Author: Jeta almakos

Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët (ASH) në një prononcim për Euronews Albania ka folur për nisën “Open Balkan” (Ballkani i Hapur) tha se është Kali i Trojës i Putinit në rajon, përcjell in7 Fetai theksoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të tërhiqen nga kjo nismë e dëmshme një ditë e më parë. “Unë besoj që me këto zhvillime të ditëve të fundit nisma Open Balkan është e vdekur. Është më se e qartë se pjesëmarrja e Shqipërisë dhe e Republikës së Maqedonisë së Veriut në një nismë të tillë me Republikën e Serbisë në një far mënyre paraqet…

Lexo më Shumë

“Devolli Corporation” i është përgjigjur menjëherë ftesës publike bërë nga kryeministri Albin Kurti, për të kontribuar në Fondin e Sigurisë, duke zotuar shumën prej 500 mijë eurosh. Aksioneri Shkëlqim Devolli ka thënë se e vlerëson lart angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të siguruar mjete shtesë për të rritur sigurinë shtetërore. “Është një hap i duhur dhe ne duam ta shprehim mbështetjen tonë që në ditën e parë, duke vlerësuar se secilit prej nesh i takon të kontribuojë në sigurinë e atdheut tonë, kur atdheu na thërret. Kompanitë e ‘Devolli Corporation’ do të jenë në shërbim të institucioneve të shtetit…

Lexo më Shumë

Nga ditë në ditë numri i rasteve të reja po zvogëlohet dhe rriten numrat e pacientëve të shëruar me COVID-19. Vetëm dje kishte 476 raste të reja kundrejt 524 pacientëve të shëruar. Edhe skriningu në shkolla do të ndalohet për shkak të numrit të ulët të nxënësve të infektuar, por ende nuk dihet nëse do të ketë lehtësim të masave për nxënësit në shkollat. Epidemiologët shprehen optimist se gjendja epidemiologjike në vend do të stabilizohet, ndërsa sot Komisioni për Sëmundje Ngjitëse pritet të lehtësojë masat kufizuese. Momentalisht në Maqedoni ka 3.431 raste aktive, prej të cilëve më shumë se gjysma…

Lexo më Shumë

Nuk presim efekte më të mëdha nga përjashtimi i një pjese të bankave ruse nga sistemi SWIFT, gjegjësisht platforma ndërkombëtare për zgjidhjen e shpejtë dhe efikase të pagesave, thotë guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska – Bezhoska. “Jo të gjitha bankat ruse janë të përjashtuara nga SWIFT, dhe ka platforma të tjera alternative që mund të përdoren për të kryer pagesa. Gjithashtu, detyrimet financiare dhe pretendimet financiare ndaj këtyre dy vendeve janë më pak se një për qind nga mjetet dhe detyrimet financiare të përgjithshme”, potencoi Angellovska-Bezhoska në pjesëmarrjen në TV24. Guvernatorja edhe njëherë potencoi se do të kishin efekte…

Lexo më Shumë

Pas agresionit rus ndaj Ukrainës, tregtarët tradicional të Ukrainës kanë anuluar porositë e lakrave nga Strumica ku sipas tregtarëve, kanë eksportuar rreth 40% të prodhimit të lakrës, specave dhe domateve. Sipas tregtarit, Bllagoj Vitanov, partnerët me të cilët ai ka bashkëpunuar kanë anuluar porositë dhe tani në Strumicë do të ketë sezon të vështirë për bujqit. “Kemi anulime dhe nëse vazhdojnë punët kështu, këtë pranverë nuk do të ketë eksport në Ukrainë. Do të përpiqemi të bëjmë tregti në tjetër vend. Rreth 40% e prodhimit dërgohej atje, por tani ka probleme. Këtë e ndjejnë edhe prodhuesit nga Shqipëria”, u shpreh…

Lexo më Shumë

Nuk ka nevojë për panik dhe shqetësim, sepse Maqedonia ka mjaftueshëm rezerva të mallrave, kështu të paktën theksoi drejtori i Agjencisë së mallrave, Resi Abduramani. “Panik nuk shoh në Ukrainë ku bëhen luftimet ku vriten shkatërrohen në çdo moment. Agjencia për rezerva të mallrave është mjaftueshëm e furnizuar dhe e ka gjithë sasinë e mallrave dhe llojeve të mallrave që janë të përcaktuara me ligj. Përveç mallrave rezervë edhe sektori privat ka, kështu që nuk shoh hapësirë për shqetësim sa i përket furnizimit me produktet elementare ushqimore këtu te ne”, tha Resi Abduramani, drejtori I Agjencisë për Rezervat e Mallrave.…

