Author: Jeta almakos

Prej 1 marsit kur do të hyjë në fuqi vendimi për kufizim të marzheve, pritjet janë se tregu do të stabilizohet, deklaroi sonte ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili nuk beson se do të ketë goditje të re çmimesh. “Ne nuk presim ulje të madhe të çmimeve. Nëse në rast mbeten të njejta çmimet e lëndëve të para, atëherë në pajtim me vendimin, presim të ketë ulje prej pesë deri 10 për qind të çmimeve ekzistuese. Nëse në rast rritet çmimi i lëndëve të para, atëherë minimumi që mund të bëjmë është të kemi stabilizim të çmimeve”, tha Bekteshi…

Lexo më Shumë

Një aksident zingjiror ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të autostradës “Arbën Xhaferi”. Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes ka thënë për Klankosova.tv se dyshohet për një viktimë, teksa ka dërguar edhe pamje nga ky aksident. Klankosova.tv ka kontaktuar me zëdhënësit e Policisë së Kosovës për këtë rast, por, nga të njëjtit ende nuk ka ndonjë informacion. Lajmi në përditësim..

Lexo më Shumë

Faton Ahmeti pati një takim me Ministrin e Shëndetësisë Bekim Salin dhe me drejtorët e Spitalit Klinik të Tetovës, Dr.Amir Elezi dhe z.Armend Fazliu. Këtë e konfirmoi Ahmeti përmes një postimi në Facebook. Ai tha se “Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi për Sigurim Shëndetësor, do të vazhdojnë të jenë krah Spitalit Klinik të Tetovës, për tu avansuar edhe më tej kushtet në këtë qendër të rëndësishme për banorët e Pollogut dhe më gjërë”. Postimi i plotë i Ahmetit:

Lexo më Shumë

Barra më e madhe nga rritja bie në shpinë qytetarëve, ka thënë në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, aktivisti civil, Marian Nenov. Siç tha ai, ka disa momente të diskutueshme që kontribuojnë edhe më tej në rritjen e çmimit të energjisë elektrike. “Së pari, ka individë, por edhe rajone në Maqedoni që nuk paguajnë rrymë… kjo kosto bie mbi ata qytetarë që paguajnë rregullisht faturat, gjegjësisht përfshihen si disa shpenzime të justifikuara në çmim. Kjo energji përdoret gjithashtu për kriptovaluta, dikush fiton prej saj dhe fqinjët paguajnë për atë, shprehet Nenov.

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut ka shprehur gatishmërinë për përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën e vendit, por pa saktësuar nëse kjo do të ndodhë para heqjes së vetos bullgare, siç kërkon Bullgaria. Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, ka thënë se nuk ka “asgjë kundër që një etnitet të përfshihet në Kushtetutë, nëse ndihet si të tillë, si bullgarë apo përfaqësues të ndonjë komunitet tjetër”. “Pjesë e Kushtetutës tonë janë shumë entitete dhe nuk kemi asgjë kundër që pjesë e Kushtetutës të jenë edhe bullgarët, kroatët apo ndonjë bashkësi tjetër etnike”, ka deklaruar Kovaçevski. Por, sipas tij kjo do të ndodhë atëherë kur…

Lexo më Shumë

cKryeministri Dimitar Kovaçevski sot realizoi bisedë telefonike me kolegun e tij ukrainas  Denis Shmigalin, me ç’rast ia shprehu mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për integritetin dhe sovranitetin territorial të Ukrainës, kumtoi pres shërbimi qeveritar. Siç theksohet në kumtesë, Kryeministri Kovaçevski porositi se Republika e Maqedonisë së Veriut e dënon vendimin e Federatës Ruse për njohjen e rajoneve ukrainase, Donjeck dhe Lugansk si të vetëshpallura “Republika Kombëtare”. “Në bisedën telefonike me kryeministrin e Ukrainës, Kovaçevski e vlerësoi veprimin e Rusisë si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës dhe si shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare” shtohet…

