Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pak para mesnate, gjegjësisht në ora 23:38 në SPB-Shkup është raportuar se në rrugën “Krimska”, pas një zënke verbale, S.R. (28) nga Shkupi ka sulmuar fizikisht 28-vjeçarin J.L. nga Shkupi, ku kishte edhe të shtëna me armë. “Në vendin e ngjarjes ka kryer kontrolle ekipi i SPB Shkup. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.
Author: Jeta almakos
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka kujtuar Heroin Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu me rastin e 617 vjetorin e lindjes së tij me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, Sela shprehet se Skënderbeu i tregoi botës, se shqiptarët nuk nënshtrohen. Postimi i plotë “Në këtë ditë lindi arkitekti i shteti shqiptar, heroi i madh kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, shembulli që i tregoi botës se jemi popull që nuk nënshtrohemi. Ai dëshmoi se dëshira për liri nuk njeh as popuj të “vegjël”, as perandori të mëdha. I respektuar nga e gjithë bota, i admiruar…
Administrata e Ministrisë për Diasporë rezulton të jetë administrata më aktive me punë dhe projekte në sekretariatin gjeneral të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, shkruan InfoShqip. Kjo administratë e udhëhequr nga ministri Xhemail Çupi, nga radhët e Alternativës, ka arritur të korë sukses brenda vendit duke hapur zyra për diasporën në çdo komunë si dhe duke zhvilluar vizita dhe takime të rregullta me diasporën, gjegjësisht me organizatat, shoqatat, bashkësitë dhe unionet me prejardhje nga Republika e Maqedonisë së Veriut që operojnë jashtë kufijve të saj gjeografik. Puna intensive e ministrisë së diasporës ka për qëllim krijimin e një bashkëpunimi të…
VMRO-DPMNE nuk do të mbështesë asnjë ndërhyrje në preambulën e Kushtetutës pa garanci me shkrim nga Kuvendi i Bullgarisë, tha Mickovski, duke ritheksuar se qëndrimi i VMRO-DPMNE-së për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë është i qartë. Mickovski nuk dëshiron t’i citojë deklaratat e presidentit Pendarovski për këtë çështje i cili është në qëndrimin e garancive me shkrim, por thotë se po e paraqet vetëm qëndrimin e VMRO-DPMNE-së. “Nuk i citoj deklaratat e Pendarovskit, por vetëm do të them se qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është i qartë: VMRO-DPMNE nuk mundet dhe nuk do të mbështesë, gjë që kërkon 2/3 në Kuvend, asnjë…
Avokati i Shtetit i hedh fajin Ministrisë së Financave për mosveprime ligjore në lidhje me evidentimin e hipotekës ndaj një pjese të pronës së Televizionit Alsat. Sipas këtij institucioni, veprimi i tyre është bërë me kërkesë të dikasterit të Financave, ndërsa shqyrtimi i listave pronësore para kërkesës për përmbarim dhe shitje publike është kompetencë ekskluzive e Financave. “Avokatura Shtetërore udhëheq lëndë me kërkesë të Ministrisë së Financave dhe në përputhje me të dhënat e siguruara nga lista pronësore. Vlerësojmë se vendimet gjyqësore nuk komentohen. Veprimet e Avokatit të Shtetit janë të përcaktuara me ligj para gjykatave dhe organeve të tjera…
Interesi i qytetarëve dhe kompanive duhet të jetë gjithmonë para atij të shtetit, tha drejtori i Zonës Industriale-Teknologjike Zhvillimore Jovan Despotovski i pyetur për rastin me objektin afarist të Alsat-it, se çfarë sinjali u dërgohet investitorëve vendor dhe të huaj, shkruan Alsat. Despotovski thotë se nuk dëshiron të komentojë vendimet gjyqësore, por shton se rregullisht në raportet e institucioneve financiare ndërkombëtare dhe Komisionit Evropian ka vërejtje për jostabilitetin e klimës së biznesit në Maqedoni. “Qëndrimi im personal, sepse nuk është në kuadër të gjërave ku mund të ndihmoj drejtpërdrejt. Megjithatë, nuk mendoj se interesi i institucioneve duhet të vihet para…
