Author: Jeta almakos

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 17.05.2022 (e martë), do të mbajë mbledhjen e rregullt të 45-të, ku në përputhje me kompetencat e saj do të shqyrtojë më shumë pika nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve. Me propozim  të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të rendit të ditës, në mbledhjen e sotme është edhe Informacioni për fillimin e Dialogut strategjik mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  si dhe Raporti për bisedimet e përfunduara për harmonizimin e Marrëveshjes për bashkëpunim teknik mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE pas mbledhjes së djeshme të Komitetit Ekzekutiv ka vendosur që pos bllokadës aktive në Kuvend, më 18 qershor të organizojë protesta para Qeverisë, përcjell TV21. Thonë se pushteti aktual ka dështuar në ballafaqim me krizën ekonomike. “VMRO-DPMNE më 18 qershor do të organizojë një protestë të madhe para qeverisë për ndryshime dhe rënie të kësaj qeverie. LSDM dhe BDI nuk treguan aftësi adekuate për të përballuar krizën ekonomike dhe financiare, të shoqëruar me rritje të vazhdueshme të çmimeve dhe inflacion të lartë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e VMRO-DPMNE-së. Në lidhje me vendimin në fjalë kanë reaguar nga LSDM.…

Lexo më Shumë

Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SAShK) do të zhvillojë një raund të ri negociatash. Siç njoftoi javën e kaluar Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), për sot (17 maj) është dakorduar takim i ri i përfaqësuesve të Ministrisë dhe Sindikatës, transmeton Portalb.mk. Në mbledhjen e fundit, siç njoftoi MPPS-ja, është diskutuar për kërkesat që kanë qenë pjesë e vendimit për grevë të punëtorëve në çerdhe, si dhe për pagesën e pagave për periudhën kur ka mbahej grevë. Për sot, sipas njoftimeve, do të vazhdojë dialogu për të gjetur një zgjidhje që do të jetë brenda rregulloreve ligjore. Një nga temat që dy palët…

Lexo më Shumë

Policia e Kërçovë njofton se më datë 15.05.2022 në orën 00.55 në magjistralen Kërçovë-Ohër një automjet “Volkswagen Golf”, me targa të Ohrit, i drejtuar nga shtetasi A.A (46) nga fshati Zajas, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa një mjek nga Qendra Mjekësore Kërçovë ka konstatuar vdekjen e tij. Vendin e aksidentit e ka mbikëqyrur ekipi inspektues i Kërçovës për të kuptuar shkaqet e këtij aksidenti vdekjeprurës.

Lexo më Shumë

Luljeta Kazazi nga Tirana e njohur si Nëna Lule ka rrëfyer një moment mjaft delikat kur tregoi si kishte shitur gjakun e saj për t’i mbajtur fëmijët pa dijeninë e burrit. “Qiranë e shtëpisë do të paguanim, dritat do t’i paguanim, çerdhen do të duhej ta paguanim dhe nuk mbetej asnjë lek më. Unë jam detyruar dhe për dhjetë vite kam shitur gjakun”, rrëfen zonja Kazazi duke treguar edhe shenjat që i kanë mbetur në krahë. Ajo thotë se për katër vite burri nuk e ka ditur këtë gjë. “Ai ishte i përqendruar te puna. Kur i kam treguar ka…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur në Shkodër pasditen e sotme në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjen e kreut të ri të PD. Nga Shkodra, Berisha solli në fokus të diskutimit nismën “Ballkani i Hapur.” Sipas Berishës, kjo nismë nuk është asgjë tjetër veçse influencë e Rusisë dhe Serbisë në rajon.Berisha: Evropa pati një projekt dhe ky ishte projekt i Berlinit. Përputhej me interesin tonë kombëtar. Me Vuçiçin shpikën Ballkanin e Hapur i cili s’është gjë tjetër veçse influencë e plotë e Serbisë në Rajon. Por e vërteta është dhe e Rusisë. Në shekull dy kanë qenë ambiciet kryesore ruse,…

Lexo më Shumë

Në planin afatgjatë, Maqedonia e Veriut duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe të drejtat e bullgarëve në vend duhet të mbrohen, tha kryeministri bullgar Kiril Petkov për një televizion në Sofje. “Kjo është arsyeja pse retorika politike duhet të kapërcehet dhe duhet bërë punë,” tha Petkov, duke shtuar se vetoja e Bullgarisë për fillimin e negociatave të vendit me BE do të hiqet kur “puna të kryhet”. Siç njofton MIA nga Sofja, Petkov theksoi se qeveria e tij “nuk do të bëjë asgjë” pa vendim të Kuvendit bullgar dhe asgjë nuk do të fshihet nga opinioni. “Do të…

