Author: Jeta almakos

Ministria për Punë të Brendshme informon se sot (18.02.2022) zyrtarë policorë të Departamentit për tregti të paligjshme me drogë dhe armë nga Departamenti i Policisë Kriminale në SPB Manastir e kanë arrestuar një person. Bëhet fjalë për M.E. (36) nga Manastiri, tek i cili është gjetur heroinë. “Personit i hiqet liria. Është njoftuar Prokuroria Publike Manastir dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në kuadër të agjendës së tij për takime bilaterale në margjinat e Konferencës së sigurisë në Mynih, sot u takua me kryeministrin e Republikës së Greqisë, Kirijakos Micotakis. “Në takim u shpreh kënaqësia e të dyja palëve për forcimin e vazhdueshëm të dialogut politik në vitet e fundit, pasuar me vizita dhe takime të nivelit të lartë që kontribuan në intensifikimin e mëtejshëm të dinamikës dhe ndërtimin e besimit mes dy vendeve dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik”, informoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Interesin e përbashkët për avancimin e marrëdhënieve të ndërsjella të dy ministrat e njohin…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski ka vizituar sot në Tetovë kryetarin e Komunës Bilall Kasami, njëkohësisht edhe kryetar i Lëvizjes Besa. Mickoski tha se me Kasamin kanë folur për bashkërendimin e opozitës për të larguar pushtetin aktual, i cili sipas tij nuk do të largohet vetë. Madje sipas Mickoskit, VMRO DPMNE ka plan konkret se si do ta detyrojë pushtetin të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, plan të cilin nuk deshi ta bëjë publik. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË “Është normale se këta nuk do të largohen. Është normale se do të dëshirojnë deri në momentin e…

Lexo më Shumë

Faturat tejet e larta të rrymës i detyroi disa qytetarë të dalin në protestë para EVN-së në Aerodrom dhe ta shprehin revoltën e tyre. Marrin fatura më të larta se të ardhurat mujore, madje edhe konsumatorët që nuk ngrohen me rrymë. “Sot dola në protestë, sepse mora faturë prej 39.000 denarëve. Për muajin dhjetor fatura ishte 34.000. Le të më tregojë kryeministri si ta paguaj faturën për rrymë kur marr pagë minimale prej 18.000 denarëve? Le të më tregojë dhe do ta paguaj”. “Jetoj vetëm dhe me pension prej 14.000 denarëve, kurse rryma më erdhi 7.000 denarë që nuk është…

Lexo më Shumë

Ndër takimet e para bilaterale në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takoi kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Kurti e uroi homologun nga Maqedonia për detyrën e re dhe i dëshiroi udhëheqje të suksesshme të qeverisë, duke i ofruar bashkëpunim të ngushtë. Në këtë takim, Kurti e njoftoi Kovaçevskin për të arriturat e vitit të parë të qeverisjes së tij. “Në vitin 2021, Kosova ka shënuar rritje dyshifrore ekonomike, eksportet dhe investimet e huaja janë rritur…

Lexo më Shumë

Ilmi Nuishi vijon betejën gjyqësore për nipin e tij Naser Eshtrefi, i dënuar me 13 vite burg për therrjen e maturantit Agell Petkovski në vitin 2014, i cili ndërroi jetë nga plagët e marra, shkruan gazeta LAJM. Nushi thotë se nipi i tij aktin e ka kryer në vetëmbrotje pasi “ishte sulmuar fizikisht nga viktima dhe babai i tij” dhe nuk pajtohet me lartësinë e dënimit. 75 vjeçari nga Shkupi, thotë se vendimin e Apelit e kanë ankimuar para dy muajsh në Gjykatën Supreme nga e cila kërkon drejtësi. Ilmi Nuishi thotë se shqiptarët në Maqedoni nuk gjykohen në mënyrë…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, sekretari i Qytetit të Shkupit, Gjoko Velkovski dhe drejtori i NP “Parkingjet e qytetit” Bojan Hristovski, sot kanë kryer inspektim në terren për fillimin e ndërtimit të vendparkimeve të reja montuese me kate në disa lokacione, nga të cilët një në QT “Çairçanja” në rrugën “Cvetan Dimov”, në komunën e Çairit. Siç kumtoi Qyteti i Shkupi janë planifikuar vendparkime të reja montuese në kate në disa lokacione në Shkup, ndër të cilat edhe parkingu tek qendra tregtare “Çairçanja”. Bëhet fjalë për hapësirën në të cilën planifikohet të ndërtohet vendparkim i montuar që të…