Lexo më Shumë

Thellimi i krizës në Ukrainë mund të ketë ndikim në tregjet ndërkombëtare, gjë që mund të ketë ndikim edhe në Maqedoninë e Veriut, vlerësojnë zyrtarët dhe njohësit në Shkup. Ministri i Financave në Maqedoninë e Veriut, Fatmir Besimi, tha se përshkallëzimi i krizës në Ukrainë, pasi Rusia njohu dy rajonet lindore Luhanskun dhe Donjeskun si entitete të pavarura, mund të ketë ndikim veçmas në fushën e energjisë. “Varet nga ndikimi mbi tregjet në Evropë në fushën e energjisë, i cili tashmë është ndierë. Mund të jetë më keq nëse ndodh diçka, nëse situata përshkallëzohet dhe çmimet rriten. Përshkallëzimi tjetër mund…

Lexo më Shumë

Në fshatin Llaskoçerej i Epërm të Ohrit është zhvilluar protestë kundër grupit Lev Tahor. Disa banorë të fshatit ku janë strehuar pjesëtarë të këtij grupi, janë çuar në këmbë – kërkojnë largimin e tyre nga hoteli. Pronari i hotelit ku po qëndrojnë grupi Lev Tahor, thotë se ata janë aty përkohësisht dhe se do të largohen. Megjithatë banorët nuk pajtohen me të dhe insistojnë në largimin e grupit. Protesta ka përfunduar në ora 19:15 dhe është dakorduar që kryesia e fshtatit dhe pronari i hotelit të takohen nesër për të marrë vendim përfundimtar – largimin e grupit nga fshati. Banorë…

Lexo më Shumë

Ziadin Sela mirpret në shtëpin e tij (njeriun i cili ja shpëtoj jetën)Feta Alimin .Feta Alimi njihet si shpetimtar i liderit te Aleances per Shqiptaret Ziadin Sela. Feta Alimi shkruan: Faleminderit per mikpritjen shoç! Zoti ta ruajt familjen e të shtoftë bereqetin!

Lexo më Shumë

Nesër Gjykata Apelit do të mbajë seancë të hapur mbi rastin “Alfa”. Pritet që të vendosë mbi ankesën e palës mbrojtëse, e cila pretendon se i dënuari Almir Derplanini nuk është i përfshirë në këtë rast. Vendimi i nesërm i Apelit, hap rrugë që lënda “Alfa” për Agim Islamin dhe tashmë të ndjerin Rexhail Qerimi të mund të rigjykohet. Avokati, Asmir Alispahiq, pret që nesër gjykata e shkallës së dytë të vendosë mbi ankesat e dorëzuara të mbrojtjes. “Unë pres që nesër lënda të kthehet në rigjykim me udhëzime të qarta në të cilat me të gjykata e shkallës së…

Lexo më Shumë

Pasi nuk siguruan strehim në Kumanovë dhe në Shkup, anëtarët e grupit Lev Tahor janë vendosur në Ohër. Tërë kjo lëvizje nga një vend në tjetrin vjen pasi banorët përreth ku vendosen ata, shprehin pakënaqësi. Ngjashëm po ndodh edhe në Ohër kur sot priten protesta. Njëra nga pjesëtaret e grupit Lev Tahor thotë se arsyeja për të cilën janë të padëshiruar, është sepse banorët frikësohen se ky grup kidnapon fëmijë, gjë të cilën e mohojnë. “Ata janë të frikësuar se do të kidnapojmë fëmijët. Është vështirë të kujdesesh për fëmijët tanë gjatë udhëtimit dhe pse duhet ne të kemi një…

Lexo më Shumë

Bashkësitë fetare në Kosovë sot kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për nismën e institucioneve të Kosovës për miratimin e ndryshim plotësimit të projektligjit të Kodit civil. Ky projektligj pritet që të lejoj martesat mes gjinive të njëjta në Kosovë, që duket se për bashkësitë fetare në Kosovë, është i papranueshëm, shkruan Zeri.info. Për të kundërshtuar këtë, bashkësitë fetare kanë nënshkruar sot deklaratën kundër ndryshimit të kodit civil, në pjesën e familjes ku pritet të lejohen martesat mes gjinive të njëjta, transmeton Zeri.info. Kjo deklaratë është nënshkruar nga prijësit më të lartë të këtyre institucioneve: Naim ef. Tërnava, Myfti i Kosovës;…

Lexo më Shumë