Author: Jeta almakos

Të punësuarit e Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë, si gazetarë, me shpenzime të shtetit kanë qëndruar në Bullgari për tre ditë. Ata kanë shkuar gjoja për të ndjekur dhe për të informuar për seancën e parë ndërqeveritare mes Qeverisë së RMV-së dhe Qeverisë së Bullgarisë. Në dokumentet e siguruara nga Alsat, gjashtë nga të punësuarit në Qeveri, mes të cilëve edhe shefi i Shërbimit Pece Mirçevski, kanë siguruar gjashtë dhoma hoteli dhe transport me automjete të Qeverisë, shkrua Alsat. Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta i RMV-së është i obliguar të sigurojë vendosje…

Lexo më Shumë

Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionistë të Maqedonisë e ka pezulluar grevën e paralajmëruar para Qeverisë. Pas disa takimeve me institucionet, ata ende nuk kanë arritur të zgjidhin statusin e disa prej ushtarëve, ndaj vendosën të protestojnë para Qeverisë. “Sipas nenit 40a të Ligjit për shërbimin në ushtri, ushtarët profesionistë të cilët kanë mbushur moshën 45 vjeçare transferohen në institucionet tjera të ndërlidhura. Por në dy vitet e fundit qeveria nuk ka marrë asnjë masë për transferimin e disa prej ushtarëve profesionistë në një institucion tjetër”, thonë nga Sindikata. Hapi që morën sot do të jetë vetëm një paralajmërim,dhe pas…

Lexo më Shumë

Ribalancimi i buxhetit i bërë nga qeveria e LSDM-së dhe BDI-së është vetëm një listë e thjeshtë dëshirash që nuk ka absolutisht asnjë bazë reale. Në fakt, e njëjta qeveri e paaftë që krijoi buxhetin joreal për vitin 2022, nuk ka çka të përmirësojë as në ekonomi, as me ribalanc. Përkundrazi, kriza do të thellohet, sepse burimi i krizës gjigante është vetë qeveria, thonë nga VMRO-DPMNE. “Me ribalancimin e buxhetit reduktojnë investimet kapitale, të cilat në çdo ekonomi normale duhet të jenë bazë e rritjes ekonomike. Ata rishikojnë gjithashtu rritjen ekonomike të PBB-së me 1.4% më poshtë, që do të…

Lexo më Shumë

Guvernatorja e Bankës Popullore thotë se qytetarët i pret vit i vështirë ekonomik pas rritjes së inflacionit. Në ndërkohë Banka Popullore pret edhe rritjen e borxhit publik për 63 për qind, me çka vendi hyn në zonën e shteteve me borxh të lartë. Guvernatorja Anita Angellovska Bezhoska i sugjeron autoriteteve që fokusin ta vënë te përmirësimi i standardit jetësor të qytetarëve, por shton se nuk duhet të harrohen as reformat, pasi siç thotë për momentin realisht po shuhen vetëm zjarre. “Në momentin që ulet aktiviteti ekonomik, presim ngadalësim të ekonomisë dhe presione në rritje ndaj inflacionit, që do të thotë…

Lexo më Shumë

Një rast i dyshimtë i lisë së majmunit dyshohet se është zbuluar në Greqi. Rasti i parë i dyshimtë i lisë po vlerësohet nga autoritetet shëndetësore greke. Bëhet fjalë për një turist i cili kishte udhëtuar në Kefaloni me partneren e tij për pushime. I riu ka skuqje të lëkurës dhe simptoma të tjera që të ngjashme me ato të lisë së majmunit. Autoritetet shëndetësore të Kefalonisë të cilat vlerësuan ngjarjen e karakterizojnë atë si të dyshuar për li majmunësh.