Arben Zeqiri nga Aleanca për Shqiptarët, para burgut të Shutkës, ka deklaruar se pesë nga të burgosurit e rastit të Kumanovës, kanë hyrë në grevë urie, për shkak se edhe pse i kanë plotësuar kushtet ligjore nuk u lejohet të kenë fundjavë të lirë. “Kjo e drejtë u mohohet nga drejtori i burgut edhe pse kanë marrë mendim pozitiv nga komisioni përkatës. Bëhet fjalë për Musadik Pajaziti të cilit tani e 19 muaj i takon e drejta për fundjavë, Arsim Bajramit që 18 muaj i takon fundjava e lirë, Elham Arifi tani e 12 muaj, Irfan Lutfiut 9 muaj dhe…
I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me Armela Ferkon, gazetari Xhevdet Pozhari ka analizuar takimet ne Gjermani Kosovë-Serbi mes Kurtit dhe Vuçiçit dhe çfarë të reja sollën këto takime. Pozhari e ka quajtur pozicionin e Kosovës në raport me Serbinë më të favorshëm dhe për shkak të meritës së Kurtit por pasi edhe situata politike botërore me Ukrainën ka ndikuar. Pozhari: Mendoj se ky ka qënë përfaqësimi më dinjitoz i Kosovës në një vend të tillë siç ishte takimi i kancelarit gjerman me kryeministrin Kurti. Kërkesat e Kuritit ishin të qarta. Ka shfrytëzuar një momëntium nuk është meritë…
Profesor Ljubomir Fërçkovski tashmë është në punë në Kombet e Bashkuara, tha presidenti Stevo Pendarovski në Kanal 5 në emisionin “Vetëm Intervistë”, përcjell FLAKA. “Është mirë të jesh pjesë e forumeve të vendeve të vogla në vendet perëndimore dhe përkundër spekulimeve, Fërçkovski nuk u refuzua si ambasador në Nju Jork, por nuk pati përgjigje brenda 90 ditëve të arsyeshme”, tha Pendarovski, duke shtuar se ndonjëherë komentet publike janë të papëlqyeshme veçanërisht së fundmi për propozimet për poste për ambasador. Ai ka thënë se në kabinetin e tij nuk ka marrë draft zgjidhje për Teuta Arifin për asnjë nga vendet për…
62-vjeçari vdiq të mërkurën në oborrin e shkollës së Selacit, ku edhe po punonte si mësues. Bartjen e kufomës së të ndjerit po e bëjnë ish-bashkë luftëtarë të Tahirit.
Kryetarja e qytetit të Shkupit dhe kryetarja e BNJVL-së, Danela Arsovska, ambasadorja e Suedisë, Kristin Forsgren Bangtson dhe Robert Skot Hejzlet, drejtor i lartë rezident i Institutit Nacional Demokratik (NDI) sot në Strugë morën pjesë në trajnimin për fuqizimin e komisioneve për mundësi të barabarta – Korniza ligjore, të drejtat dhe obligimet e komisioneve për mundësi të barabarta për projektin „WoMen Lead: Promovimi i barazisë gjinore përmes pjesëmarrjes politike të grave”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit. “Çdo aktivitet që synon përmirësimin e mundësive të barabarta për gratë si projekti i sotëm i NDI duhet të jetë një kontribut pozitiv në…
Rritja e pagës minimale dhe harmonizimi i saj me pagën minimale në të gjithë sektorin publik do të jetë një nga sfidat e kryesisë së re të Konfederatës së Sindikatave të Lira, tha kryetari i KSL-së Blagoja Ralpovski në kongresin e mbajtur sot. U lavdërua se janë të kënaqur me atë që ka ndodhur kohëve të fundit sepse kanë aktivizuar sindikatën dhe dëshmuar se organizata sindikale nuk ka vdekur, por përkundrazi është ringjallur dhe punëtorët gjithnjë e më shumë besojnë në sindikatë. “Do të propozohet një rezolutë për respektimin e ligjeve dhe kontratave kolektive sepse në këtë periudhë të kaluar…

