Author: Jeta almakos

Kështu bëri të ditur ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kosovë, Donika Gërvalla, gjatë një raportimi para Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Diasporë. “Qytetarët e Ukrainës në kufirin me Kosovën mund të hyjnë pa viza, por ata që dëshirojnë të qëndrojnë në Kosovë, do të detyrohen të paraqiten tek organet kompetente me qëllim që të marrin leje qëndrim”, tha Gërvalla. Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ndërmjet dy shteteve ekziston regjimi i vizave. Ministrja Gërvalla tha se do të krijojnë kushte për të gjithë familjarët e ushtarëve ukrainas në Kosovë, të cilët dëshirojnë të…

Lexo më Shumë

Mbase u bë ca kohë që jeni shkëputur nga shkolla apo që kur keni komunikuar me ish-mësuesen tuaj, por kujtimet mbeten! Një mësuese apo mësues i caktuar ju ka lënë përshtypje dhe ju e mbartni përherë me vete dhe sigurisht që ju bën të jeni nostalgjik por mbi të gjitha mirënjohës. E pra, kjo është koha, sot është dita që ta ktheni favorin duke ju thënë edhe një herë faleminderit mësuesve në jetën tuaj. Themi qëllimisht ‘mësuesve’ sepse padyshim që ata janë shumë, por sigurisht disa janë më të spikatur ndaj është edhe më e lehtë ta filloni me ta.…

Lexo më Shumë

Me flamuj ukrainas dhe pankarta për të dytën herë në Shkup u protestua kundër pushtimit rus në Ukrainë. Nën organizim të shoqatës “Lesja Ukrainka”, protestuesit kërkuan që urgjentisht të mbyllet hapësira ajrore mbi Ukrainë, por theksuan edhe kërcënimet nga rreziku nuklear. “Përveç agresionit rus që është i orientuar drejt shkatërrimit të popullsisë dhe infrastrukturës ukrainase, u paraqit edhe kërcënimi jo vetëm për Ukrainën, por edhe për gjithë Evropën dhe më gjerë. Me vet invazinonin rus në Ukrainë, në rrezik është vendosur edhe siguria nukleare globale. Ne si ukrainas në RMV publikisht i drejtohemi Qeverisë së Maqedonisë së Veriut me apel…

Lexo më Shumë

Shkolla “Rilindja” në të cilën mësojnë nxënës nga fshatrat Llojan dhe Vaksincë, nuk ka ujë për pije! Drejtori i shkollës, Idriz Sulejmani, thekson se uji që vjen përmes rrjetit ujësjellës nuk është i sigurt, ndërsa shpjegon se i kontaminuar është edhe uji nga pusi, i cili ndonjëherë përdoret nga nxënësit. “Nuk e kemi atë qe duhet ta kemi si çdo shkollë që e kanë ujin e sigurt, na s’kemi ujë ku me marr ujë. Institucionet të cilët e vëzhgojnë d.m.th punën e ujit në shkollë çdoherë nga 2-3 herë vit ato e kontrollojnë ujin, uji është kancerogjen”, tregon Sulejmani. Sulejmani…

Lexo më Shumë

Në rrjetet sociale po shtohen postimet e qytetarëve nga Maqedonia e Veriut që shprehin gatishmërinë e tyre për t’iu ofruar strehim refugjatëve nga Ukraina, të cilët po ikin pas shpërthimit të luftës më 24 shkurt. Një nga këta persona që ka postuar një mesazh të tillë në rrjetet sociale është edhe Ana Mitrejçevska nga Manastiri. Ajo thotë se mund të strehojë dy apo tre persona nga Ukraina. “Tash e disa vjet punoj në projekte të ndryshme të organizatave joqeveritare, me ç’rast kam njohur shumë miq nga e gjithë bota, përfshirë edhe nga Ukraina. Më është paraqitur një shoqe që dëshiron…

Lexo më Shumë

Enti Shtetëror i Statistikave ka paralajmëruar se rezultatet e regjistrimit të realizuar në shtator të vitit të kaluar do të shpallen deri në fund të këtij muaji. Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostol Simovski tha se, do të tentojnë t’i shpallin sa më shpejtë të jetë e mundur, nëse nuk ka shumë gabime në materialin, megjithatë ai siguroi se do të respektohen afatet ligjore. “Obligimi ynë është që të dhënat t’i shpallim deri në fund të këtij muaji dhe do t’i përmbahemi asaj. Plani ynë është që diku ka data 30 të dalim me të dhëna. Bëhet fjalë për…

