Author: Jeta almakos

Nga Anisa Bahiti Më në fund Presidenti ukrainas Zelenskyy shprehu të gjithë mllefin me të drejtë të akumuluar ndaj Perëndimit. Mbledhja e Ministrave të Jashtëm të NATO-s më 4 mars në Bruksel dëshmoi që NATO në raport me Ukrainën ka vendosur të sillet si një OJF ndërkombëtare. Aleanca, nëse mund të quhet e tillë, tashmë dëshmoi dobësinë e vet duke mos vendosur Non Fly Zone mbi Ukrainë. Nuk bëhet fjalë për një aksion ushtarak, por për një aksion mbrojtje mbi civilë. Njëherësh të gjithë udhëheqësit e vendeve të NATO-s u sollën si diletantë. Ëndrrat e qytetarëve ukrainas për t’u shkëputur…

Lexo më Shumë

Një video është publikuar të shtunën që pretendon se tregon një avion ushtarak rus duke u rrëzuar mbi Ukrainë. Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës, i cili shpërndau videon, tha se incidenti ndodhi në Chernihiv. Një video tjetër tregoi gjithashtu zjarrfikësit duke luftuar një flakë në një ndërtesë pranë grumbullit të mbeturinave të avionit, përcjell Klankosova.tv Mediat lokale raportojnë se piloti rus u kap.

Lexo më Shumë

Forcat e ar matosura të Ukrainës kanë shpërndarë rrëfimin e një ushtari 23-vjeç i identifikuar si Maksim, i cili është pjesëtarë i brigadës Konstantin Ostroshk. Maksim prej tre vitesh është përgatitur për këtë moment, thonë kolegët e tij nga ushtria ukrainase. “Gjatë tërë kohës është trajnuar me të gjitha armët anti-tank që i ka në dispozicion Ukraina – qofshin ato të montuara në mjete të blinduara apo edhe ato që bartën në kraharor. Së fundmi ka përdorur edhe armën e forcave të huaja e njohur si NLAW. Falë kësaj arme, tanket ruse në Svetlodar do të shndërrohen në një deponi…

Lexo më Shumë

Ekipi i ABC është futur në qytetin e Kievit. Gazetari Taulant Kopliku bashkë me operatorin Ardian Kamberi raportojnë nga Kievi duke theksuar se situata është e vështirë dhe gjithçka të kujton luftën. “Kemi udhëtuar 20 orë nga Lvivi deri këtu. Na është dashur që të lëvizim nëpër rrugë fshatrash. Ka barrikada kudo nëpër qytet dhe kontrolle të befasishme nga forcat mbrojtëse. Dyqanet dhe shërbimet e tjera janë të mbyllura. Unë kam parë radhë të gjata kilometrike makinash që kërkojnë të largohen nga kryeqyteti“, tha ai nga Kievi. Gazetari i ABC raporton se funksionojnë vetëm spitalet, posta si edhe bankomatet, ndërkohë…

Lexo më Shumë

Dje, rreth kësaj ore, 15:24, më shumë se tetë shtëpi private morën flakë si pasojë e granatimeve ruse në Markhalivka, rrethi Fastiv, rajoni i Kievit. Njësitë e SES nxorën dy fëmijë nga rrënojat dhe disa persona të tjerë. Prej dje e deri sot shërbimet ukrainase të zjarrfikësve po punojnë pa ndalë për shuarjen e zjarreve në shtëpitë e rrethit Markhalivka, në lagjen Fastiv. Bëhet me dije se nga granatimet ruse u vranë pesë persona (përfshirë tre fëmijë), kurse një grua ende është nën rrënoja dhe po bëhet përpjekjeje për nxjerrjen e saj, raporton gazeta “Epoka e re”.      

Lexo më Shumë

Mariupol është në një gjendje të mjeruar. Evakuimet e vendosura për mëngjesin e sotëm, u shtynë pasi Rusia nuk i ndaloi bombardimet. Një punonjës i shoqatës bamirëse mjekësore Médecins Sans Frontières (MSF) ka përshkruar situatën atje: “Këtë natë bombardimet ishin gjithnjë e më afër,” i citon MSF të kenë thënë ata. “Dje mblodhëm ujin e borës dhe shiut për të pasur pak ujë, u përpoqëm të merrnim ujë falas sot, por radha ishte e madhe.” “Sipas njerëzve [të tjerë], shumë dyqane ushqimore u shkatërruan nga raketat dhe gjërat e mbetura u morën nga njerëzit në nevojë të dëshpëruar.” “Ende nuk…

