“Aparati shtetëror duhet të jetë efikas në luftën kundër korrupsionit dhe veprave penale. Secili duhet të përgjigjet barabartë pa dallim se për cilin bëhet fjalë. Këto procedura duhet të jenë transparente dhe joselektive. Ekzistojnë disa masa që po ndërmerren dhe ne për shkak të ndërmarrjes së këtyre masave, posaçërisht në pjesën e politikës antikorrupsion, kemi shënuar rritje në nivel në luftën kundër korrupsionit” Kështu u shpreh ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në intervistën e tij për TV 24. Sipas tij, kjo është dëshmi se institucionet po ndërmarrin masa në pjesën e aktiviteteve antikorrupsion. “Duhet të punojmë që të…
Author: Jeta almakos
“Gardhi rrethues i qeverisë që u vendos nga ish kryeministri Nikolla Gruevski u hoq pas ardhjes në pushtet të Zoran Zaevit, pasi siç tha ai qeveria është e të gjithëve dhe duhet të jetë e hapur. Megjithatë tashmë disa muaj, Qeveria në vend se me gardh rrethues është e rrethuar me gardh policor”, raporton gazetarja e TV21, Sara Kajolli. “Qëllimi jonë është ta hapim qeverinë për të gjithë. Tekstualisht mendoj se qeveria është objekt ku qytetarët duhet të kenë qasje të lirë, lirshëm të komunikojnë, lirshëm të kërkojnë informacione, lirshëm të japin sugjerime dhe të jetë praktikisht e hapur. Jo…
Tërmeti i fortë i cili u ndie në Shqipëri dhe në pjesën më të madhe të Ballkanit, ka qenë me epiqendër në Bosnje. Forca e tërmetit ka qenë 5.7 ballë e shkallës rihter. Ndërkohë që mediat boshnjake kanë publikuar edhe video nga momenti i tërmetit. Siç shihet edhe në video lëkundjet e forta të tërmetit lëvizin ambazhurin në tavanin e shtëpisë.
Tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar sonte në territorin e Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës, 42 km në juglindje të qytetit të Mostarit. Qytetarët e Mostarit të frikësuar kanë dalë në rrugë. Ndryshe, tërmeti është ndjerë edhe në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Për momentin nuk ka rrezik nga zjarret për shtepitë dhe hotelet në vendbanimin turistik të Strugës “Elen Kamen”. Zjarri në këtë pjesë të Strugës është paraqitur nga pasditja e së premtes, në pyllin mbi “Elen Kamen”. Ndërkohë nga shërbimi i zjarrfikësve në Strugë për Alsat thonë se zjarri është vërejtur pas orës 13.00, pas së cilës kanë ndërhyrë ekipet e zjarrëfikësve, mirëpo zjarri është zona të vështira për të intervenuar, ndërsa problem shtesë është edhe era e forte, që fryn nga jugu. Ata shtojnë se zjarri aktualisht ndodhet në 1.5 kilometra larg shtëpive dhe hoteleve dhe se po lëvizte ngadal…
Ekspertet i mirëpresin bisedat mes qeverisë dhe sindikatave sa i përket paralajmërimeve për rritjen e pagave edhe në sektorin publik. Profesori Universitar Sami Bislimi thotë se rritja prej 2800 denarë tani për tani është rritje e mjaftueshme por ajo që mbetet shqetsuese është trendi i rritjes së çmimeve i cili nuk ka të ndalur. “2800 denarë për momentin janë të mjaftueshme por duhet të kemi parasyshë faktin se rritje e çmimeve nuk po ndërpritet, kemi çdo ditë rritje të mëtejshme të çmimeve. 2800 dënarë nëse janë të mjaftueshme për muajin prill këto 2800 denarë, çmimet do të amortizojnë këtë rritje…
Përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet shtetërore e publike ndonëse është i detyruar me ligj, ajo përdorët si t’u teket drejtorëve në funksion, shkruan Alsat. Në kuadër të Qytetit të Shkupit, në Qendrën Informative Kulturore në kryeqytet mbeten të hequra mbishkrimet në gjuhën shqipe. Udhëheqësia ende hesht. “Në këtë institucion nuk respektohet Ligji për përdorimin e gjuhëve, këto janë inicialet e vetme në gjuhën shqipe që kanë mbetur, ndërsa drejtori ka ditë që nuk përgjigjet përse i pengon shqipja që s’zbaton ligjin”, raporton gazetari i Alsat, Adnan Qaili. Nga Qyteti i Shkupit thonë se nuk janë në dijeni të veprimeve…
Nëpërmjet një postimi në Facebook, mjeku i njohur Ilir Hasani ka njoftuar opinionin se së bashku me kolegun dhe profesorin turk, kanë thyer rekord, ku kanë marr pjesë në një operacion 17 orë. “Limitet vendosen për tu thyer. 3 skolioza të realizuara gjatë 17 orëve në sallë të operacionit. Faleminderit Prof. Dr. Ufuk Aydınlı” shkroi Hasani.
Ministrii arsimit dhe shkencës Jeton Shaqiri në profilin e tij në FB ka publikuar një shkresë të dërguar nga avokati i popullit Naser Ziberi i cili duket që shkresën kolegut të tij ia ka dërguar vetëm në gjuhën Maqedonase shkruan TOP24. Ndryshe para disa ditësh partitë opozitare reaguan ndaj Ziberit duke e cilësuar ate si avokati i BDI-së dhe jo si avokati i popullit.
Prokurorja Lile Stefanova u shpreh se dënimet për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-kreun e DSK-së, Sasho Mijallkov për rastin “Parcelat në Vodno” janë të ulëta. Sipas saj, i rëndësishëm është konfiskimi i pronës duke shtuar se “tre banesa luksoze në “Panorama residence”, dy banesat në Bihaqka në të cilën ke jetuar Gruevski dhe tani jeton familja e tij, vendi ndërtimor në Vodno prej 2.700 metër katror, prona në Krueshvë dhe vendi që u konfiskua në moment që kapin shifrën prej 3 milionë eurove”. “Me vendimin gjyqësor u vërtetua teza e Prokurorisë se i pandehuri Gruevski dhe të tjerët kanë kryer…
Në konferencën e sotme për media, drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Zuhdi Enuz, ka njoftuar opinionin për vendimin me të cilin punëtorëve të Ndërmarrjes pas 16 vitesh do t`u rriten pagat. “Vendimin do të fillojmë ta zbatojmë menjëherë, me pagën e ardhshme të muajit prill dhe jam shumë i kënaqur që kjo rritje historike do të realizohet në mandatin tim të menaxhimit të Kompanisë, sepse mendoj se punëtorët e NP Higjiena Komunale-Shkup me të vërtetë e meritojnë që puna e tyre të vlerësohet dhe shpërblehet siç duhet. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për kryetaren e Këshillit Drejtues të Ndërmarrjes, znj.…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski në përgjigjen e gazetarëve theksoi se ngjarja në Manastir mund të paraqet vetëm provokim që nuk shkon në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve dhe finalizimit të një dialogu të suksesshëm me arritjen e një marrëveshjeje që do të thotë hapje e shpejtë e negociatave për Maqedoninë e Veriut. “Për sa i përket ngjarjes që ndodhi ditën e shtunë, ajo nuk paraqet gjë tjetër veçse një provokim sepse zgjon frymët e së shkuarës. Bëhet fjalë për person që ka qenë bashkëpunëtor i Gjermanisë së Hitlerit dhe i Italisë së Musolinit dhe i Paveliçit dhe i cili nuk mund…