Lexo më Shumë

Ne bashkë me aleatët tanë duhet të shohim interesin tonë, tha lideri i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski për “Tv Sonce”, duke folur për konfliktin ruso-ukrainas. Mickoski thotë se populli maqedonas është pro maqedonas, jo prorus siç e ndajnë politikanët në pushtet, duke theksuar se ai personalisht është i interesuar për interesat maqedonase dhe për shtetin e Maqedonisë. “Unë i kuptoj qytetarët që në revoltë ndaj këtyre politikave nacionaliste që janë të revoltuar nga gjithçka ka ndodhur në vitet e kaluara, ndryshimi i emrit, ndryshimi i dhunshëm i pushtetit, uzurpimi i pushtetit, shumë krim dhe korrupsion, kryeministri i paligjshëm i instaluar, si…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Kejt Meri Bërns tha se është i nevojshëm uniteti botëror për të dënuar agresionin rus, transmeton TV21. “Më e rëndësishmja është ajo që shohim në të gjithë bashkësinë ndërkombëtare, në Shtetet e Bashkuara, këtu, në Maqedoninë e Veriut, në të gjithë Evropën dhe në mbarë botën. Kjo është nevoja e qartë për të mbrojtur strukturën globale të sigurisë, sistemet ndërkombëtare dhe rendin e bazuar në rregulla. Gjatë veprimeve të këtilla, veprimeve të tmerrshme dhe të paturpshme të Rusisë, nuk ka qenë kurrë më e qartë se ne nuk jemi … Që duhet të kemi qëndrime të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në ClickPlus në TV21 ka komentuar deklarata e disa hoxhallarëve në lidhje me agresionin rus në Ukrainë. Thaçi thotë se Bashkësia Fetare Islame duhet të prononcohet me qëndrim zyrtar që mos të lë hapësirë për manipulime. “Do të ishte shumë mirë që drejtuesit fetar, sidomos kryesia e BFI-së të prononcohen publikisht këto ditë, që mos të lënë hapësirë të keqpërdorimit të armiqëve të shqiptarëve në raport me këtë çështje”, theksoi Thaçi. Thaçi në ClickPlus rikujtoi se presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë e cila ka vrarë myslimanë në shumë shtete. “Ata që…

Lexo më Shumë

Sipas informacioneve të TV21, rekomandimi i Qeverisë pasditen e sotme ka arritur deri tek operatorët kabllorë. Sipas të njëjtave informacione, operatorët menjëherë kanë komunikuar mes vete për aksion të përbashkët ndaj rekomandimit, si rrjedhojë të gjithë operatorët në mënyrë të koordinuar do të veprojnë në përputhje me rekomandimin e Qeverisë, gjegjësisht do të shkyçin kanaleve televizive ruse, respektivisht “Russia Today” dhe “Sputnik”.

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov shprehet se pas agresion rus ndaj Ukrainës qëndron presidenti Vladimir Putin, frika e tij për një Ukrainë fqinje demokratike dhe e lir si dhe kthimi në histori. SIpas tij, për shkak të mungesës së protestave, nuk dihet nëse populli rus e miraton një gjë të tillë. “Duke gjykuar sipas protestave publike kundër luftës në Rusi, vend ku është rrezik të dilet në protestë, pikëpyetje është se sa sa populli rus e miraton këtë luftë. Sulmi ndaj një shteti të pavarur që nuk ka kërcënuar, që nuk ka provokuar është sulm ndaj botës së…

Lexo më Shumë

Me vendim të Këshillit të Komunës Dibër u caktua çmimi i ri i shërbimit të mbledhjes së mbeturinave. Këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët ishin kundër, me arsyetimin se kjo rritje prej 25 % penalizon vetëm qytetarët që paguajnë rregullisht shërbimet e kësaj ndërmarrje. “Ne nuk jemi për çmime të reja, por jemi për zgjerim të rrjetit të qytetarëve që do të paguajnë këto shërbime. Në kohe krize masat duhet të jenë lehtësuese për qytetarët dhe jo rritje çmimesh që do dëmtojnë ekonomite e familjeve dibrane”, thonë nga ASH-Dibër.

Lexo më Shumë