Lexo më Shumë

Tetova ka 3 strehimore të mëdha dhe rreth 100 më të vogla që gjenden poshtë banesave, e të cilat që do të shërbenin për mbrojtje në rast se rrezikohet jeta e qytetarëve. Mediat vizituan disa prej tyre. Nuk mirëmbahen siç duhet, por prapë se prapë në rast nevoje në këto bunkerë do të mund të strehoheshin numër i madh i qytetarëve. Ne gjendemi në një hyrje të një strehimores e cila gjendet në një bllok ndërtesash në qytet, këtu është hyrja dhe ne do futemi brenda për të parë nëse e njëjta është e pastruar. Kjo strehimore ka kapacitet të…

Lexo më Shumë

Silvana Begaj (Shkëputur nga ditari i një ushtari) Ne qëniet njerëzore jemi gjithmonë në luftë: luftë për jetën, luftë për dashurinë, luftë idesh, luftë inatesh, luftë me veten, luftë me ëndrrat etj etj. Por ajo lufta në fushëbetejë qenka ndryshe. Tek të parat e di që mund të vdesësh një ditë dhe llogarit jetën, tek kjo e dyta je i vdekur dhe llogarit po sikur të jetosh. Në luftë kupton që paske jetuar kot! Kishe mundësinë të puthje nënën cdo ditë dhe nuk e bëje. Sot, nuk e di a do ta takosh më. Kishe mundësinë të qeshje, të përqafoje,…

Lexo më Shumë

Nga Anisa Bahiti Më në fund Presidenti ukrainas Zelenskyy shprehu të gjithë mllefin me të drejtë të akumuluar ndaj Perëndimit. Mbledhja e Ministrave të Jashtëm të NATO-s më 4 mars në Bruksel dëshmoi që NATO në raport me Ukrainën ka vendosur të sillet si një OJF ndërkombëtare. Aleanca, nëse mund të quhet e tillë, tashmë dëshmoi dobësinë e vet duke mos vendosur Non Fly Zone mbi Ukrainë. Nuk bëhet fjalë për një aksion ushtarak, por për një aksion mbrojtje mbi civilë. Njëherësh të gjithë udhëheqësit e vendeve të NATO-s u sollën si diletantë. Ëndrrat e qytetarëve ukrainas për t’u shkëputur…

Lexo më Shumë

MPB njofton se kanë arrestuar 3 persona për shkak të kontrabandë me imigrantë. Më datë 04.03.2022 rreth orës 20:00 në një rrugë rajonale nga diga Mantovë deri në udhëkryqin për Negotinë, më saktësisht në afërsi të vendit të quajtur “kilometri i 20-të”, zyrtarët policorë të Stacionit Policor Radovish kanë arrestuar E.G. (33) nga fshati Buçim, Rajoni i Radovishit, O.H. (34) nga Koçani dhe B.J. (38) nga Konçe, i dyshuar për organizimin e transportit të imigrantëve nga Siria dhe vende të tjera. Personat janë dërguar në Stacionin Policor Radovish, ndërsa automjetet “Volkswagen Tuareg” me targa të Radovishit në pronësi të E.G.…

Lexo më Shumë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar në Saraj të Shkupit një 28 vjeçar, për të cilin kushte urdhër për arrest, transmeton Portalb.mk. “Në fshatin Saraj, Shkup, punonjësit policor nga Njësi për intervenime policore pranë SPB Shkup, kanë arrestuar 28 vjeçarin N.N. nga fshatin Saraj, i cili kërkohet me urdhërarrest nga Burgu i Idrizovës për shkak arratisjes nga ky burg”, deklarojnë nga Policia, duke theksuar që ai vuante dënimin me dy vjet e nëntë muaj burg. Ai ishte dënuar për shpëlarje të parave dhe kontrabandë me migrantët, në bazë të nenit 273, gjegjësisht 418b nga Kodi Penal.

Lexo më Shumë

Anastasija Ilievska nga VMRO-DPMNE në konferencë për shtyp tha se opinioni ka pasur mundësi të dëgjojë deklaratë të Pendarovskit se ai ka ditur që nga 8 nëntori se do të ketë luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Sipas saj, për 5 muaj, krerët shtetërorë nuk kanë ndërmarrë asgjë në sigurimin e rezervave dhe përgatitje për krizë. Ajo theksoi se as më 24 shkurt në Këshillin për Siguri nuk janë marrë masa për të mbrojtur qytetarët nga pasojat që i nxit kjo luftë. “Qeveria duhet të përgjigjet se çfarë ka bërë në lidhje me rezervat e domosdoshme të derivateve tv naftës dhe…

Lexo më Shumë