Author: Jeta almakos

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski në një deklaratë për media theksoi se trezori nuk do të mbyllet më 15 dhjetor, duke shtuar se do të ketë tolerancë. Mickoski mes tjerash tha se 15 dhjetori është caktuar si datë, por siç shtoi nuk do të thotë se pas 15 dhjetori nuk do të pranohen. Tutje kryeministri ju bëri thirrje të gjithë institucionet që të punojnë me plan. “Nuk thashë që do të mbyllet trezori, por vendosëm datën 15 dhjetor si afat kur të gjitha institucionet duhet të dorëzojnë nevojat dhe shpenzimet aktuale, si dhe të gjitha fondet që duhet të transferohen…

Lexo më Shumë

Më 13 dhe 14 dhjetor 2025, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë, në bashkëpunim me inspektorë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Inspektorati Shtetëror i Punës, kanë kryer kontrolle në katër objekte hotelierike në territorin e Kumanovës. Gjatë kontrolleve, janë identifikuar gjithsej 74 persona, ndërsa në dy objekte janë gjetur të mitur pas orës 24:00. Në njërin nga objektet, nga liria është privuar S.V. (45), e cila e kishte marrë me qira hapësirën, pasi janë gjetur 14 të mitur, prej të cilëve njëri ishte nën ndikimin e alkoolit dhe është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup për trajtim…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, gjykatësit për fëmijë në kuadër të Gjykatës Themelore Penale Shkup i parashtroi Kërkesë për fillimin e procedurës përgatitëse për gjithsej pesë fëmijë në konflikt me ligjin, sepse kanë ndërmarrë veprime të cilat janë paraparë si vepër penale – Dhunë nga neni 386 nga Kodi Penal. Bëhet fjalë për të mitur, të moshës prej 14 dhe 15 vjet, bashkë me edhe një fëmijë i cili nuk ka mbushur 14 vjet dhe nuk mund të përgjigjet penalisht, në grup kanë kryer dhunë të ashpër ndaj dy 14-vjeçarëve të tjerë. Incidenti, siç thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike,…

Lexo më Shumë

NATO me vemendje eshte duke i ndjekur perpjekjet e Rusisë per te ndikuar ne proceset e brendshme ne Ballkanin Perendimor dhe Bosnje Hercegovine, deklaroi per FENA zevendesja e sekretarit te pergjithshem te NATO Aleances, zonja Radmilla Sheqerinska. Ajo theksoi se aktivitetet e ketilla paraqesin “model tipik rus te veprimeve” qe eshte pjese e arsenalit te tyre hibrid. “Me kujdese te shtuar jemi duke i ndjekur perpjekjet te ndikimit qellimkeq te Rusise, per tu perzier ne proceset e ketushme dhe rajonale. Pamë se si aktivitetet hibride ruse po perpiqen te shkaktojne perçarje, duke perdorur pjese te retorikes seceoniste, me qellim qe…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka zbardhur rrahjen brutale të djeshme të nxënësve nga shkolla fillore “Dituria” në Saraj. Siç njoftojnë nga MPB, dje në ora 12:00 është denoncuar se gjashtë nxënës filloristë kanë rrahur dy nxënës të tjerë të klasës së nëntë. Ministria e Brendshme ka realizuar intervistë zyrtare me prindërit e fëmijëve të rrahur dhe të sulmuesve. Tek njëri prej të sulmuarve janë konstatuar lëndime të rënda trupore derisa tek nxënësi tjetër janë konstatuar lëndime më të lehta. Policia ka identifikuar nxënësit që kanë sulmuar të cilët janë të moshës 13 deri 15 vjeç. Është njoftuar dhe Prokuroria…

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski, doli me akuza ndaj opozitës LSDM dhe kryetarit të partisë, Venko Filipçe, duke pretenduar se ata kanë standarde të dyfishta sa i përket politikës ndaj migrantëve. Sipas Petrushevskit, katër vite më parë Qeveria e udhëhequr nga Zoran Zaev ishte e gatshme të pranonte migrantë në Maqedoni, ndërsa sot Filipçe është kundër migrantëve të supozuar. Petrushevksi theksoi se VMRO-DPMNE, si atëher ashtu edhe tani, ndjek dhe do te vazhdojë të ndjek politikë antimigrante, duke shtuar se historia dhe lajmet e rreme te krijuara nga LSDM po bien poshtë. BRANE PETRUSHEVKSI DEPUTET I VMRO-SË “Ja, tashmë dy…

