Author: Jeta almakos

Krahas ngritjes së çmimeve të rrymës por edhe të produkteve ushqimore, qytetarët janë goditur edhe nga rritja e çmimit të ilaçeve. Çmimi i lartë, siç thonë të anketuarit për Klan Maqedoni, iu është bërë ngarkesë shtesë për buxhetin modest familjar. “E kanë tepruar, unë jam me ndihmë sociale, shtrenjtë janë barnat. Jam në dializë”. “Të larta janë çmimet, kështu që, të kënaqur apo të pakënaqur, domosdo duhet t`i blejmë”. “Unë jam pensioniste, me pension të ulët. Me dhjetë mijë nuk mundem asgjë të mbërrijë, në thelb, edhe ju nëse do ishit në vendin tim,  sigurisht do të pyesni pse kështu. Domethënë me pension…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët ka potencial më të mirë kuadrosh se BDI-ja, ka thënë ai për të përjavshmen Focus, duke theksuar se epërsia financiare e BDI-së i ka mundësuar të bëhen të paprekshme. Konflikti ushtarak në vitin 2001 ishte në njëfarë mënyre udhëkryq në skenën politike shqiptare në Maqedoni, thotë gazetari dhe analisti Semi Mehmeti, i cili për të përjavshmen Focus analizon fenomenin BDI, e cila ka 20 vjet që fiton, ndërsa disa nga rivalët e saj zhduken nga skena politike. — Figura drejtuese e PPD-së me potencial intelek-tual të respektuar donin të rreshtoheshin pas Ali Ahmetit dhe ta ndihmonin që…

Lexo më Shumë

Analisti dhe ish politikani Xhevdet Hajredini deklaroi për Fokus se:Për të qeverisur të qetë (rehat) gjithë mandatin, VMRO dhe LSDM paguajnë votuesit e BDI-së nga buxheti. BDI është dhe do të jetë në pushtet përderisa VMRO-ja dhe LSDM-ja, apo ndonjë parti tjetër maqedonase, në koalicion do të dëshirojë shqiptarë besnikë, apo që “nuk vlejnë as pesë lekë”, thotë ish-ministri i Financave dhe analisti politik Xhevdet Hajredini. – BDI është në pushtet, sepse edhe VMRO-ja edhe LSDM-ja “për të qeverisur rehat një mandat tëvplotë” i paguajnë votuesit nga buxheti me vite të tëra, sepse kompetentët ndaluan publikimin e veprave penale që…

Lexo më Shumë

Të revoltuar nga zvarritja e trajnimeve, kandidatët për drejtorë në institutet arsimore sot protestuan para Qendrës Shtetëror të Provimeve.  Ata ankohen se pengohen në zhvillimin profesional sepse edhe pse kanë paguar, tash më disa muaj presin për trajnim dhe provimin për drejtorë të shkollave dhe konvikteve, transmeton Portalb.mk. “Pyetja është se pse nuk ka më trajnime në vjet, sepse siç e dini ne jemi paraqitur më shumë se 50 kandidatë. Pse të mos bëhet të ketë 5 trajnime këtë vit, që të mund të gjithë që marrin certifikatë të mund të paraqiten në konkurset e ardhshme për drejtorë”, tha Aleksandër…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë ngritur ngritur kallëzim penal kundër 47-vjeçarit B.B. nga Tetova, përcjell TV21. Nga MPB theksojnë se i njëjti dyshohet për kryerjen e veprave penale “uzurpim i patundshmërive” dhe “ndërtim pa leje”. “Me datë 17.11.2021, zyrtarët policorë në SPB Tetovë dhe inspektorët e autorizuar ndërtimor në Komunën e Tetovës kanë bërë kontroll në lokacionin “Kodra e Diellit”, dhe është konstatuar se i pandehuri ka vendosur një bazë betoni në përmasa 10×9 metra, me shtylla betoni dhe një mur betoni në tokë nën pronësi të shtetit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve në vend janë bërë 3,974 teste, dhe janë regjistruar 668 raste të reja me COVID-19, shkruan Alsat. Gjithashtu nga ky Instittut informojnë se janë regjisturar edhe 887 persona të shëruar, si dhe 7 viktima.

