Author: Jeta almakos

Një anketë që realizohet në mënyrë anonime, por që mban pyetje shqetësuese, është duke u realizuar në disa shkolla të vendit. Për këtë disa prindër kanë shkuar sot deri te ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri për t’i adresuar ankesat. “Kemi pasur reagime të shumta nga prindërit për anketën e realizuar në mënyrë anonime te nxënësit e klasave të gjashta, teta dhe të vitit të parë të shkollës së mesme. Anketa edhe pse e realizuar në mënyrë anonime, përmban pyetje që janë me përmbajtje shqetësuese që nuk janë të përshtatshme për fëmijë të moshës 11-vjeçare”, thanë prindërit para MASh-it.…

Lexo më Shumë

Partia opozitare shqiptare ka reaguar pas informacionit se Ljubomir Fërçkovski është emëruar ambasador i Maqedonisë së Veriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Nga ASh thonë se dekretimi i tij si ambasador nga ana e presidentit, Stevo Pendarovski është skandal diplomatik për disa arsye – qasjen antishqiptare të Fërçkovskit, dështimi i tij në politikë dhe se i njëjti është person non grata.Reagimin nga ASh e ka mbajtur sekretari i përgjithshëm, Arben Taravari. Kemi thirrur këtë konferencë për shtyp pas raportimeve të mbrëmshme për dekretimin e Ljubomir Fërçkovskit si ambasador i Maqedonisë së Veriut pranë OKB-së në New York. Ky dekretim…

Lexo më Shumë

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut Daniel Lazareviq, i cili është i martuar me një grua ukrainase, është bllokuar me familjen e tij në pjesën qendrore të Ukrainës në afërsi të Kremençuk pranë lumit Dniepers. Në një intervistë për “Slobodna TV” ai dëshmoi për situatën aktuale në Ukrainë, duke thënë se lufta nuk është e mirë për askënd dhe se këtë nuk ia dëshiron askujt, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Aktualisht jam në Ukrainën Qendrore, afër lumit Dnieper. Këtu aktualisht nuk ka incidente ushtarake, por situata është e tensionuar dhe njerëzit nuk e prisnin që të ndodhte një gjë e tillë. U dëgjuan…

Lexo më Shumë

Në seancën e mbrëmshme Komiteti Ekzekutiv i LSDM-së Darko Kaevski është zgjedhur zëdhënës i partisë  pasiqë Konstantin Kostadinov është zgjedhur kryetar i komunës së Strumicës. Kaevski është deputet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nënkryetar i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës. Kaevski ka qenë drejtor i Agjencisë për rini dhe sport, ndërsa më parë ka punuar në sektorin privat, njoftuan nga kjo parti.

Lexo më Shumë

Gazetari i CBS News, Charlie D’Agata, sapo kishte përfunduar një lidhje të drejtpërdrejt me televizionin, kur ndodhi një shpërthim i madh në prapavijë. Gazetari po pyeste ekipin realizues se çfarë po ndodhte, kur më pas ndodhi edhe një shpërthim i dytë, më i fuqishëm sesa i pari, gjë që e detyroi gazetarin të largohet nga xhirimet. Më poshtë mund të shihni momentin e eksplodimit.

Lexo më Shumë

Ky është momenti kur një ushtar rus mbajti dy granata në ajër ndërsa ecte mes ukrainasve duke kërkuar që ata të dorëzoheshin. Dailymail shkruan se pamjet, të filmuara në Konotop, tregojnë ushtarakun rus duke mbajtur dy granata mbi kokën e tij teksa kalonte nëpër një turmë qytetarësh ukrainas të tërbuar që bërtisnin ‘turp’. Të tjerë u thanë njerëzve të Moskës, ‘mos ecni përreth duke treguar granatat tuaja’, ndërsa të tjerët u përplasën me ushtarin, duke mos qenë të pavëmendshëm ndaj rrezikut të granatave. Ushtari ishte në qytet, në bregun jugor të Ukrainës, për të negociuar një dorëzim ukrainas me banorët pasi kishte…