Lexo më Shumë

Greva dyjavore në arsim ndikoi që nxënësit të jenë pala më e dëmtuar sepse në këtë periudhë duhet të kompenzohet materiali mësimor me një tempo të përshpejtuar. Kjo situatë për profesorin Enver Ajdini, nuk është edhe aq shqetësuese sepse sipas tij orët e humbura çdo profesor mundet lehtë ti kompenzojë. Këtë vit për shkak të pandemisë nuk është realizuar edhe ekskurzioni i paraparë njëjavor dhe koha është shfytëzuar për zhvillimin e njësive mësimore. Sipas tij kjo situatë do të tejkalohet dhe planprogrami do të realizohet në tërësi. “Për një javë i kemi dy orë të themi tre orë janë njësi…

Lexo më Shumë

Kërkesë publike drejtuar Presidentes se Kosoves,znj Vjosa Osmani, Kryeministrit te Kosoves ,z Albin Kurti, Ministres se Puneve te Jashtme,znj Donika Gervalla, Ministrit te Puneve te Brendshme, z Xhelal Sfeçla Ne, bashkeluftetaret e Enver Hoxha Klein, kerkojme me kembngulje pergjigje adekuate ne lidhje me refuzimin e Shtetesise se Kosovës per Enverin. Enveri eshte Invalid i Luftes së Ushtrisë Çlirimtare, gjegjësisht Luftetar I brigades 138 Agim Ramadani. Enveri u plagos rëndë ne Betejen e Koshares. Enveri i la te gjitha miresite qe i kishte ne Gjermani dhe u rreshtua ne radhet e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves,ndersa ju qe sot i gezoni postet…

Lexo më Shumë

Partia “Alternativa” nesër organizon kongresin e parë partiak në të cilin do të zgjidhet kryetari i kësaj partie dhe do të votohen dokumentet partiake. Kongresi do të mbahet në orkestrën Filarmonike e Maqedonisë së Veriut – Shkup me fillim në ora 12. Kongresi do të organizohet në dy faza. Në pjesën e parë 500 delegatët fillimisht do të duhet të propozojnë kandidatët e tyre të preferuar dhe më pas të bëhet votimi i kryetarit të ardhshëm. Nuk janë zbuluar emrat e kandidatëve të mundshëm, përveç pritshmërive për rikandidimin e kryetarit aktual Afrim Gashi.

Lexo më Shumë

Një burrë ka humbur jetën, dy gra dhe dy fëmijë janë lënduar në një aksident të tmerrshëm automobilistik që ka ndodhur sot në autostradën Beograd – Novi Sad, shkruan Tocka.com. Sipas mediave serbe, i ndjeri është shtetasi kroat M.A. (1966), i cili ka vozitur Peugeot me targa maqedonase. Gratë dhe fëmijët e lënduar janë shtetas të Maqedonisë. Zëdhënësja e ambulancës në Novi Sad, Dr. Nikolina Mariç, tha se një i moshuar kishte vdekur në vend, ndërsa një grua e moshuar ishte dërguar në Qendrën urgjente të Qendrës Klinike të Vojvodinës (KCV) në Novi Sad për reanimim. “Ekipet mjekësore kanë mundur…

Lexo më Shumë

Edhe përskaj bllokadës që po e bën VMRO-DPMNE-ja, kryeministri Dimtar Kovaçevski, thotë se Kuvendi po funksionon duke përmendur miratimin e rendit të ditës në seancën plenare dhe nisjen e debatit për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues. I pari i qeverisë edhe njëherë  përsëriti se është joserioze të bojkotohet Kuvendi në kushte të krizës më të madhe energjetike botërore. U bëri thirrje deputetëve të jenë të përgjegjshëm, transmeton Tv 21. “Nuk ekzistojnë ligje të cilat nuk ndikojnë në proceset shoqërore në kuptimin pozitiv dhe nuk mundet Kuvendi të konsiderohet si supermarket ku dikush do të vendosë se cili ligj do të kalojë, ndërsa…

Lexo më Shumë