Author: Jeta almakos

Ndërsa sytë janë drejtuar nga sulmi i mundshëm i Rusisë mbi Ukrainën, presidenti rus, Vladimir Putin, po dërgon këshilltarin e tij të lartë të sigurisë në Ballkan, ku Moska është përpjekur të ruajë ndikimin kryesisht përmes aleatit të saj Serbisë.Mediat proqeveritare në Serbi, thanë të hënën se Nikolai Patrushev, sekretari i fuqishëm i Këshillit të Sigurimit të Kremlinit, do të mbërrijë në Beograd në ditët në vijim, për bisedime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Moska nuk ka dhënë asnjë njoftim për udhëtimin e Patrushevit. Bisedimet thuhet se do të përqendrohen në pretendimet e Moskës se “mercenarët” nga Shqipëria, Kosova…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe Ambasadorja Fuqiplotë e Ukrainës Natalia Zadorozhnjuk u takuan sot në Ministrinë e Mbrojtjes, ku u theksua edhe një herë se vendi ynë dhe të gjitha vendet e tjera anëtare të NATO-s ofrojnë mbështetje të qartë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Petrovska, siç njoftuan nga kabineti i saj, në takim tha se si anëtare e NATO-s, Maqedonia e Veriut e përkrah politikën e dyerve të hapura të NATO-s dhe të drejtën e secilit vend për të vendosur për të ardhmen e tij. Ambasadorja Zadorozhnjuk tha në një deklaratë se është mirënjohëse për mbështetjen…

Lexo më Shumë

Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, e nga ana tjetër pushteti as nuk do të dëgjojë. Por Arben Taravari i ASH-së paralajmëron protesta në rrugë për rrëzimin e Qeverisë. Ai tha se kanë strategji dhe se pas kongresit të partisë ata do të jenë më të ashpër në kërkim të drejtësisë. “Do dalim edhe në rrugë patjetër. Ne e kemi kongresin pas 27 marsit. Kemi strategji si do të veprojmë si opozitë, do të jemi shumë më të ashpër, shumë më të vrazhdë, shumë më agresiv kështu që do ta kërkojmë drejtësinë me çdo kusht”, tha Arben Taravari nga ASH.…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoni të Veriut janë shënuar 234 raste të reja me COVID-19 si dhe kanë vdekur 12 persona, që ishin të prekur me këtë virus. Po ashtu janë shëruar edhe 1,491 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 278,326 që nga fillimi i pandemisë. Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 293,559, kurse i të vdekurve është 8,915 persona.

Lexo më Shumë

“Faleminderit për besimin kryetar, ne do të bëjmë diçka të mirë për Shkupin dhe Çairin”, u shpreh Behgjet Pacolli, biznesmen nga Kosova. Në prag të zgjedhjeve lokale biznesmeni kosovar Bexhet Pacolli, ish kryetari i Shkupit, Petre Shilegov dhe kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu nënshkruan memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e garazheve në kate. I pranishëm gjatë këtij akti ishte edhe zv/kryeministri i parë Artan Grubi. Ai e pari e mori fjalën dhe para mediave shprehi kënaqësinë për këtë bashkëpunim, të cilin tha se e mbështet edhe Qeveria. “Përkrahje më të madhe gjeti te presidenti Pacolli, në veçanti kompania e…

Lexo më Shumë

Ministri për Punë të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në Listën anketuese në komisionin Antikorrupsion, në emër të tij ka paraqitur vetëm një veturë të tipit “Audi A6” model 2004/2013, një kredi dhe një huamarrje. Ndërkohë ka paraqitur dhe pagën e bashkëshortes në vlerë prej 53.426.00 denarë dhe veturën e saj “Opel corsa”, model i vitit 2004/2017. Megjithatë Osmani në emër të prindërve ka paraqitur një shtëpi me oborr prej 400 metra katrorë në Shkup si dhe pensionin e tyre në vlerë prej 17.000 denarëve. /Alsat/

