Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetik, Marko Bislimovski, thotë se përkundër rritjes së çmimeve, derivatet e naftës në vend janë ende më të lira se në të gjitha vendet e rajonit. “Krahasuar me rajonin, sipas të dhënave më të fundit të disponueshme nga 6 marsi 2022 (e diel) në vend, Dizeli ka çmimin më të ulët dhe është 1.388 euro për litër, ndërsa në Serbi është 1.552 euro për litër, në Bullgari është 1.457 euro për litër në Shqipëri 1.616 euro për litër, në Greqi 1.678 euro për litër dhe në Kroaci 1.497 euro për litër. Eurosuper BS-95 ka edhe…
Author: Jeta almakos
Ambasadori rus në vend Sergei Bazdnikin është thirrur sot në Ministrinë e Jashtme. Sipas MPJ-së, ambasadorit Bazdnikin i është dhënë notë verbale për shkak se Federata Ruse e ka futur Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve armike. Më herët, Qeveria e Federatës Ruse miratoi një listë të vendeve dhe territoreve të huaja që kryejnë akte armiqësore kundër Rusisë, kompanive dhe qytetarëve të saj, njoftuan mediat ruse. Në Listë janë të përfshirë Australia, Britania e Madhe, vendet anëtare të BE-së, Islanda, Kanada, Lihtenshtajni, Monako, Zelanda e Re, Norvegjia, Koreja e Jugut, San Marino, Andorra, Singapor, SHBA, Tajvani, Ukraina, Maqedonia e…
Edhe sonte një pjesë e madhe e Komunës së Haraçinës vazhdon të mbetet në errësirë. Tashmë disa ditë banorët e kësaj komune po përballet me mungesë të energjisë elektrike. Në lidhje me: Haraçina pa rrymë, banorët paralajmërojnë protestë! EVN: Ka kyçje ilegale, ekipet tona ballafaqohen me sulme fizike Nga EVN për TV21 sot thanë se se fajet për problemin me mungesën e energjisë elektrike i kanë banorët e Haraçinës, sepse shfrytëzojnë rrymën në mënyrë ilegale dhe pastaj ka shumë defekte, e kur ndërhyjnë ekipet e EVN-së ata sulmohen. Ndërkaq, kryetari i Komunës, Ridvan Ibrahimin apelon te organet kompetente që ta zgjidhin…
Në pompat e benzinës në vend pasditen e sotme është regjistruar fluks i madh i automjeteve që presin radhë për t’u furnizuar me karburante, shkruan TV21. Një pjesë e pompave të benzinës tashmë janë mbyllur pasi derivatet u kanë mbaruar. Ndryshe, Komisioni Rregullator i Energjetikës pasditen e sotme njoftoi se nga mesnata çmimi i benzinës do të rritet për 5,5 denarë, ndërsa çmimi i dizelit do të rritet për 10 denarë. Mungesë për naftë ishte raportuar edhe sot më herët, mirëpo furnizuesit u arsyetuan se në Greqi është festë kombëtare dhe se si rrjedhojë nuk kanë mundur të furnizohen me…
Në seancën e sotme të Gjykatës së Apelit, për rastin “Shënjestra-Fortesa”, prokurori i lartë Elvin Veli, ka theksuar se aktgjykimi i shkallës së parë për përgjimet masive në DSK është i qartë dhe preciz. Ai theksoi edhe se ndaj të akuzuarit Sasho Mijallkov duhet të ndërpritet ndjekja penale për një nga veprat penale për të cilat po ndiqet, për shkak të vjetërsimit absolut. Konkretisht, Mijallkov është ndjekur penalisht për tri vepra penale, përkatësisht për “Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” për të cilat është dënuar me 5 vjet burgim, për “shoqatë kriminale” me 5 vjet burgim, si dhe për “marrje…
Shumica parlamentare në përpjekje për plotësim të shpejtë të përbërjes së Komisionit për zgjedhje dhe emërime në Kuvend… Në koordinimin e zakonshëm të së hënës, kreu i Kuvendit Xhaferi ka njoftuar koordinatorët e grupeve parlamentare se duhet të japin propozimet e tyre për vendet boshe të anëtarëve të këtij trupi punues. Komisioni për zgjedhje dhe emërime është pa kryetar dhe pa një anëtarë, kurse opozita po ashtu duhet të zgjedhë dy zv/anëtarë. Ky komision është kyç për të propozuar emra deputetësh të cilët do të plotësonin edhe përbërjen e komisioneve të tjera parlamentare të cilët kanë disa vende bosh prej…
Ja motër, në errësirë jemi, që një javë nuk kemi rrymë. Një pjesa e madhe e komunës së Haraçinës tashmë disa ditë po përballet me mungesë të energjisë elektrike. “Janë duke bërë shaka me ne, shkurt e shqip. A ua ka vështirësuar punën? Shumë, që një javë është prishur mishi, frigoriferët nuk punojnë. Me EVN-në a keni folur? Kemi fol, biles nuk dëgjojnë, nuk vijnë, nuk ka sigurim në Haraçinë dhe thonë nuk vijmë. Kemi nijet të organizojmë protestë dhe të bllokojmë autostradën, ose duhet të shkojmë përpara EVN-së dhe t’i bllokojmë që mos të punojnë as ata sikurse ne”…
Prekaz ka ndezur flakadanët e lirisë për të kujtuar luftën dhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe mbi 50 të vrarëve të familjes së tij.