Lexo më Shumë

Ali Ahmeti, një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kryetar i BDI-së, mori pjesë në tubimin protestues të organizuar në Shkup nga Organizata e Veteranëve, ku qytetarët shprehën mbështetje për ish-udhëheqësit e UÇK-së. Gjatë fjalës së tij, Ahmeti falënderoi Shtetet e Bashkuara, Evropën dhe NATO-n për mbështetjen e dhënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila, sipas tij, ndihmoi në ndalimin e gjenocidit ndaj popullit të Kosovës, raporton Klankosova.tv. “Jemi mbledhur sot në sheshin ‘Skenderbe’, një vend historik për kufijtë e Evropës, për të mos lejuar asnjë pushtim të saj. Jemi pranë vendeve ku vepruan figura të shquara të…

Lexo më Shumë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare dhe veteran i UÇK-së, Ruzhdi Matoshi, vlerëson se nëse në krye të LSDM-së do të vinte një lider si Stevo Pendarovski, kjo parti do të shkëpuste 100 mijë votues nga elektorati shqiptarë që do të rreshtoheshin në krah të ish-presidentit. “Neve njëherë na ka rrëshqitur elektorati te LSDM-ja. 60 mijë shkuan. Ata nuk shkuan kot, por sepse kishin dëshpërim. Me sjell LSDM-ja ndonjë lider kosmopolit, për shembull me sjell Pendarovskin 100 mijë mund të na shkojnë andej. Ata shkojnë më fajin tonë”, u shpreh Matoshi në podcastin “Rishtazi” të gazetës KOHA .

Lexo më Shumë

Qenal Krosi është zv/drejtori Gjeneral i Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Ai sot e mori edhe zyrtarisht këtë detyrë. Statusi i Krosit: E falënderoj koalicionin VLEN për besimin, veçanërisht kryetarin e deritanishëm të Alternativës, z. Zeqirija Ibrahim, si dhe kryetarin aktual, z. Bekim Sali, por edhe kolegët e degës e Sarajit për mbështetjen. Me këtë rast u mirëprita nga drejtoresha dhe i shpreha gatishmërinë time për të dhënë kontribut profesional në rritjen e efikasitetit, transparencës dhe përmirësimin e shërbimeve digjitale për qytetarët. Në fund theksova se do të vë në funksion të plotë kapacitetin tim profesional për një qasje të…

Lexo më Shumë

Komiteti për hetimin e aksidenteve ajrore dhe incidenteve të rënda (KHAAIR) ka filluar hetimin pas rrëzimit të aeroplanit sportiV sot në Liqenin e Mavrovës. Kryetari i KHAAIR-së, Marjan Përposki, për MIA-n deklaroi se ekuipazhi i aeroplanit nuk është në rrezik për jetën. Përposki tha se sot në orën 12:30 kanë marrë infomacion se një aeroplan i vogël sportiv i tipit Pajper 28 ka ateruar në Liqenin e Mavrovës. “Ekipi i KHAAIR-it menjëherë doli në terren dhe filloi me hetimet. Aeroplani është në pronësi private dhe ka regjistrim amerikan, ndërsa ekuipazhi i aeroplanit nuk është në rrezik për jetën”, deklaroi Përposki…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, njoftoi se sot ka nisur furnizimi publik për projektimin dhe montimin e Luna parkut të ri, një projekt që pritet të shënojë një fazë të re në transformimin urban të kryeqytetit. Sipas njoftimit të Qytetit të Shkupit, ky hap madhor do të sjellë atraksione moderne, qasje të plotë dhe përmbajtje të reja për të gjitha gjeneratat. Në hapësirën prej 84.000 metrash katrorë, parashihet krijimi i një zone tërësisht të re rekreative dhe argëtuese, e cila do t’i japë qytetit një dimension të ri turizmi dhe gjallërie. Gjorgjievski theksoi se Luna parku do të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka reaguar pas publikimit të një videoje që tregon një zënkë të ashpër mes dy grupeve të nxënësve në shkollën fillore “Dituria”. Në reagimin e tij, Elmazi shprehu keqardhje të thellë për incidentin, duke e cilësuar ngjarjen shqetësuese dhe të papranueshme. Ai bëri të ditur se rasti është paraqitur menjëherë në organet kompetente dhe se institucionet përgjegjëse tashmë kanë nisur procedurat ligjore për të garantuar përgjegjësinë e të gjithë të përfshirëve. Elmazi njoftoi gjithashtu se komuna ka ndërmarrë masa shtesë për rritjen e kontrollit dhe sigurisë në të gjitha shkollat e Sarajit, në…

Lexo më Shumë