Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani shprehet se 24 shkurti është një ditë e trishtë për Ukrainën dhe një ditë e zezë për Evropën. “Me sulmin ndaj Ukrainës, Kremlini ka shkelur edhe një herë rëndë të drejtën ndërkombëtare, me çka ka sjellë vuajtje dhe ka dëmtuar fqinjët e saj të afërt, si dhe ka shkelur sovranitetin dhe kufijtë e Ukrainës. Njëherazi, veprimet e këtilla kanë vënë në pikëpyetje rendin e paqes në kontinentin tonë. Andaj është e pajustifikueshme. Lufta dhe zjarri nuk janë shaka, ndërsa përdorimi i forcës dhe detyrimit nuk ka vend në shekullin e 21-të”, shkruan Osmani.…
Author: Jeta almakos
Sulmi ushtarak rus në Ukrainë ka ngritur alarmin për një krizë të re refugjatësh. Por sa është e përgatitur Maqedonia e Veriut për t’i pritur të njëjtit? Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në edicionin special të TV21 tha se janë në komunikim me shtetet anëtare të NATO-s. “Ne komunikojmë edhe me partnerë tanë të NATO-s që të mundim që gjatë tërheqjes së qytetarëve të tyre që të mund që një pjesë e qytetarëve tanë, që kanë interes të mund të dalin bashkë me ata në Poloni dhe Rumani që më pas me avionë t’i…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot kishte takim me ambasadoren e Ukrainës, Natalija Zadorozhnjuk. Sipas njoftimit të kabientit të kryeministri, ambasadorja në takim në emër të qeverisë së Ukrainës falënderoi për qëndrimin e qartë dhe mbështetjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ndaj vendit të saj dhe vlerësoi posaçërisht vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. “Kryeministri Kovaçevski gjatë takimit theksoi se Maqedonia e Veriut dënon agresionin ushtarak rus ndaj Ukrainës dhe theksoi se veprimi i Federatës së Rusisë është sulm i drejtpërdrejt ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës dhe shkelje e drejtës ndërkombëtare”, thuhet në njoftim. Po ashtu theksohet se Kovaçeski ka…
Sot ndërroi jetë akademiku Luan Starova. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e akademikut Starova, përcjell TV21. Familjarët njoftojnë se varrimi i të nderit do të bëhet nesër në varrezat e Butelit, ndërsa e falja në Xhaminë e Çairit, pas namazit të drekës. Ndryshe, Luan Starova ka lindur në Pogradec të Shqipërisë më 1941. Si student i gjuhës dhe i letërsisë frënge, punoi një kohë si gazetar. Më vonë u pranua asistent në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë frënge në Fakultetin Filologjik të Shkupit, në të cilën ka qenë profesor i rregullt i letërsisë frënge.…
Ka përfunduar mbledhja e sotme e Këshillit të Sigurisë në Maqedoninë e Veriut ku u diskutua për agresionin rus në Ukrainë. Anëtarët e Këshillit të Sigurisë i kanë dënuar veprimet e Rusisë ndaj Ukrainës, me të cilat tashmë ka humbje jete dhe dëme materiale. “Gjendja e sigurisë në vend është stabile. Vendi ka rezerva të mjaftueshme të mallrave dhe energjisë, Institucionet kompetente do të monitorojnë situatën në baza ditore, për të ndërhyrë nëse është e nevojshme. Shteti ka marrë masat e nevojshme për evakuimin e sigurt të qytetarëve të Maqedonisë që ndodhen në Ukrainë. Jemi në koordinim të rregullt me…
Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare sot deklaroi se mbetet në qëndrimin e tij se integriteti territorial i Ukrainës duket të respektohet. Mickoski theksoi se mosmarrëveshjet e ndryshme duhet të zgjidhen përmes rrugëve diplomatike. “Qëndrimin tim e shpreha qartë dhe personalisht njëzet ditë më parë në një takim me ambasadorin e Federatës Ruse në Maqedoni: “Integriteti territorial i Ukrainës, si dhe i çdo vendi sovran është konstant dhe duhet respektuar, ndërsa të gjitha qëndrimet e ndryshme në lidhje me gjendjen aktuale duhet të zgjidhen në rrugë diplomatike”. Më vjen keq që nuk mund të bëj më shumë, ndërsa do të jepja gjithçka…