Lexo më Shumë

Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi (KPMD) ka iniciuar procedurë për mbrojtje nga diskriminimi të grupit fetar “Lev Tahor”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Rasti, sipas Komisionit, zhvillohet në bazë të origjinës, fesë dhe besimit në fushën e qasjes në mallra dhe shërbime. Nga Komisioni thonë se tashmë kishte inspektuar dhe takuar një përfaqësues të grupit “Lev Tahor”, duke identifikuar disa shkelje të Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi. “KPMD do t’u dërgojë një kërkesë për deklaratë diskriminuesve të mundshëm dhe në këtë mënyrë do t’ua kalojë barrën e provës këtyre personave. Në rast se diskriminuesit e mundshëm nuk dëshmojnë…

Lexo më Shumë

Edhe pse ishte paralajmëruar që sot të niste, skriningu i nxënësve të shkollave fillore i cili do të zbulonte se ku dhe sa përhapet korona virusi dhe vallë mes nxënësve ka fëmijë asimptomatik, jozyrtarisht është anuluar për të hënën, sepse ende mblidhen prindërit që kanë lejuar tu testohet fëmija. Zyrtarisht presim informacion nga MSH. Fillimin e skriningut për sot e paralajmëruan nga Komisioni për sëmundje ngjitëse mbrëmë, nga ku thanë se alarmin për hetimin e nxënësve e ka nxitur numri i lartë i fëmijëve të infektuar me virus. Trendi zgjat disa javë. Periudhën e fundit ka pas 12 raste të…

Lexo më Shumë

Shtete të shumta kanë zgjedhur të veshin objekte të ndryshme me ngjyrat e flamurit të Kosovës në nder të përvjetorit të 14-të të pavarësisë së saj. Ndër to është Katari. Koha ka siguruar disa pamje ku shihen Kullat Binjake Aljaber në Lusail të këtij shteti janë mbuluar me ngjyrat kaltër e verdhë. Përveç këtij shteti, edhe vendi mik i Kosovës, Kroacia, ka nderuar shtetin duke paraqitur pamjet e flamurit të Kosovës në qendër të Zagrebit. Ngjyrat kaltër, verdhë e bardhë, kanë formësuar flamurin kosovar në fontanën e kryeqytetit kroat.

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 22 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e COVID-19. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë shënuar edhe 1,117 raste të reja, nga testimi i 3,513 të dyshuarve për koronavirus. Aktualisht në Maqedoni të Veriut janë 8,821 raste aktive.

Lexo më Shumë

Nga grupu Lev Tahor për TV 24 thonë se po i mbajnë në hotel dhe ku policët i sjellin rregullat. Ata theksojnë se ka disa grupe të policëve dhe se marrin mesazhe, urdhra se si në rrugët duhet të dallim dhe vetëm kur është e domosdoshme, por këtë, sipas Lev Tahor, mund ta bëjnë vetëm gratë dhe jo burat. “Nuk duhet të takohemi me persona nga jashtë, posaçërisht jo me mediat dhe nuk duhet gazetarët në hotel të flasin me ne. Gjithashtu nuk mund të ecim nëpër lobi dhe të lejojmë të tjerët të na shohin. Mund të qëndrojmë vetëm…

Lexo më Shumë