Author: Jeta almakos

Dekreti për zgjedhjen e Lubomir Frçkovsit si ambasador në Kombet e Bashkuara nga nxitur reagimet e opozitës. Antonio Milloshoski nga grupi parlamentar I VMRO-DPMNE-së vlerëzon se Frçkovski po dërgohet si ambasador në mënyrë të paligjshme dhe se i njejti shumë shpejt do të kthehet. Sipas tij është e paparë që si ambasador të dërgohet një person të cilin SHBA-të paraprakisht e kanë refuzuar si diplomat jo të dëshirueshëm në Amerikë. “Kryetari Pendarovski nuk e flet të vërtetën kur tha se të gjitha kushtet ligjorë janë plotësuar, përkundrazi, kushti ligjorë nga neni 39 I ligjit për punë të jashtme për paraqitje…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se do të dërgojë një ekip diplomatik në Ukrainë, përcjell TV21. Ekipi përbëhet nga ambasadori i vendit tonë në Ukrainë, Krum Efremov, së bashku me një zyrtar tjetër konsullor me përvojë, të cilët do ta udhëheqin procesin në terren për të ndihmuar në evakuimin e shtetasve tanë e bashkë me to edhe qytetarëve ukrainas (të cilët kanë lidhje me shtetasit tanë). “Informojmë se deri më tani rreth 50 shtetas tanë janë larguar nga Ukraina, ndërsa 50 janë ende në territorin ukrainas ashtu si dhe familjarë të tyre, shtetas ukrainas. Prej tyre, 25 janë larguar…

Lexo më Shumë

Një anketë që realizohet në mënyrë anonime, por që mban pyetje shqetësuese, është duke u realizuar në disa shkolla të vendit. Për këtë disa prindër kanë shkuar sot deri te ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri për t’i adresuar ankesat. “Kemi pasur reagime të shumta nga prindërit për anketën e realizuar në mënyrë anonime te nxënësit e klasave të gjashta, teta dhe të vitit të parë të shkollës së mesme. Anketa edhe pse e realizuar në mënyrë anonime, përmban pyetje që janë me përmbajtje shqetësuese që nuk janë të përshtatshme për fëmijë të moshës 11-vjeçare”, thanë prindërit para MASh-it.…

Lexo më Shumë

Partia opozitare shqiptare ka reaguar pas informacionit se Ljubomir Fërçkovski është emëruar ambasador i Maqedonisë së Veriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Nga ASh thonë se dekretimi i tij si ambasador nga ana e presidentit, Stevo Pendarovski është skandal diplomatik për disa arsye – qasjen antishqiptare të Fërçkovskit, dështimi i tij në politikë dhe se i njëjti është person non grata.Reagimin nga ASh e ka mbajtur sekretari i përgjithshëm, Arben Taravari. Kemi thirrur këtë konferencë për shtyp pas raportimeve të mbrëmshme për dekretimin e Ljubomir Fërçkovskit si ambasador i Maqedonisë së Veriut pranë OKB-së në New York. Ky dekretim…

Lexo më Shumë

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut Daniel Lazareviq, i cili është i martuar me një grua ukrainase, është bllokuar me familjen e tij në pjesën qendrore të Ukrainës në afërsi të Kremençuk pranë lumit Dniepers. Në një intervistë për “Slobodna TV” ai dëshmoi për situatën aktuale në Ukrainë, duke thënë se lufta nuk është e mirë për askënd dhe se këtë nuk ia dëshiron askujt, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Aktualisht jam në Ukrainën Qendrore, afër lumit Dnieper. Këtu aktualisht nuk ka incidente ushtarake, por situata është e tensionuar dhe njerëzit nuk e prisnin që të ndodhte një gjë e tillë. U dëgjuan…

Lexo më Shumë

Në seancën e mbrëmshme Komiteti Ekzekutiv i LSDM-së Darko Kaevski është zgjedhur zëdhënës i partisë  pasiqë Konstantin Kostadinov është zgjedhur kryetar i komunës së Strumicës. Kaevski është deputet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nënkryetar i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës. Kaevski ka qenë drejtor i Agjencisë për rini dhe sport, ndërsa më parë ka punuar në sektorin privat, njoftuan nga kjo parti.

