Panele diellore, kolektorë diellorë, kondicionerë, madje edhe paisje të mëdha satelitore të vendosura në shtëpitë e pjesës së vjetër të Ohrit, janë evidentuar në raportin e fundit të UNESCO-s, dhe nëse banorët nuk duan të paguajnë gjoba, të gjithë ata që jetojnë ne zonën siç njihet nën Kullat e Samoilit, duhet të ndezin oxhaqet e tyre dhe të kthejnë sobat e drurit, dhe ti nxjerrin nga përdorimi paisjet e lartë përmendura. “Vërejtjet e UNESCO-s në lidhje me mbrojtjen e bërthamës së vjetër të qytetit janë rigoroze”, tha për Tv Alfa, kreu i Institutit dhe Muzeut të Ohrit. Bëhet fjalë jo…
Author: Jeta almakos
Ka eskaluar debati në emisionin “Vo centar”, ndërmjet mysafirit Vllahov Micov dhe gazetarit Vasko Eftov. Çështja se kush po e udhëheq shtetin e Maqedonisë së Veriut ka nxjerrë prej takti nacionalistin e njohur Micov. “Nuk kemi shtet. A nuk e sheh kush na udhëheq? Kë e ke Ministër të Jashtëm?”- ka deklaruar Micov. https://open-tv.mk/wp-includes/js/mediaelement/mejs-controls.svg
Policia izraelite sulmoi sot kortezhin e varrimit të gazetares së vrarë të Al Jazeera-s, Shireen Abu Akleh, në Kudsin Lindor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA). Dëshmitarët okularë thanë për AA se policia izraelite sulmoi kortezhin e varrimit teksa nisej nga Spitali Francez në lagjen Sheikh Jarrah. Ata shtuan se policia izraelite i rrethoi pjesëmarrësit e funeralit dhe përdori granata zhurmuese dhe shkopinj për të sulmuar bartësit që mbanin arkivolin e Abu Akleh-s. Policia izraelite lejoi disa palestinezë që ta shoqëronin arkivolin e saj në Qytetin e Vjetër të Kudsit, ku ajo do të varroset në varrezën protestante. Gazetarja veterane…
Alergjitë e stinës kanë rritur fluksin e qytetarëve, të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore nëpër ambulanca e spitale. Ndryshimet e motit kanë zgjatur periudhën e çeljes së luleve, gjelbërimit dhe pemëve të cilat tajojnë sasi të lartë të polenit që sipas mjekëve është faktori kryesor i alergjive stinore. “Javët e fundit shënojmë rritje të numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore me simptome që janë bllokimi i hundës, rrjedhje të hundës, kruarje të syve, kollitje, teshtitje, frymëmarrje të vështirësuar. Shumë është me rëndësi të shmangemi gjatë ditës kur përqendrimi i polenit është i lartë si në agim nga 5 mëngjesit deri…
Tre shtetas të Maqedonisë kanë vjedhur 150 litra naftë nga kamioni i parkuar “Scania”, raportojnë mediat sllovene. Javën e kaluar, një banor i qytetit slloven të Bivje-s dalloi tre burra të dyshimtë që silleshin rreth një kamioni të parkuar Scania dhe pasi priti të shihte se cilat ishin qëllimet e tyre, i kapi ata duke vjedhur karburant nga një rezervuar me një pompë. Dëshmitar i vjedhjes i ka lajmëruar menjëherë policinë, pas së cilës dy nga hajdutët janë arrestuar menjëherë dhe i treti ka ikur në një lokal aty pranë, ku është fshehur për rreth gjysmë ore, para se të…
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i shoqëruar nga kryesuesi i Këshillit komunal, Valboni Limani qendrojnë këto ditë për vizitë në SHBA. Edhe një delegacion nga Kosova, drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, poashtu këto ditë kanë nisur një vizitë në Amerikë. Delegacioni nga Gostivari dhe Kosova mbrëmë kanë marrë pjesë bashkë në një takim të organizuar në Dallas nga bashkëatdhetarët tanë. “Mbrëmë nga Komuniteti Shqiptaro-Amerikan dhe Këshilli për Çështje Botërore të Dallasit/ Fort Worth (World Affairs Council of Dallas/Fort Worth) u ftuam në takim. Shprehëm gatishmërinë tonë për të ofruar dhe siguruar kushte të favorshme për investimet e huaja…
