Author: Jeta almakos

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar ashpër ndaj miratimit të ligjit “Safe City”, duke e cilësuar si një projekt që, përtej qëllimit të promovuar të sigurisë qytetare, synon të godasë ekonomikisht shqiptarët. Sela vuri në dukje se kamerat e projektit janë të përqendruara në komunat me shumicë shqiptare si Çair, Saraj dhe Butel në Shkup, si dhe në qytete si Tetova dhe Kumanova. Ai theksoi mungesën e infrastrukturës rrugore, parkimeve dhe sinjalistikës, duke shtuar se ndëshkimet për qytetarët janë të larta ndërkohë që nuk ka shërbime bazë. “Kjo është eksploatim i qytetarëve shqiptarë. Maqedonia e Veriut këtë…

Lexo më Shumë

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat kufitare të vendit. Transportuesit e kamionëve nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia do t’i parkojnë kamionët në të gjitha pikat kufitare në këto vende dhe do ta bllokojnë plotësisht trafikun e mallrave drejt Bashkimit Evropian dhe transitin nëpër rajon. Nuk do të ketë pengesa për hyrje dhe dalje të autobusëve të udhëtarëve dhe automjeteve. Protesta është e përbashkët – me qëllim që të apelohet për ndryshimin e rregullave në sistemin e ri për hyrje dhe dalje në BE,…

Lexo më Shumë

“One Macedonia Telecommunications” e kompanisë hungareze të telekomunikacionit “4G” është zyrtarisht operatori i tretë celular në vend. Zyrtarizimi i hyrjes së kompanisë në tregun tonë u bë në Agjencinë për Komunikime Elektronike, e cila ia dha licencën për radio-frekuencat 5G. Operatori i ri fillimisht do të ketë shtrirje në Shkup, dhe do ta përdor rrjetin infrastrukturor të dy operatorëve aktual, derisa ta ndërtoj rrjetin e tij. Pall Zarandi, drejtor ekzekutiv i operatorit të ri “Që të jemi plotësisht të pavarur, kjo kërkon kohë dhe prandaj do ta përdorim rrjetin e konkurentëve tanë për të ashtuquajturin roaming nacional. Fillimisht do ta…

Lexo më Shumë

Propozimi i VLEN-it për Avokat të Popullit, Faton Selami, sot ka kaluar në Kuvend me shumicë votash prej 87, si dhe shumicë Bandenteri (20 vota), që do të thotë se VLEN arriti të sigurojë votën e shumicës së deputetëve jomaqedonas, pa votat e BDI-së, e cila doli kundër emrit të Faton Selamit. Deputetët e BDI-së thonin se Selami nuk i plotëson kushtet dhe kërkonin që VLEN të propozojë kandidat të ri. Megjithatë, VLEN nuk ra në grackën e BDI-së dhe siguroi shumicën e Badenterit për Faton Selamin, pa votat e Frontit. Mos zgjedhja e Avokatit të Popullit për më shumë…

Lexo më Shumë

Me 81 vota në Kuvendin e Maqedonisë u miratuan ndryshimet në Ligjin për Kundërvajtje. Me këto ndryshime i hapet rruga fillimit të sistemit “Safe City”. Përpos partive në pushtet, VMRO, ZNAM dhe VLEN, ky ligj mori mbështetjen e deputetëve të Levicës si dhe dy deputetëve tjerë Bejxhan Iljas dhe Ilir Demiri. Kundër ligjit u shprehën deputetët e Frontit Evropian dhe ato të LSDM-së.

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Maqedonisë me 81 vota u miratuan ndryshimet në Ligjin për kundërvajtje. Në sallë në momentin e votimit ishin 100 deputetë, raporton SHENJA. Kundër ndryshimeve në këtë ligj ishin 19 deputetë ndërsa nuk kishte asnjë të përmbajtur. Me votimin e këtyre ndryshimeve, i hapet rruga sistemit “Safe City” i cili është parashikuar të fillojë më 1 shkurt.