Lexo më Shumë

Krahas bombave të Rusisë dhe të ftohtit, ukrainasit duket se po përballen edhe me një tjetër problem madhor gjatë këtyre ditëve të luftës, i cili është ushqimi. Ekipi i ABC në Kiev raporton se raftet e marketeve në qytezat pranë kryeqytetit janë thuajse bosh, ndërsa qytetarët janë të radhë për të marrë edhe ato pak ushqime që kanë mbetur aty. Siç shihet edhe në videot e siguruara nga gazetari i ABC në Kiev, Taulant Kopliku, pjesa e ushqimeve bazike është tërësisht bosh në markete, ndërsa shihen të kenë mbetur ende vetëm disa çokollata dhe ëmbëlsira. Mësohet se ekipe sabotatorësh rusë…

Lexo më Shumë

MPB njofton se kanë arrestuar 3 persona për shkak të kontrabandë me imigrantë. Më datë 04.03.2022 rreth orës 20:00 në një rrugë rajonale nga diga Mantovë deri në udhëkryqin për Negotinë, më saktësisht në afërsi të vendit të quajtur “kilometri i 20-të”, zyrtarët policorë të Stacionit Policor Radovish kanë arrestuar E.G. (33) nga fshati Buçim, Rajoni i Radovishit, O.H. (34) nga Koçani dhe B.J. (38) nga Konçe, i dyshuar për organizimin e transportit të imigrantëve nga Siria dhe vende të tjera. Personat janë dërguar në Stacionin Policor Radovish, ndërsa automjetet “Volkswagen Tuareg” me targa të Radovishit në pronësi të E.G.…

Lexo më Shumë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar në Saraj të Shkupit një 28 vjeçar, për të cilin kushte urdhër për arrest, transmeton Portalb.mk. “Në fshatin Saraj, Shkup, punonjësit policor nga Njësi për intervenime policore pranë SPB Shkup, kanë arrestuar 28 vjeçarin N.N. nga fshatin Saraj, i cili kërkohet me urdhërarrest nga Burgu i Idrizovës për shkak arratisjes nga ky burg”, deklarojnë nga Policia, duke theksuar që ai vuante dënimin me dy vjet e nëntë muaj burg. Ai ishte dënuar për shpëlarje të parave dhe kontrabandë me migrantët, në bazë të nenit 273, gjegjësisht 418b nga Kodi Penal.

Lexo më Shumë

Ushtaraku, kapiteni, Valery Chibineev, që në Ukrainë cilësohej si hero, është vrarë para dy ditësh nga rusët. Mediat ukrainase raportojnë se i cilësuari “hero” nga ukrainasit u vra në ditëlindjen e tij në luftime. Kjo u bë e ditur nga bashkëluftëtarët e tij me anë të disa postimeve në Facebook. Ai u vra në Gostomel. I njëjti ishte komandant i snajperistëve në ushtrinë ukrainase. Ai cilësohej “hero” për shkak se kishte marrë pjesë në mbrojtjen e Aeroportit të Donetskut më 2015. Për këtë madje ai kishte marrë titullin “hero i Ukrainës”, në vitin 2016.

Lexo më Shumë

Mediat në Ukrainë kanë raportuar se Shërbimi Sekret i Ukrainës(SDB) ka vrarë Denys Kirieivev, negociator ukrainas që mori pjesë në bisedimet me Rusinë nën dyshimet për tradhti. Denys Kirieiev fillimisht është arrestuar dhe më pas është vrarë raporton KyivIndependent duke cituar gazetën Pravda, Sipas burimeve ai është dyshuar për tradhti përfshirë edhe bisedat telefonike të tij. Kievi dhe Moska janë pajtuar të enjten, 3 mars, për të krijuar korridore që mundësojnë largimin e civilëve nga zonat e luftës në Ukrainë. Këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhailo Podolyak, ka konfirmuar përfundimin e rundit të dytë të negociatave me palën ruse në Bjellorusi. “Fatkeqësisht Ukraina nuk…

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës publikon rregullisht video që vijnë nga fronti i luftës. Mes tyre është dhe video e një piloti i kapur rob gjatë ditës së sotme. NBjë helikopter rus u rrëzua në rajonin e Chernihivit mëngjesin e sotëm. Ukrainasit kanë krahasuar fotot dhe rezulton se një nga pilotët ka qenë në fushatën e bombardimeve në mbrojtje të regjimit diktatorial të Bashar Al Assad. Një video virale u bë publike në rrjetet sociale në momentin e rrëzimit të helikpterit. Njëri prej tyre u gjet i vdekur, kurse tjetri i plagosur. Verifikuesit e fakteve zbuluan se të dy pilotët…

Lexo më Shumë