Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një 21-vjeçar nga Shkupi, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike mbi tre të mitur. Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj personit në fjalë do të parashtrohet kallëzim penal në bazë të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhunë”. “Me datë 09.09.2022, në ora 20:00, në Bulevardin “Serbia”, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Aerodromit e kanë arrestuar M.L.(21) nga Shkupi. Gjegjësisht, ai paraprakisht ka sulmuar fizikisht një të mitur para një lokali hoteliere në zonën e Kisella Vodës, e…
Author: Jeta almakos
Sot nënkryetarja e Partise Demokratike të Kosoves ka publikuar një foto me kryetarin e Bashkimin Demokratik per Integrim Ali Ahmetin ku atë e paraqet si prijës të shqiptareve të RMV, duke qene se prijes nenkupton udheheqes i ndonje fisi barbare ne kohën e Indogjenëve amerikan.Kjo është hera e dyte pas ish ministres se punëve te brendshme Gordana Jankullovska qe shqiptaret e RMV-se ofendohen në kete forme duke terhequr paralele me “Indijanci”. Sot nënkryetarja e Partise Demokratike të Kosoves ka publikuar një foto me kryetarin e Bashkimin Demokratik per Integrim Ali Ahmetin ku atë e paraqet si prijës të shqiptareve të…
Pasditen e sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në lagjen Çento të Shkupit, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Siç mësohet, një person ka qëlluar pasi është debatuar me një person tjetër, për shkak të një aksidenti të mëparshëm. Gjatë sherrit, sipas burimeve tona, personi i dytë ka nxjerrë një armë dhe e ka qëlluar në fytyrë personin tjetër. Njëri prej të plagosurve ishte nga fshati Mojanc. Personi që ka qëlluar ka qenë me një Golf 6 të zi dhe është larguar menjëherë.
Parku Rekreativ “Te Pishat” në Sllatinë ka njoftuar përmes një postimi se një vajzë tetëvjeçare është provuar të joshet nga një burrë i moshës së mesme mbrëmjen e së premtes. Sipas njoftimit në Facebook, rastin e ka lajmëruar prindi i vajzës. Gjithmonë sipas njoftimit nga ky park dhe rrëfimi i prindit, personi i panjohur ishte fshehur afër një makine dhe i ka bërë thirrje tetëvjeçares “a po vjen shëtisim në Pisha”. “Fëmija ka qenë 10 metra larg prindit dhe me vrap ka shkuar t’i tregojë se një ‘axh më tha hajde shëtisim por unë nuk e njoha e as nuk…
Drejtori I Klinikës për Kirurgji, Nexhadi Jakupi, I pyetur nga KlanM për zjarrin që ka shpërthyer para disa ditëve në një repart të klinikave, thotë se nga djegia e një llambe elektrike është shkaktuar tymi që është përhapur edhe në hapësira tjera. Ai thotë se për shkaqe sigurie, pacientët janë evakuar dhe janë dërguar në hapësira të sigurta, kurse personeli ndihmës ka reagur menjëherë duke parandaluar dëmet materiale. “Gjatë natës është djegur një llambë elektrike, në hapësira ndihmëse të ambulancës dhe repartit në pjesën e poshtme të Klinikave Kirurgjike, më ç`rast është shkaktuar tym që është shpërndarë në hapësirat përreth…
Mbi 60% e qytetarëve do të dalin në referendum, flasin të dhënat e hulumtimeve të VMRO – DPMNE – së, të cilët janë të bindur se do të shembet marrëveshja e arritur me Bullgarinë. Nga partia e Mickoskit konsiderojnë se marrëveshja midis dy shteve mohon gjuhën maqedonase, historinë dhe identitetin. Përpos zgjedhjeve parlamentare, bashkë me referendumin, pushteti shton kërkesën për zgjedhje presidenciale. “Qëndrimet e LSD-së anti maqedonase se populli mbështet dhe pajtohet me marrëveshjen me Bullgarinë, janë gënjeshtra. Dëshmi për këtë është ikja nga oferta për zgjedhje të trefishta dhe bashkë me referendumin të organizohen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare…
