë të institucioneve komunale, të cilat pritet të përfundojnë së shpejti./Almakos/
20 dhjetori pritet të jetë një datë vendimtare për BDI-në. Ose drita jeshile për ringritje dhe reformim të thellë, ose drita e kuqe që do të konfirmojë vazhdimin e rënies politike. Pas disfatës së rëndë në zgjedhjet lokale, BDI ndodhet përballë një prove historike, ku ndryshimet rrënjësore në strukturën e ngushtë drejtuese paraqiten si kushti kryesor për mbijetesë dhe rikthim të fuqishëm. Edhe pse Ali Ahmeti do të vazhdojë ta drejtojë partinë e dalë nga Lufta, portali TS mëson lideri i BDI-së e ka kuptuar se pa largimin e figurave të konsumuara dhe të komprometuara në sytë e opinionit publik,…
Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, së bashku me deputetët e koalicionit VLEN dhe ZNAM-it dorëzuan në Kuvend Rezolutë me të cilën dënohen manipulimet e opozitës dhe konfirmohen politikat kundër migrimit të paligjshëm. Këtë e bëri të ditur koordinatori i VMRO-së, Nikolla Micevski. Siç tha ai Rezoluta i jep fund të gjitha spekulimeve dhe manipulimeve të rreme me pranimin e supozuar të migrantëve dhe ndërtimin e kampeve për migrantët në vend. Ndërsa shtoi se dokumenti përbëhet prej 9 pikave. Nikolla Micevski, koordinator i VMRO-së “Pas përhapjes së lajmeve të rreme, të pavërtetave dhe manipulimeve nga LSDM, VMRO-DPMNE si parti shtetndërtuese përgatiti një…
Rasti i dhunës mes të miturve që ndodhi javën e kaluar në Komunën e Sarajit vazhdon të trajtohet nga institucionet kompetente, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë ende në proces. Nga shkolla fillore “Dituria” bëjnë të ditur se siguria në këtë shkollë ka nivelin e duhur megjithatë rastet e dhunës mes të miturve tregojnë se bashkëpunimi i vazhdueshëm mes prindërve, mësimdhënësve dhe nxënësve është thelbësor për parandalimin e situatave të tilla. “Mendoj që çdo incident duhet trajtuar me seriozitet dhe përgjegjësi, pa paragjykime. Shkolla ka siguri të lartë, kemi rregulla të qarta sigurie në bashkëpunim me drejtoreshën.…
Rreth 350 të punësuar në Drejtorinë për udhëheqjen e librave amë kanë paralajmëruar se nesër do të bojkotojnë punën. Edhe pse do të jenë të pranishëm në vendet e punës, ata nuk do të lëshojnë asnjë dokument. Arsyeja e bojkotit është fakti se, sipas tyre, institucionet përgjegjëse prej një viti nuk ua nënshkruajnë marrëveshjet kolektive që do të mundësonin rritje të pagave prej 20 për qind. Ata thonë se marrin paga minimale dhe paralajmërojnë se, nëse nuk ka rritje, është i mundur edhe një grevë e përgjithshme. “Të punësuarit kanë marrë vendim që nesër, të martën, të jenë në vendet…
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski njoftoi se natën e ndërrimit të moteve, në sheshin e Shkupit nuk do të ketë kremtim të organizuar me fishekzjarrë, përcjell TV21. Gjorgjievski tha se mbështet idenë që në vend të fishekzjarrëve, të kremtohet në mënyra të tjera alternative. “Kategorikisht nuk lejoj kremtim me fishekzjarrë. Edhe pse kishte mendime të ndara për të njëjtën, sa i përket iniciativës së dal nga seanca e Këshillit, ne nuk jemi kompetent të japim leje apo miratime. Dihet që kompetentë janë MPB dhe nëse i duket më rëndësi publikut, unë e mbështesë këtë që në vend të…
Festat janë kohë për lumturi, ndërsa dhjetori, muaji i dëshirave dhe shpresës, është koha për të ëndërruar ëndrra të mëdha. Loja e fatit “Loto 7” është destinacioni më i përballueshëm për të ëndërruar dhe sjell shumë mundësi surprizash. Të gjithë ata për të cilët numri 7 është numër me fat, i kujtojmë se nga 10 deri më 31 dhjetor, loja e fatit “Loto 7” ofron edhe saktësisht 7 mundësi për 7-shen në vitin 2025, përmes 7 xhirove në të cilat do të hidhen numrat fitues të lotos. Me pagesë të parakohshme, mund të merrni pjesë paraprakisht në 7 xhiro radhazi…
SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj B.S. (36) nga fshati Sllatinë, rajoni i Tetovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”. “Më 23.05.2025, në rrugën lokale fshati Xhepçishtë – fshati Jedoarcë, rajoni i Tetovës, i dyshuari ka sulmuar fizikisht zyrtarë policorë të cilët po kryenin veprime zyrtare”-thonë nga SPB Tetovë.
Që nga ora 17:30, trafiku në pikën e kontrollit Bogorodica (Evzoni) është i mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve, njoftoi LAMM. LAMM informon se trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ata rekomandojnë përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo…