Lexo më Shumë

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari pasdite i mori rezultatet nga ekzaminimet laboratorike të Institutit të Veterinarisë pranë Fakultetit të Mjekësisë Veterinare – Shkup, me të cilat te mostra nga një shpend i egër – kormoran nga rajoni i Shtipit, është konfirmuar prania e sëmundjes të gripit të shpendëve. Për konfirmimin e këtij nëntipi të llojit të virusit, i cili nuk është zbuluar në fermë, por te një shpend i egër i ngordhur që u gjet në natyrë, do të kryhen ekzaminime laboratorike shtesë. Raport për dyshim të rastit, AUV mori më 18 shkurt, kur nga ana e Shoqatës së Veterinarisë…

Lexo më Shumë

Kuvendi ka nënshkruar marrëveshje në fund të janarit me Telekomin për t’u furnizuar me 270 telefona celularë me biseda dhe internet pa limit, marrëveshje e cila do t’i kushtojë qytetarëve rreth 200 mijë euro. Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri, në një prononcim për gazetën LAJM, tha se procedura e furnizimit është udhëhequr nga kryetari i parlamentit dhe se për këtë nuk janë konsultuar deputetët. Ai u shpreh se nuk ka nevojë për telefon nga Kuvendi dhe se sqaroi përdor celularin e tij privat. “Sigurisht që kjo është procedurë që është udhëhequr nga kryetari i parlamentit. Ne si deputetë as nuk…

Lexo më Shumë

Një super aksion i zhvilluar nga Drejtoria e policisë së Shkodrës është finalizuar më kapjen e një personi më rrezikshmëri të lartë shoqërore i cili kërkohet nga autoritet e Luksemburgut. Bëhet fjalë për Edinjo Pultin i cili u arrestua në qytetin e Shkodrës brenda një lokali nate. Policia prej kohësh ishte vënë në gjurmimin e tij, ku një ditë më parë është kryer dhe arrestimi. Edinjo Pulti pritet që ti dërgohet autoriteteve të Luksenburgut për të shlyer edhe dënimin e tij. I shumëkërkuari akuzohet për tentativë vrasjeje, por edhe për trafik të paligjshëm të armëve, municioneve dhe eksplozivëve. Edinjo Pulti,…

Lexo më Shumë

Artisti kosovar, Vedat Bajrami së fundi ka publikuar një video-incizim në të cilin shfaqej në rolin e ish-kryeparlamentarit të vendit, Jakup Krasniqi. Vedat Bajrami shfaqej sikur kinse Jakup Krasniqi, i cili ka kaluar mbi një vit si i burgosur në Hagë, në kuadër të procesit gjyqësorë të Gjykatës Speciale. Në kuadër të kësaj video-je, Vedat Bajrami pati kritika ndaj politikanëve që nuk i përmendën ish-krerët e UÇK-së të cilët po qëndrojnë në Hagë, në përvjetorin e 14 të Pavarësisë së Kosovës. E kjo video ka bërë që të reagojë vetë vajza e Jakup Krasniqit, Gresa. Gresa madje ka thënë se…

Lexo më Shumë

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka reaguar ndaj një skeçi të aktorit Vedat Bajrami lidhur me krerët e UÇK-së të cilët janë të akuzuar nga Gjykata Speciale. Latifi ka thënë se parodia me gjendjen e Krasniqit është paftyrësi. Ai po ashtu ka shtuar se Krasniqi është i shtyrë në moshë dhe mund të mos e shoh ardheun e tij. “Jakup Krasniqi sot është 71 vjeçar. Ka probleme të mëdha shëndetësore. Nëse zgjatë procesi kundër tij dhe të tjerëve në Hagë, ka fort rrezik që ai të mos e shoh më për së gjalli atdheun e tij, për të cilin ka punuar…

Lexo më Shumë

Krerët shtetërorë në takime me kryeministrin bullgar, Kirill Petkov. Stevo Pendarovski dhe Dimitar Kovaçevski kanë biseduar për përparim në planin evropian, që do të thotë sukses për dy vendet. Petkov pas takimeve, në intervistë ka deklaruar se ideja është që të arrihet zgjidhje e cila më vonë do të dorëzohet në Komisionin Evropian. “Planifikojmë të shkojmë në Komisionin Evropian me propozim të përbashkët, që nën një është shumë ndryshe para se gjithash. Nën dy, propozimin e bazojmë në kriterin e Kopenhagës, në parimin e mbrojtjes juridike të njerëzve që janë me origjinë tonë. Me fjalë tjera, nuk përfshijmë çështje konkrete…

Lexo më Shumë