Nga Aleanca për Shqiptarët njoftojnë kryetari në largim, Ziadin Sela sot ka realizuar takim me strukturat e partisë në Strugë, përcjell TV21. Sela ka falënderuar aktivistët për mbështetjen ndërsa ka bërë të ditur se aktiviteti i tij politik do të vazhdojë edhe pas dorëheqjes nga kreu i partisë. “Faleminderit të gjithë aktivistëve dhe përfaqësuesve zyrtarë politik të degës për mbështetjen e parezervë që më keni dhënë si Kryetar i ASH. Por aktiviteti im politik nuk përfundon me dorëheqjen si kryetar, sepse unë nuk do heq dorë nga ideali mbi të cilin e kemi ndërtuar subjektin tonë politik, andaj shfrytëzoj rastin…
Ueb faqja e Ministrisë për Arsim dhe Shkencë është çkyçur për shkak se ishte cak i një sulmi kibernetik nga hakerët. Sulmi ka ndodhur mbrëmë kurse në ueb-faqen e MASH-it është paraqitur fotografia e grupit të hakerëve grek “NetWatchers” që ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Siç njoftohet për shkak se shërbimet kompetente kanë filluar të punojnë për të konstatuar faktet dhe për përmirësimin e sigurisë së ueb-faqes, e njëjta është jashtë përdorimit. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se ueb-faqja ka qenë informative dhe se në të nuk ka pasur baza të të dhënave. Sigurojnë se nuk ka vend…
Ueb faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës vazhdon të mbetet jashtë funksionit pas sulmit të mbrëmshëm kibernetik. Prej disa orësh në faqen e kësaj ministrie qëndroi mesazhi “Sulmuar nga ekipi grek i hakerëve Netwatchers” ndërsa të gjitha lidhjet e publikuara çojnë në një video në YouTube me titullin “Maqedonia e famshme”. Nga Ministria e Arsimit thonë se nuk ka hapësirë për t’u shqetësuar duke shtuar se asnjë bazë e të dhënash të qytetarëve nuk janë të vendosura në këtë faqe. “Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në komunikim me Qendrën Kombëtare CIRT për Incidentet Kompjuterike pranë Agjencisë së…
Presidenti Stevo Pendarovski sot vendosi të ndalojë parodinë në Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit, ku me muaj po zvarritet dëgjimi i kandidatëve për ambasadorë të Maqedonisë në disa vende. Kabineti i tij njoftoi se Pendarovski në kuadër të kompetencave të tij kushtetuese nënshkroi dekretet për dy ambasadorë të propozuar që nuk ishin në rendin e ditës për t’u dëgjuar në Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit. Agneza Rusi-Popovska në Bullgari dhe Metodija Belevski në Belgjikë. Agneza Rusi-Popovska deri më tani ishte ambasadore e Maqedonisë në BE. Përveç tyre, ai ka nënshkruar edhe dekrete për ambasadoren në Sllovaki,…
Partia opozitare, VMRO-DPMNE, më 9 shtator ka dorëzuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nismën për referendum kundër marrëveshjes me Bullgarinë, raporton REL. Kjo marrëveshje që ka zhbllokuar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian(BE) është ratifikuar nga Maqedonia e Veriut, më 19 korrik. Marrëveshja ishte propozuar nga Franca dhe parasheh që gjatë procesit të bisedimeve me BE-në, Maqedonia e Veriut të zgjidhë çështjet e hapura lidhur me aspektet historike, ndërsa ato për gjuhën dhe identitetin është thënë se nuk do të jenë pjesë e bisedimeve. Por, VMRO DPMNE-ja që drejtohet nga Hristijan Mickovski, tha se “marrëveshja është antikombëtare dhe antishtetërore…
-Padyshim që ata që kanë përgjegjësinë udhëheqëse institucionale, e kanë edhe rëndësinë prioritare, se në fund të fundit janë te vendimmarrja, kështu u përgjigj kreu i PDK-së, Memli Krasniqi në pyetjes se pse sot nuk vizitoi partitë opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Krasniqi tha se nuk përzihen në çështje të brendshme të asnjë shteti, dhe se ka miq në të gjitha partitë “Kam ardhur në vizitë për të takuar udhëheqësit e institucioneve të shtetit, me aq sa di në njërën nga partitë ende ka probleme në lidership, unë i kam takuar edhe më herët, kam miq edhe…

