Zëdhënësit e Qeverisë, Muamet Hoxha dhe Dushko Arsovski, në konferencën e sotme të rregullt për shtyp informuan për vendimet dhe konkluzat e miratuara në mbledhjen e 16-të, duke u përgjigjur edhe në pyetjet në interes të mediave dhe opinionit. Në mbledhjen e djeshme u shqyrtua dhe u miratua Informacioni për situatën e sigurisë , Ukrainës dhe e ngarkoi Ministrinë e Punëve të Jashtme, në koordinim me institucionet kompetente, të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e pjesëtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë misionit special monitorues të OSBE-së në Ukrainë. Për momentin, njoftuan zëdhënësit, monitoruesit…
Author: Jeta almakos
Shteti ka Qeveri e cila refuzon konsensus për çështjen më të rëndësishme e cila për momentin e prek vendin, ndërsa refuzimi vetëm flet se në dukje është një zgjidhje shumë më e gjerë vetëm nga ndryshimi i Kushtetutës në të cilën duhej të përfshihet pakica bullgare në Maqedoni, theksoi sot lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski. Ai në fjalimin në Ohër ku llogaridhënie në tre muajt e parë të mandatit dhanë gjashtë kryetarë tha se “zgjidhje më të gjerë nënkupton hyrje në histori dhe gjuhën maqedonase me çfarë direkt preket identiteti maqedonas, si dhe se VMRO-DPMNE-ja nuk do të pranojë, “një…
Me hyrjen e Alternativës në qeveri, Fondi për sigurim pensional dhe invalidor në nivel shtetëror i takoi kësaj partie gjatë ndarjes së posteve. Kjo drejtori nga partia Alternativa i’a dha degës së Tetovës për udhëheqje. Nga dita e sotme zyrtarisht drejtor i Fondit për sigurim pensional dhe invalidor në nivel shtetëror do të jetë Dritan Bexheti nga Tetova.
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.156 testime për coronavirus, ndërsa 674 raste kanë rezultuar pozitiv. Prej rasteve të reja në Shkup janë 352, Manastir – 44, Veles – 33, Prilep – 31, Kavadar – 27, Kumanova – 22, Gjevgjeli – 21, Kërçovë – 17, Strumicë – 16, Tetova dhe Gostivar – 12, Ohri – 11, Negotinë – 10, Resnjë – 9, Radovishi – 8, Shtip – 6, Koçani, Struga, Sveti Nikolla, Vallandova dhe Krusheva – nga 5, Makedonski Brod dhe Demir Kapija – 3, Kriva Pallanka, Dellçeva, Berova, Dibra dhe Bogdanci…
Muaji më i rëndësishëm për myslimanët, muaji i Ramazanit sivjet do të fillojë ditën e shtunë, më 2 prill, ashtu siç është e shkruar në kalendarin mysliman, shkruan rtv21.tv Këtë vit myslimanët do të agjërojnë 30 ditë. Muaji i Ramazanit do të fillojë më 2 prill (e shtunë) dhe do të përfundojë më 1 maj (e diel). Pra, edhe 37 ditë do të fillojë muaji i Ramazanit. Dita e parë e Fitër Bajramit është më 2 maj (e hënë). Në muajin e Ramazanit besimtarët myslimanë janë të obliguar të agjërojnë 30 ditë pa ndërprerë, nga agimi në mbrëmje, duke plotësuar…
Maqedonia e Veriut është në linjën e arritjes së harmonizimit prej 100 për qind me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian në lidhje me pakon e sanksioneve të BE-së e cila paralajmërohet kundër Rusisë, konfirmoi zëdhënësi qeveritar Dushko Arsovski. “Qeveria plotësisht do të diskutojë dhe do të vendosë. Për këtë opinioni do të informohet”, tha Arsovski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri. I pyetur nëse vendi është i gatshëm të pranojë refugjatë nga Ukraina nëse shpërthen konflikt ushtarak me Rusinë, zëdhënësi qeveritar potencon se vendi disa herë ka treguar…
