Author: Jeta almakos

“Është mirë kur Ballkani Perëndimor është në fokusin e Bashkimit Evropian; kjo është inkurajuese për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, sepse në këtë mënyrë tregohet interes për të ardhmen tonë të përbashkët, pasi Ballkani Perëndimor gjeografikisht i përket Evropës dhe është logjike që së bashku të integrohet në kuadër të BE-së. Ne si shtet këtë e kemi merituar prej shumë kohësh, sepse rruga jonë ka filluar që para 25 vitesh, por për arsye, do të thosha, artificiale, ende nuk mund të jemi pjesë e familjes evropiane. Si shtet dhe si qeveri jemi të përkushtuar të realizojmë gjithçka që nevojitet në këtë…

Lexo më Shumë

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani, është nderuar sot me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tetovës. Ky vlerësim i jepet Meidanit për kontributin e tij të shquar në jetën akademike, shkencore dhe institucionale, si dhe për rolin e tij në forcimin e demokracisë, arsimit të lartë dhe mendimit intelektual në të gjithë trojet shqiptare veçanërisht në Maqedoni të Veriut. Ceremonia e akordimit u zhvillua në ambientet e Universitetit të Tetovës, në prani të autoriteteve akademike, personaliteteve të jetës publike dhe përfaqësuesve të komunitetit universitar. Me këtë titull, Universiteti i Tetovës vlerëson figurën dhe veprën e Rexhep Meidanit…

Lexo më Shumë

Samiti vjetor BE–Ballkani Perëndimor ka mbledhur sot në Bruksel liderët e Bashkimit Evropian dhe krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, i konsideruar si kyç për procesin e zgjerimit. Diskutimet pritet të fokusohen në Paketën e Zgjerimit 2025 dhe Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh, që synon afrimin ekonomik dhe përshpejtimin e reformave. Samiti shërben edhe për mbështetjen e vendeve të tjera të rajonit, me vëmendje të veçantë te bllokada e Maqedonisë së Veriut për shkak të mosmarrëveshjes me Bullgarinë. Ndërkaq, Danimarka ka publikuar sot propozim-konkluzionet e Këshillit të BE-së për zgjerimin, të cilat, pasi nuk u…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhorë (KSHZ) në mbledhjen e sotme përcaktoi renditjen në fletën e votimit për zgjedhjet lokale të përsëritura në komunat  Gostivar, Vrapçishtë, Qendër Zhupë dhe Mavrovë dhe Rostushë. Në zgjedhjet lokale të ardhshme që do të mbahen më 11 janar të vitit të ardhshëm, VLEN-i do të jetë nën numrin rendor 1, koalicioni “Maqedonia Jote” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE nën numrin 2, AKI nën numrin 3, koalicioni i udhëhequr nga LSDM nën numrin 4, kandidati i pavarur, Zulhajrat Demiri nën numrin 5 dhe Partia Demokratike e turqve në Maqedoni nën numrin 6.

Lexo më Shumë

Burimet publike janë të kufizuara. Angazhimi ynë, si Ministri dhe si Qeveri, që nga viti në vit të orientojmë mjete gjithnjë e më të mëdha drejt shkencës dhe kërkimit, tregon vendosmërinë për të ndërtuar një shoqëri të bazuar në dije, inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup, ku u prezantuan rezultatet paraprake të hulumtimit “Zgjidhje inovative shkencore për uljen e pabarazisë sociale dhe ekonomisë gri në Maqedoni përmes rregullativës tatimore”. Hulumtimi po realizohet nga ekipi i Fakultetit Juridik, me mbështetje financiare nga Ministria e Arsimit dhe…

Lexo më Shumë

Kryeparlamentari Afrim Gashi nënshkroi sot marrëveshje kolektive me sindikatat e pesë universiteteve publike në vend, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të punës dhe forcimit të cilësisë në arsimin e lartë. Marrëveshjet u nënshkruan me Universitetin “Goce Delçev” – Shtip, Universitetin e Tetovës, Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir, Universitetin “Nënë Tereza” – Shkup dhe Universitetin “Shën Apostol Pavle” – Ohër. Me këtë akt, të gjitha universitetet publike në vend do të kenë marrëveshje kolektive, duke vendosur një kornizë të përbashkët për standarde më të larta arsimore, sistem më konkurrues dhe vlerësim më të drejtë…