Lexo më Shumë

Azir Aliu – Ministër i Shëndetësisë Maqedonia ka kaluar nëpër disa ngjarje tragjike që na e përsërisin të njëjtin mësim, çdo herë në mënyrën më të vështirë: kur ndodh një aksident me shumë të lënduar, sistemi shëndetësor duhet të reagojë shpejt, i organizuar dhe i koordinuar, pa marrë parasysh se ku ka ndodhur aksidenti dhe sa “i papritur” ka qenë. Aksidenti i autobusit në Laskarci, zjarri në spitalin modular në Tetovë dhe rasti i fundit me zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan nuk janë vetëm tragjedi të ndryshme me numër të madh të lënduarish dhe viktimash -ato janë i njëjti…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, nesër, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, do të marrë pjesë në takimin e dytë ministror të Platformës Ballkanike të Paqes, që do të mbahet në Stamboll. Në takim është paraparë të marrin pjesë ministrat e punëve të jashtme nga vendet e Ballkanit Perëndimor, bënë të ditur pasdite nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Platforma Ballkanike për Paqe është një iniciativë e paraqitur nga ministri Fidan në vitin 2025 me qëllim që të kontribuojë për paqen, stabilitetin…

Lexo më Shumë

Komuna e Çairit ka filluar procedurat ligjore për rrënimin e objektit ilegal të ndërtuar mbi çatinë e një shtëpie në afërsi të kompleksit “26 Korriku”. Hapi i radhës është që vendimi apo procesverbali të publikohet në Gazetën Zyrtare dhe në dy gazeta ditore e pas kësaj vijon dhe hapja e tenderit për rrënim. “Veprimet e mëtejshme, përfshirë edhe procedurat për rrënim, do të ndërmerren pas përfundimit të fazave ligjore përkatëse”, thonë nga Komuna e Çairit. Kreu i komunës së Çairit Izet Mexhiti për Alsat njoftoi se investitori edhe pse i panjohur është paralajmëruar paraprakisht por nuk ka përfillur urdhrin dhe…

Lexo më Shumë

Për certifikatë të lindjes, certifikatë të vdekjes, certifikatë martese ose certifikatë të gjendjes civile të lirë, qytetarët nuk kanë nevojë të paraqiten fare në sportelin e Zyrës së Regjistrimit Civil. Ministri i Transformimit Dixhital Stefan Andonovski, sot në konferencë për shtyp tha se procedura për këto dokumente është dixhitalizuar plotësisht. “Sa i përket shërbimeve të Zyrës së Regjistrimit Civil, që nga sot, ato janë migruar plotësisht në portalin kombëtar uslugi.gov.mk, gjë që do të përshpejtojë përdorimin e tyre dhe janë plotësisht dixhitale, ndryshe nga më parë. Kjo do të thotë që certifikatat e lindjes, certifikatat e martesës, certifikatat e vdekjes…

Lexo më Shumë

63.2% e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut blejnë online, por vendi mbetet i papërgatitur për e-tregti me inteligjencë artificiale, thuhet në Përmbledhjen e E-tregtisë në Ballkanin Perëndimor 2025, të përgatitur nga Shoqata për E-tregti. Sipas raportit, gjatë vitit 2024 mbi gjysma e përdoruesve të internetit kanë realizuar blerje online, duke e renditur vendin ndër tregjet më aktive në rajon. Megjithatë, niveli i blerjeve online mbetet ende nën mesataren e Bashkimit Evropian. Ekspertët vlerësojnë se rritja e e-tregtisë është sinjal pozitiv, por nuk mjafton për zhvillim afatgjatë. Sfida kryesore është nëse ekonomia është e përgatitur për fazën e ardhshme – e-tregtinë…

Lexo më Shumë

Gjatë javës së tretë të vitit 2026 – prej 12 deri më 18 janar – në vend janë paraqitur 2.062 raste të të sëmurëve nga gripi – sëmundje të ngjashme me gripin, 11,2 për qind më pak në karahasim me javën e kaluar. Numri i personave të paraqitur këtë javë, në krahasim me javën e tretë të stinës së kaluar është rritur për 46,0 për qind, ndërkaq në krahasim me numrin për javën e tretë nga kurba tipike epidemike e modeluar nga 15 stinët e fundit është ulur për 6,9 për qind. Gjatë javës së tretë incidenca e paraqitur është…

Lexo më Shumë