Akoma asnjë lëvizje në drejtim të thirrjes së Komisionit për zgjedhje dhe emërime edhe tre ditë pas nismës së opozitës për të zhbllokuar zgjedhjen e gjykatësve Kushtetues. Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi akoma nuk i është përgjigjur kërkesës së opozitës të cilët të hënën kërkuan mbledhjen urgjente të trupit punues. Deputeti Fadil Zendeli, nënshkrues i nismës për mbledhjen e komisionit thotë se janë të gatshëm që sot të marrin pjesë në mbledhjen e trupit punues, por kjo nuk nënkupton se me çdo kusht do të ketë zgjidhje të problemit. Zendeli thotë se nuk do të mbështesë asnjë kandidat partiak apo…
Biznesmeni i njohur kosovar, Burim Piraj ka marrë vendim që nga sot ta ngrit pagën minimale në kompaninë e tij. “…marr vendim që paga minimale në firmën time MEKA HALAL FOOD nga 1 Marsi 2022 me Emrin e të Madhit Zot të jetë 400€”. Postimi i plotë: Si pjesëtar i komunitetit të biznesit në vend nuk mund t’i lejoj vetvetes rolin e spektatorit të ngjarjeve ekonomike dhe politike në vend! Kosova është Atdheu ynë dhe ne duhet me aq sa mundemi të japim kontribut. Nuk ndihem mirë kur e shoh vendin në një gjendje kaotike ku fuqia punëtore është e…
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski dhe ministri i Zhvillimit Rajonal të Republikës së Kosovës, Fikrim Damka sot kanë realizuar takim në Klubin e Deputetëve. Pas takimit, dy ministrat dhanë edhe deklarata për shtyp, ndërkaq ministri kosovar Damka për një moment prej gjuhës shqipe padashje kalon në serbisht edhe përkundër faktit se kishte përkthyes të angazhuar. Ndryshe, qëllimi i takimit ishte bashkëpunimi ndërmjet dy ministrive në zbatimin e projekteve për zhvillim rajonal dhe për shkëmbim të përvojave në funksion të përforcimit të kapaciteteve administrative.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, policia dhe institucinet tjera kanë arrestuar 10 persona dhe ka konfiksuar 40 kilogramë marihuanë në vlerë prej mbi 200 mijë eurove. Sipas policisë, krahas pjesmarrjes së shtetasve të Maqedonisë, në këtë grup kriminal ndërkombëtar ka pasur shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë të cilët janë të përfshirë në tregti ilegale me drogë dhe kanë transportuar transportin e marihuanës nga Shqipëria përmes Kosovës në Maqedoninë e Veriut për të përfunduar në Turqi. Nga policia shtojnë se në fshatin Sopishte nga policët janë ndaluar dy automjete, e drejtuar nga S.F dhe B.F,…
Nga qindra qytetarë të Maqedonisë së Veriut që ndodhen në Ukrainë, 13 prej tyre kanë kërkuar ndihmë nga Ambasada e Maqedonisë në Kiev. Ambasadori i RMV-së në Ukrainë Krum Efremov, për TV21 tha se një shtetas i Maqedonisë është në Luhansk, por ai është i sigurt, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ambasadori apeloi për këdo që ka nevojë për ndihmë të kontaktojë ambasadën. Ai thotë se situata në Ukrainë për momentin është e qetë dhe siç thotë ai, ka apel nga autoritetet që gjithçka të zgjidhet në rrugë diplomatike.
Në orët e pasdites të së premtes së kaluar, policë të shumtë ishin përgatitur për të kryer një ndërhyrje në një mulli në fshatin Shirokë të Suharekës. Njësiti për hetimin e narkotikëve në Prizren kishte marrë informacione se në një objekt disakatësh që funksiononte si mulli po zhvillohej veprimtari ilegale kryesisht i rritjes së bimëve narkotike dhe përgatitjes së drogës për treg. Prokuroria e Prizrenit kishte udhëzuar hetuesit policorë që të ndërmerrnin të gjitha veprimet e nevojshme për të hetuar rastin dhe informacionin e marrë. Në hetimin e rastit u vunë në dispozicion edhe masa të fshehta për të siguruar…