Lexo më Shumë

Deputetja Jovana Trençevska dhe Aleksandar Trajanovski, i cili ishte kandidat i partisë për kryetar të komunës së Aerodromit, janë nënkryetarët e ri të LSDM-së. Vendimi u mor në mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit qendror të partisë, kur LSDM njoftoi gjithashtu se Aleksandar Dimitrijeviq do të mbetet sekretar i përgjithshëm, ndërsa Lupço Farmakovski do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e sekretarit organizativ, në kuadër të rikonstruksionit të paralajmëruar partiak. “Një pjesë e anëtarëve të Këshillit janë Dejan Nikollovski, më tej Jon Fërçkovski, drejtori aktual i qendrës për analizë në parti, anëtarët e deritanishëm Simona Cvetanovski, më tej Renata Mlladenovski, Petar Ognenoviq…

Lexo më Shumë

Policia ka ngritur kallëzim penal kundër pesë banorëve të Zhelinës. Sulmi fizik ka ndodhur pas një grindjeje të mëparshme, ndërkohë që rasti është raportuar si “dhunë” NKallëzim penal është ngritur ndaj 5 personave nga fshati Zhelinë i Tetovës, të cilët dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht, vajzën 19-vjeçare nga i njëjti fshat. Siç raportohet nga Policia e Tetovës, fjala është për P.A. (28), S.A. (30), E.A. (23), G.A. (44) dhe A.A. (19), ndaj të cilëve është nisur procedurë për veprën penale “dhunë”. Incidenti ndodhi më 26 shtator 2025, pas një grindjeje të mëparshme midis të përfshirëve. Sipas informacioneve të policisë,…

Lexo më Shumë

Në edicionin qendror të lajmeve në TV Alsat, kandidati për kryetar komune nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim – BDI dhe ASH, Valbon Limani, u pyet për kandidaturën e Nevzat Bejtës nga koalicioni VLEN për Gostivarin në zgjedhjet e 11 janarit. “Me gjithë respektin për Nevzat Bejtën, unë mendoj që po të mos ishte qesharake do të ishte tragjike rikandidimi i tij. Ai është një relikt politik, i cili kandidohet për të gjashtën herë, dhe kjo është një mesazh shumë i keq për qytetarët dhe veçmas për të rinjtë,” tha Limani. Ai shtoi se koalicioni VLEN ka humbur mundësinë…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë ka parashtruar kallëzime penale ndaj disa individëve dhe kompanive të transportit për mashtrim dhe dhënien e deklaratave të rreme. Ata dyshohet se përgatitën fatura për transportin e nxënësve, edhe pse kontratat me shkollat e mesme u kishin skaduar. Në disa raste, të dyshuarit dhanë deklarata të rreme para noterit për të marrë vendime për urdhër pagesa. “SPB-Tetovë ka parashtruar kallëzim penal kundër M.Z. (46) nga Tetova dhe një personi juridik, ndërmarrje transporti nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “mashtrim” dhe “dhënie e deklaratës së rreme”. Gjatë shtatorit dhe tetorit të vitit…

Lexo më Shumë

MPB informon se dje pasdite në orën 17:35, Departamenti i Punëve të Brendshme në Koçan ka marrë një njoftim se në autostradën Koçan-Vinicë, në vendin e quajtur “Slanecki dol”, një automjet pasagjerësh “Peugeot” me targa të Vinicës, i drejtuar nga B.K. (48) nga Vinica, ka dalë nga rruga. Siç njoftojnë nga MPB, shoferi ka ndërruar jetë në vendngjarje nga lëndimet e marra, ndërsa një mjek nga Shërbimi i Mjekësisë së Shpejtë e ka konfirmuar vdekjen e tij. “Pas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi. Një ekip inspektimi nga Departamenti i Punëve të Brendshme të…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme, në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, para gjyqtarit të procedurës paraprake u paraqit Lj.P., ndaj të cilit më parë ishte caktuar masa e paraburgimit me vendim të gjykatës për kapjen dhe privimin nga liria, me vendim KOK PP 439/23 në rastin e njohur për publikun si “Zinxhiri”. Nga Gjykata Penale njoftojnë se gjyqtari i procedurës paraprake me propozimin e Prokurorisë Publike, të akuzuarit i caktoi masa arresti shtëpiak dhe mbikëqyrje të detyrueshme, ndërsa i janë marrë të dy dokumentet e udhëtimit. Kundër vendimit të gjyqtarit, është i lejueshëm e drejta e ankimimit para Këshillit Penal. “Duke…

Lexo më Shumë