Kriza në Ukrainë ndikim do të ketë edhe në ekonominë e Maqedonisë e Veriut dhe në furnizimin me energjense. “Është e paevitueshëm ndikimi i bursave botërore dhe çmimi i r i gazit do të pasqyrohet në marrëveshjet e reja mujore që do t’i nënshkruajnë tregtarët me gaz.”,- u shpreh kryetari i KRE-së, Marko Bislimovski. Por përveç furnizimit me energjencë, kjo krizë do të lë pasoja edhe në sferat tjera të ekonomisë, vlerëson ekonomisti Abil Baush. Këtë e dëshmojnë edhe rritjet e menjëhershme të çmimit të grurit, arit dhe palladiumit. “Ne e dimë që Ukraina është një vend që furnizon Evropën…
Ambasadorja e Ukrainës në Shkup, Natalija Zadorozhnjuk ka falënderuar autoritetet dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut për mbështetjen ndaj Ukrainës pas agresionit rus, përcjell TV21. Ambasadorja Zadorozhnjuk tha se sulmet ruse po vazhdojnë , ndërkaq falënderoi Qeverinë për vendimin për të mbështetur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë. “Situata në Ukrainë është tejet e tensionuar. Po kryhet ofanzivë e përmasave të mëdha nga forcat e armatosura ruse nga të gjitha anët. Forcat ukrainase po i japin përgjigje agresorit. Në këtë kohë të vështirë për vendin tonë do të doja të falënderoj për mbështetjen e qartë dhe të vendosur për Ukrainën të…
Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme miratoi disa vendime për bashkëpunim ndërkomunal me komunat e Shkupit. Vendimi i parë parashikon që Qyteti i Shkupit të ndajë mjete për 10 komunat e Shkupit për rikonstruksionin dhe rregullimin hortikulturor të sipërfaqeve ekzistuese të parqeve, si dhe mbjellje të fidanëve dhe luleve të reja. Nga këto mjete do të realizohen shumë projekte të përbashkëta me komunat që do të rrisin gjelbërimin në qytetin e Shkupit. Në seancën e sotme këshilltarët miratuan dy vendime për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal me komunën e Kisella Vodës, i pari për ndërtimin e një kanalizimi…
Banorët e fshatit Llakoçerej pas protestës së mbrëmshme kundër grupit Lev Tahor, sot zhvilluan takim me kryetarin Komunës së Ohrit Kirill Pecakov. Në këtë takim banoreve iu bë e ditur se 37 anëtarët e grupit Lev Tehor do të qëndrojnë në hotelin e vendosur edhe dy javë, aq sa edhe e kanë kontratën për të qëndruar në Hotel. Pecakov tha se ky grup më 7 mars do të largohet nga vendi, sepse u skadon afati i qëndrimit por edhe kontrata që kanë bërë në hotelin ku qëndrojnë. Ai tha se do të bisedojë me ta që të mos lëvizin nëpër…
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 631 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 910 pacientë që fituan betejën kundër virusit, transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend është 631, prej të cilëve 910 janë shëruar. Vendi po ashtu regjistroi gjashtë viktima të tjera nga koronavirusi, duke e çuar në 8.969 numrin e përgjithshëm të tyre. Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.880.891 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.818 teste të kryera…
Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Ukrainë, Krum Efremov, vazhdon të ndodhet në kryeqendrën e Ukrainës. Ai për servisin publik thotë se situata atje është rënduar shumë që nga orët e hershme të mëngjesit, por deri tani nuk ka pësuar asnjë shtetas i vendit. Ndërsa ka qytetarë që dëshirojnë ta lëshojnë Ukrainën për t’u kthyer në Maqedoninë e Veriut. “Ukrainë për momentin është në gjendje kritike, praktikisht që nga mëngjesi në gjendje lufte, e shpallur nga presidenti. Kishte veprime ushtarake. Për momentin unë jam në Kiev, vazhdimisht jam në kontakt me shtetasit tanë. Situata është shumë e rënduar se ditëve…