Lexo më Shumë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka publikuar një video të re, ndërsa ministri rus Sergei Lavrov po mban një konferencë shtypi në Moskë. Presidenti i është drejtuar Vladimir Putinit: “Shko në shtëpi. Në shtëpinë tënde”, duke iu referuar ndalimit të bo Ai tha se Putini duhet të mbrojë njerëzit që flasin rusisht në Rusi jo në të gjithë botën “në shtëpinë tuaj. Ka mjaft prej tyre edhe atje. Rreth 150 milionë.” Zelensky gjithashtu e krahason pushtimin e Rusisë me një virus, duke thënë se kanë kaluar dy vjet që kur Ukraina regjistroi rastin e saj të parë Covid. “Ka kaluar…

Lexo më Shumë

Pesë fëmijë dhe një grua e moshuar janë në mesin e rusëve që janë arrestuar për protesta kundër luftës në Ukrainë. Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, shtatë-vjeçarët Sonya dhe David, nëntë-vjeçari Matvey dhe 11-vjeçarët Liza dhe Gosha u arrestuan së bashku me nënat e tyre pasi vendosën lule dhe mbanin postera kundër luftës jashtë ambasadës së Ukrainës në Moskë. Ekaterina Zavizion shkroi në një postim në Facebook se ajo dhe shoqja e saj Olya ishin frymëzuar të shkonin në ambasadë me lule pasi kishin parë një video për bombardimin e Kharkiv, qytetit të dytë më të madh të Ukrainës. Ajo…

Lexo më Shumë

Ndërsa Sergei Lavrov është duke mbajtur konferencë në Moskë, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka publikuar një video të re. Ai thotë se linjat e mbrojtjes së Ukrainës po rezistojnë, por thotë se bombardimet e qyteteve nuk kanë pushuar që nga mesnata. Ai thotë se ndryshimi në taktikën e Rusisë – në shënjestrimin e zonave civile – tregon se Ukraina ka qenë e suksesshme në rezistimin e planit të Moskës për një fitore të shpejtë nëpërmjet sulmit tokësor. “Ne nuk kemi asgjë për të humbur veç lirisë sonë”, thotë Zelensky, duke shtuar se Ukraina po furnizohet çdo ditë me armë nga…

Lexo më Shumë

Qeveria dje edhe njëherë apeloi, qytetarët të jenë të qetë dhe të mos frikohen – produkte ushqimore ka, rezervat e mallrave janë në nivel të kënaqshëm, ndërsa goditje çmimi nuk pritet. Gjendja ndiqet dhe nëse vlerësohet se është e nevojshme, shteti do të intervenojë. Siç informon Qeveria, ndërmerren të gjitha masat që të ruhet standardi, Sipas paralajmërimeve të Bankës Qendrore, sërish, kursi devizor i denarit është stabil dhe i tillë do të mbetet. “Vendi ynë ka sasi të mjaftueshme të produkteve ushqimore dhe derivate të naftës në rezervat e mallrave. Qytetarët të jenë të qetë nuk pritet goditje në çmime…

Lexo më Shumë

Kanë kaluar më shumë se tre muaj që kur gazetari kontrovers Milenko Nedellkovski shpërndau gjuhë të urrejtjes nëpërmjet një status në Facebookun për aksidentin e autobusit të RMV-së në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë u lënduan, ndërkaq Prokuroria thotë se është duke kryer veprime për konstatimin e fakteve, njofton Portalb.mk. “Në lëndën për të cilën tregoni interes, pas pranimit të njoftimit nga Ministria e Punëve të Brendshme, prokurori publik kompetent, ka filluar të ndërmarrë veprime për konstatimin e fakteve, gjatë së cilës ka dërguar kërkesë deri te rrjeti social në të cilën është publikuar komenti për sigurimin e të…

Lexo më Shumë

“Është në rregull të kërkosh anëtarësimin e Ukrainës në BE, por duhet të merret një vendim për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe që Bosnja e Hercegovina dhe Kosova të marrin statusin e kandidatit”, tha presidenti kroat Zoran Milanoviç. ”Më thirrën për të nënshkruar një deklaratë të përbashkët me presidentët e Evropës Lindore, për t’i dhënë menjëherë Ukrainës statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Në rregull, situata është e jashtëzakonshme dhe unë isha gati të firmosja, por me kusht që një status i tillë t’i jepet edhe BeH edhe Kosovës, të cilat disa anëtarë nuk…

Lexo më Shumë