Lexo më Shumë

Qendra për Menaxhimin e Krizave njofton se sot në ora 14:00 përmes E-112 është pranuar informacion për një fëmijë 6-vjeçar në lagjen Krasniqi në Tetovë, i cili duke luajtur buzë lumit Shkumbin pas shtëpisë ku jeton, ra në ujërat e përmbytjes ne lumë. “Nëna e tij shtatzënë ka vërejtur rënien e fëmijës dhe është futur menjëherë në ujërat e përmbytjes. Pas rreth 50 metrash, të marra nga uji i shpejtë, disa banorë të zonës arritën ta nxirrnin nga bregu i lumit, por fatkeqësisht jo edhe fëmijën. Menjëherë pas njoftimit, Qendra ka alarmuar të gjitha subjektet – ekipet e Njësive Territoriale…

Lexo më Shumë

Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar nga zjarri i cili pasditen e sotme kaploi hotel “Bushin” në Çarshi të Shkupit, njofton udhëheqësja e ndihmës së shpejtë, Milica Bubalo. Një pjesë e të lënduarve janë dërguar në spitalin 8 Shtatori, ndërsa disa të tjerë në Klinikën e Toksikologjisë. Ndryshe, më herët zjarrëfikësit arritën që të shuajnë plotësisht zjarrin i cili kishte kapluar hotel Bushin.

Lexo më Shumë

Për aktivitetet e kryeparlamentarit ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët e cila vlerëson se pro rusët festojnë bashkë 20 vjetorin e BDI-së dhe 70 vjetorin e Kadirovit. Sipas partisë opozitare shqiptare, ata që e kanë gojën plot retorikë për integrime dhe akuza ndaj të tjerëve për Rusinë, u demaskuan vetë në mënyrën më skandaloze. “Në prag të 20 vjetorit të partisë së tyre, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka pritur një delegacion të bashkëpunëtorëve të Ramazan Kadirovit në 70 vjetorin e babait të liderit pro rus. E gjithë kjo ka ndodhur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, institucionin më të…

Lexo më Shumë

Aksidenti i komunikacionit ka ndodhur në afërsi të urës “Vlajko”, në lagjen Vlae të Shkupit. Në aksident janë përfshirë dy automjete Volkswagen Passat dhe Zastava “Fiço”. Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar në spital. Ende nuk ka informacione për gjendjen shëndetësore të të lënduarve.

Lexo më Shumë

Këshilli Koordinues Kombëtar për Regjistrimin e Popullit Turk në Maqedoninë e Veriut, që përfshin OJQ-të turke, subjektet politike të komunitetit turk, intelektualë të shquar turq, profesorë universiteti dhe figura të tjera me ndikim, kanë dorëzuar sot një ankesë për shifrat e Regjistrimit të popullsisë të vitit 2021. Sipas tyre, regjistrimi nuk përfaqëson pasqyrën e vërtetë të popullit turk në vend dhe shifrat dhe përqindjet janë të nënvlerësuara. HUSREV EMIN, KRYETAR I BASHKËSISË SË ORGANIZATAVE JOQEVERITARE TURKE NË RMV “Sot kemi dorëzuar një ankesë me fakte dhe argumente, se i gjithë regjistrimi është bërë në kundërshtim me dispozitat kushtetuese dhe ligjore,…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Nikola Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, janë shpallur fajtorë në rastin e TNT për rrënimin e kompleksit “Kosmos” të bizmesmenit Fiat Canoski. Gruevski, i cili prej disa vjetësh është në arrati në Budapest, për këtë rast u dënua me 9 vite burg, Janakieski me 3 vite, në të cilin llogaritet edhe periudha e kaluar në paraburgim. I akuzuari i tretë Trajkovski është dënuar me 4 vjet burg. Inspektorja Najdovska, e cila atë kohë punonte në komunë, është dënuar me 4 vjet burg. Të dyshuarit tjerë, të cilët…

Lexo më Shumë

Një aksident para pak çastesh ka ndodhur në Vllae para urës në Nerez, raporton Klan Maqedoni. Dy vetura janë përplasur njëra me targa të Tetovës, ku sipas informacioneve të para ka dy gra të lënduara të cilat me urgjencë u dërguan në spital me ambulancë. Pritet të arrijë policia në vendngjarje dhe të hetoj rastin.

Lexo më Shumë