“Të gjithë nëpunësit, konkretisht seancave, menjëherë tek unë. Përveç seancave, të gjithë që ulen atje pas, të gjithë, deri te i fundit. Ju që jeni me pagë dhe që po ia luani nënën këtu. Hajde largohu, ik atje, ik… hesht, ta…. Çfarë kërkon këtu? Ik atje, jashtë!” Në rrjetet sociale po qarkullon një audio-incizim, ku dëgjohet se si një person i drejtohet me zë të lartë dhe fjalë fyese disa personave të caktuar. Pretendohet se personi që flet është kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Ndonëse nga kabineti i kryeparlamentarin nuk japin shpjegim për audion, vetë Xhaferi në seancën e djeshme…
OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN, KRYEMINISTRI NUK E KOMENTON, XHAFERI HESHT Pas publikimit të audio incizimit ku degjohen sharje dhe britma të cilat pretendohet se bëhen nga ana e kryeparlamentarit Talat Xhaferi drejtuar shërbimeve të Kuvendit, pasojnë reagime në opinion. VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e kryeparlamentarit Xhaferi për arsye morale. VMRO-DPMNE ” Talat Xhaferi është shembull i një politikani primitiv që duhet të jetë e kaluar. Kjo nuk duhet asnjëherë të përsëritet. Ky audio inçizim ku dëgjohet primitizmi i Xhaferit është argument përse LSDM dhe BDI duhet të shkojnë në opozitë dhe përse duhet të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare sa më shpejtë.”…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë sitës së djeshme në vendkalimin kufitar “Tabanoc” është arrestuar një shkupjan pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht një polic. “Me datë 11.05.2022 në ora 19.20 në vendkalimin kufitar Tabanoc, zyrtarët policorë kanë arrestuar S.V. (49) nga fshati Radishan i Shkupit, për sulm fizik ndaj zyrtarit policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, njoftojnë nga MPB duke shtuar se kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës pas dokumentimit të plot të rastit.
Shkup, 12 Maj – Zëvendës ministri për Transport dhe Lidhje, z. Bekim Rexhepi sot ka marrë pjesë në Seminarin me temë: “Teknologjitë e reja dhe praktikat e mira në Gjeodezi”, nën organizim të CLGE e në përkrahje nga Fakulteti i ndërtimtarisë në Shkup dhe Lidhja e odave ekonomike të Maqedonisë. “Fillimisht ju falënderoj për ftesën për të marrë pjesë në këtë debat ekspertësh në kohë kur jemi në fazën e zbatimit të reformës më të rëndësishme në fushën e Ndërtimit. Sidomos tani kur kemi për detyrë t’u përgjigjemi të gjitha goditjeve të jashtme të çmimeve që ndikojnë…
SPB Shkup – Njësiti për Krime Ekonomike dhe Kompjuterike për Krime Ekonomike dhe Kompjuterike ka ngritur kallëzim penal kundër ZA (31) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “falsifikim i dokumentit” nga neni 378 paragrafi 1 dhe 3 të Kodit Penal. Gjatë vitit 2021, personi me leje qarkullimi të falsifikuar për automjetin e pasagjerëve “Volkswagen Passat”, të cilin e kishte marrë në përdorim nga një shok i tij dhe që nga ana tjetër e kishte marrë me qira mjetin nga një agjenci qiradhënieje, e ka lënë peng si garanci te një shoqëri…
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, partia që përfaqëson ai do të siguronte 61 deputetë. “Nëse tani ka zgjedhje të parakohshme parlamentare, procedura duhet të fillojë sot, mbajeni fjalën time, ju garantoj se VMRO-DPMNE me koalicionin do t’i ketë saktësisht 61 deputetë”, tha Mickoski. Mickoski duke iu referuar ndikimit të Bashkimit Demokratik për Integrim, lidhur me vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare tha se kjo nuk varet nga askush tjetër përveç marrëveshjes së tij me kryeministrin Dimitar Kovaçevski. “Të ardhmen e Maqedonisë sonë do ta krijojmë në bazë…