Kështu bëri të ditur ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kosovë, Donika Gërvalla, gjatë një raportimi para Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Diasporë. “Qytetarët e Ukrainës në kufirin me Kosovën mund të hyjnë pa viza, por ata që dëshirojnë të qëndrojnë në Kosovë, do të detyrohen të paraqiten tek organet kompetente me qëllim që të marrin leje qëndrim”, tha Gërvalla. Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ndërmjet dy shteteve ekziston regjimi i vizave. Ministrja Gërvalla tha se do të krijojnë kushte për të gjithë familjarët e ushtarëve ukrainas në Kosovë, të cilët dëshirojnë të…
Mbase u bë ca kohë që jeni shkëputur nga shkolla apo që kur keni komunikuar me ish-mësuesen tuaj, por kujtimet mbeten! Një mësuese apo mësues i caktuar ju ka lënë përshtypje dhe ju e mbartni përherë me vete dhe sigurisht që ju bën të jeni nostalgjik por mbi të gjitha mirënjohës. E pra, kjo është koha, sot është dita që ta ktheni favorin duke ju thënë edhe një herë faleminderit mësuesve në jetën tuaj. Themi qëllimisht ‘mësuesve’ sepse padyshim që ata janë shumë, por sigurisht disa janë më të spikatur ndaj është edhe më e lehtë ta filloni me ta.…
Me flamuj ukrainas dhe pankarta për të dytën herë në Shkup u protestua kundër pushtimit rus në Ukrainë. Nën organizim të shoqatës “Lesja Ukrainka”, protestuesit kërkuan që urgjentisht të mbyllet hapësira ajrore mbi Ukrainë, por theksuan edhe kërcënimet nga rreziku nuklear. “Përveç agresionit rus që është i orientuar drejt shkatërrimit të popullsisë dhe infrastrukturës ukrainase, u paraqit edhe kërcënimi jo vetëm për Ukrainën, por edhe për gjithë Evropën dhe më gjerë. Me vet invazinonin rus në Ukrainë, në rrezik është vendosur edhe siguria nukleare globale. Ne si ukrainas në RMV publikisht i drejtohemi Qeverisë së Maqedonisë së Veriut me apel…
Shkolla “Rilindja” në të cilën mësojnë nxënës nga fshatrat Llojan dhe Vaksincë, nuk ka ujë për pije! Drejtori i shkollës, Idriz Sulejmani, thekson se uji që vjen përmes rrjetit ujësjellës nuk është i sigurt, ndërsa shpjegon se i kontaminuar është edhe uji nga pusi, i cili ndonjëherë përdoret nga nxënësit. “Nuk e kemi atë qe duhet ta kemi si çdo shkollë që e kanë ujin e sigurt, na s’kemi ujë ku me marr ujë. Institucionet të cilët e vëzhgojnë d.m.th punën e ujit në shkollë çdoherë nga 2-3 herë vit ato e kontrollojnë ujin, uji është kancerogjen”, tregon Sulejmani. Sulejmani…