Lexo më Shumë

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski pasi u zgjodh të jetë në pjesën e programit për liderë të rinj në “Friends of Europe”, u shpreh se është krenar se ndodhet në mesin e 40 personaliteteve më me ndikim në Evropë. “Për zgjedhjen time nga “Friend of Europe” mes tjerash shkruan se jam i përkushtuar në luftimin e korrupsionit. Këto fjalë janë motiv i fuqishëm që të vazhdojë fuqishëm të angazhohem në luftën kundër korrupsionit”, u shpreh Nikollovski. Ai shtoi se korrupsioni është arsyeja kryesore pse të rinjtë e lëshojnë Maqedoninë dhe rajonit dhe se korrupsioni e dëmton ekonominë dhe shkatërron demokracinë.…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotëm, punonjësit policorë të Byrosë së Sigurisë Publike pranë MPB-së në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës, kanë kryer një aksion në katër lokale nate dhe kabare në Manastir. “Gjatë kontrollit në dy lokale nate, është gjetur drogë substanca pluhur dhe marihuana dhe do të parashtrohet kallëzim penal. Po ashtu, një person është zënë me çertifikatë false dhe do të vijojë kallëzimi përkatës penal, ndërsa prokuroria kompetente do të shqyrtojë një ankesë që është bërë kundër pronarit të një objekti i cili ka kërcënuar punonjësit e policisë dhe…

Lexo më Shumë

Një pjesë e banorëve të Gllumovës nesër nga ora 8:30 deri në 11:00 do të mbeten pa energji elektrike. Në periudhën nga ora 10 deri në ora 13:00 nesër do të jenë pa energji elektrike shfrytëzuesit nga fshatrat Svillare e Poshtme dhe Svillare e Epërme. Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave në Shkup, ndërprerjet janë për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin shpërndarës.

Lexo më Shumë

Se si është kualiteti i ajrit që e thithim, nëse ekziston ndotje nga ndonjë kapacitet industrial ose cilët janë ndotësit e pranishëm në ajër për momentin edhe sivjet do të kontrollohen vetëm në laboratorët private. Laboratori qendror, i cili është pjesë e Ministrisë së Mjedisit Jetësor, madje vitin e ardhshëm do të akreditohet për matjen e ndotjes së ajrit, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Vitin e kaluar, Ministria u furnizua me instrument për matjen e grimcave të gazrave nga burimet stacionare për nevojat e laboratorit. Bëhet fjalë për analizues të lëvizshëm për matjen e përqendrimit të gazrave, i cili mat praninë e oksideve…

Lexo më Shumë

Javëve të fundit është shënuar ulje e numrit të të infektuarve. Autoritetet shëndetësore shpresojnë se po afrohet fundi i valës së katërt të virusit korona. Që të zbuten masat, do të duhet të arrijmë imunitet kolektiv, shprehet Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali. “Nëse marrim rezultate pozitive, gjegjësisht mbi 70% e imunizimit të përgjithshëm në vend, atëherë në këtë rast mund të themi se do të fillojmë me lehtësimin e masave, përkatësisht me lehtësime për funksionimin normal të qytetarëve tanë”, deklaroi Sali. Por, sa larg jemi nga imuniteti kolektiv, do të tregojnë rezultatet e skriningut që po zbatohet. Janë bërë 3.000…

Lexo më Shumë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski u bëri thirrje deputetëve, që ta zhbllokojnë miratimin e Ligjit të ri për objektet e ndërtuara pa leje. Teksti i ri i ligjit, sipas informacioneve, ka ndryshuar 12 nene të diskutueshme për ekspertët. Ata ishin arsyeja që presidenti Stevo Pendarovski në maj të vitit të kaluar nuk e nënshkroi dekretin, me të cilin duhej të hynte në fuqi ligji tashmë i miratuar. “Ai tashmë është në procedurë parlamentare, dhe nëse Parlamenti është gati për të debatuar, ne jemi këtu për të hapur të gjitha pyetjet, sepse ligji duhet edhe për projektet e infrastrukturës…

Lexo më Shumë