Lexo më Shumë

Qeveria dje edhe njëherë apeloi, qytetarët të jenë të qetë dhe të mos frikohen – produkte ushqimore ka, rezervat e mallrave janë në nivel të kënaqshëm, ndërsa goditje çmimi nuk pritet. Gjendja ndiqet dhe nëse vlerësohet se është e nevojshme, shteti do të intervenojë. Siç informon Qeveria, ndërmerren të gjitha masat që të ruhet standardi, Sipas paralajmërimeve të Bankës Qendrore, sërish, kursi devizor i denarit është stabil dhe i tillë do të mbetet. “Vendi ynë ka sasi të mjaftueshme të produkteve ushqimore dhe derivate të naftës në rezervat e mallrave. Qytetarët të jenë të qetë nuk pritet goditje në çmime…

Lexo më Shumë

Kanë kaluar më shumë se tre muaj që kur gazetari kontrovers Milenko Nedellkovski shpërndau gjuhë të urrejtjes nëpërmjet një status në Facebookun për aksidentin e autobusit të RMV-së në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë u lënduan, ndërkaq Prokuroria thotë se është duke kryer veprime për konstatimin e fakteve, njofton Portalb.mk. “Në lëndën për të cilën tregoni interes, pas pranimit të njoftimit nga Ministria e Punëve të Brendshme, prokurori publik kompetent, ka filluar të ndërmarrë veprime për konstatimin e fakteve, gjatë së cilës ka dërguar kërkesë deri te rrjeti social në të cilën është publikuar komenti për sigurimin e të…

Lexo më Shumë

“Është në rregull të kërkosh anëtarësimin e Ukrainës në BE, por duhet të merret një vendim për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe që Bosnja e Hercegovina dhe Kosova të marrin statusin e kandidatit”, tha presidenti kroat Zoran Milanoviç. ”Më thirrën për të nënshkruar një deklaratë të përbashkët me presidentët e Evropës Lindore, për t’i dhënë menjëherë Ukrainës statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Në rregull, situata është e jashtëzakonshme dhe unë isha gati të firmosja, por me kusht që një status i tillë t’i jepet edhe BeH edhe Kosovës, të cilat disa anëtarë nuk…

Lexo më Shumë

Dje, rreth orës 15:00 në rrugën “Luboten” të Tetovës, policët e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë kanë arrestuar dy tetovarë, pasi u kapën me drogë – heroinë. “Janë arrestuar J.S.(51) dhe B.L.(41), të dy nga Tetova pasi gjatë kontrollit u është gjetur heroinë. Ata janë mbajtur në Stacion Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të rastit do t’u shqiptohet kallëzim përkatës në bazë të nenit 2015 të Kodit Penal për ‘prodhim të paautorizuar dhe lëshim në shitje të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve’”, qëndron në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, transmeton TV21.

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit kumroi se kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, parashtroi propozim pranë Këshillit të Qytetit të Shkupit për ndihmë humanitare për qytetarët e Ukrainës në vlerë prej 7 milionë denarë. Nga Qyteti informojnë se ky vendim për ndihmë humanitare është shprehje e solidaritetit me qytetarët e Ukrainës të përfshirë në konfliktin ushtarak. “Jetojmë në kohë të turbullta duke u përballur me sfida të mëdha. Askush nuk dëshiron konflikte dhe vuajtje, të përpiqemi të ndihmojmë me aq sa kemi mundësi. “Shkupi është qytet i solidaritetit dhe ne shkupjanët e dimë më së miri se çfarë do të thotë…

Lexo më Shumë

Nga Kim Mehmeti Shqiptaria nuk do ishte kjo që është sikur të mos kishte ëndërrimtarë që kurrë nuk i tradhtuan ëndrrat e tyre, që i mbajtën gjallë iluzionet, që e kishin kuptuar se ia vlen t’i mbetesh besnik ëndrrës edhe kur e dinë se ajo është e largët dhe mbase edhe gënjeshtare, por shumë, shumë njerëzore. Ne si popull i vetmuar në këtë Ballkan, nuk do mund të mbijetonim pa ëndërrimtarë fanatik të cilëve u ndodhte ta harronin vetveten, por jo edhe ëndrrën kolektive. Dhe kuptohet, vetmia është barrë e rëndë, posaçërisht kur je i rrethuar nga ‘vëllazëria’ e të ngjashmëve…

Lexo më Shumë