Një pjesë e shfrytëzuesve të Komunës së Sarajit nesër nga ora 08:00 deri në ora 18:00 do të mbeten pa energji elektrike për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin shpërndarës. Siç informon Qendra rajonale për menaxhim me kriza të Shkupit, pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit në zonën e fshatit Matka e Poshtme, afër manastirit Shën Mëria dhe një pjesë e zonës Jasen, afër vendit të quajtur Ivanje.
Author: Jeta almakos
Partitë më të mëdha politike nuk mendojnë se duhen zgjedhje të reja për këshillin e Qytetit të Shkupit, pas përplasjeve mes OBRM-PDUKM-së e Danella Arsovskës. Nga partia e Miskovskit thonë se në organet partiake nuk diskutohet kjo çështje. Thonë se edhe pse nuk janë të kënaqur me punën e deritanishme të Arsovskës, në Këshill do të vazhdojnë të mbështesin vetëm ato projekte që janë në të mirën e qytetarëve. “Gjithçka që është e mirë do të vazhdojmë ta mbështesim edhe në të ardhmen. Se kemi këndvështrime të ndryshme, kemi. Ndonjëherë rrugët mund të na ndajnë, por mendoj se projektet duhet…
Dy muaj pasi ish-shefi i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit Sasho Mijalkov u pajtua me Prokurorinë për rastin “Perandoria”, Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar i transferoi paratë që Mijalkov duhej t’i paguante si pjesë e marrëveshjes. Sipas aktgjykimit, Agjencia me gjasë ka mbledhur rreth 5.5 milionë euro, si dhe ka transferuar një pjesë të letrave me vlerë në dobi të shtetit. – U miratua vendim për ndryshimin e pronësisë së letrave me vlerë në favor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Depozita Qendrore, pronësia e shumicës së aksioneve është bartur, ndërsa kufizimi i vendosur më 04.05.2022 është…
Sapo ka ndodhur një aksident në qendër të Tetovës. Siç shihet në videot, vetura Golf ka përplasur një motor ku si pasojë i riu ka marrë lëndime të rënda. Nga informacionet në teren, thuhet se i ru është dërguar menjëherë në Spitalin Klinik të Tetovës. Në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet e policisë për të zbardhur aksidentin./TS
Fondacioni i Civilizimit Islam (FOCIC) ndau certifikatat e përfundimit të kurseve të gjuhës arabe, i cili është organizuar në bashkëpunim me Institutin Arsimor të Gjuhës Arabe në Stamboll të Turqisē – AKDEM dhe Lingua Star – Tetovë. Ky takim u realizua në prani të kryetarit të FOCIC-it, Dr. Benjamin Idriz, zëvendëskryetarit, Prof.Dr. Adnan Ismaili, koordinatorit të kurseve të gjuhës arabe, Mr. Bekim Sulejmani, si dhe profesorit të gjuhës arabe, Dr. Amel Kurtishi. Të gjithë kursistët që kanë kryer nivelin e parë dhe të dytë të gjuhës arabe morën certifikata të niveleve përkatëse. Programi për mësimin e gjuhës arabe zhvillohet në…
Mediat iraniane kanë publikuar fotot e katër personave që thuhet se janë përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë. Koagulimi i gjakut shkakton venat me variçe. Pastroni enët e gjakut MENJËHERË për të shmangur atakun në zemër. Sipas Iran International, ata janë autorë të disa sulmeve kibernetike globale dhe janë të lidhur me agjenci të ndryshme të inteligjencës qeveritare në Teheran. Rasti më i fundit i një sulmi kibernetik shkatërrues, që u atribuohet operativëve të inteligjencës iraniane, ishte një ndërhyrje e hakerëve në sistemet kompjuterike të qeverisë shqiptare, që filloi në vitin 2021 dhe përfundoi me një ndërprerje masive në korrik,…
Nënkryetarja bullgare, Iliana Jotova, kërkon të drejta për bullgarët në Maqedoni dhe garanci për këtë. Ajo thotë se kushdo që dëshiron të jetë pjesë e familjes evropiane duhet të kuptojë se ajo nuk është as bankë e as donator, por liri dhe mbrojtje e të drejtave të njeriut. “Ne duam garanci për të drejtat e bullgarëve të Maqedonisë, për fqinjësi të mirë të vërtetë, respekt për historinë”, thotë Jotova. Ajo tha se shembull suksesi është se të gjitha partitë dhe institucionet po punojnë për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. Në Maqedoni OBRM-PDUKM është kundër hapjes së Kushtetutës.
Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi të hënën, më 12 shtator, se po kërkon ekstradimin nga Hungaria të ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski. Gruevski më 13 nëntor të vitit 2018 ishte arratisur në Hungari, ndërsa pak ditë më vonë kishte njoftuar se autoritetet në Budapest i kishin miratuar kërkesën për azil politik, për shkak të, siç ka thënë, “ndjekjes politike nga Qeveria e kryeministrit të atëhershëm të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev”. Pretendimet e tij janë hedhur poshtë nga Qeveria maqedonase e cila e kërkon Gruevskin për vuajtjen e disa dënimeve me burg. Ish-kryeministri maqedonas duhet përballet me 12 vjet…
Hakerat që kanë sulmuar institucionet shqiptare kohët e fundit, përmes një postimi në rrjetet sociale ofrojnë 800 GB të dhëna të qytetarëve shqiptarë për 900 dollarë. Hakerat e njohur me faqen “Homeland Justice”, kanë nxjerrë në shitje të dhënat e serverëve që ata disponojnë. Kujtojmë që së fundmi ata goditën edhe sistemin TIMS në dogana, ndërsa gjatë muajit korrik sulmuan administratën dhe ministritë duke bërë publike komunikimet përmes e-maileve. Kujtojmë që pak ditë më parë kryeministri Rama, lidhur me këtë sulm ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pasi sipas hetimeve të agjencive shqiptare dhe atyre partnere, rezultoi se hakerat mbështeteshin drejtpërdrejtë…
10 ton droga të ndryshme narkotike që janë sekuestruar deri në gusht të këtij viti, sot u shkatërruan në fabrikën Makstil në bazë të vendimeve gjyqësore pas mbarimit të proceduarave penale dhe në bazë të vendimeve gjyqësore për asgjësimin e tyre. “Bëhet fjalë për 8,2 tonë marijuanë që u shkatërrua, 100 kg heroinë, hashash dhe kokainë, mbi 1000 bimë dhe fara të kanabisit dhe 1,2 milionë substanca psikotropike që është sasia më e madhe e drogës së sekuestruar, që në tregun e zi do të arrinte vlerë prej 26 milionë euro”, pohoi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot ka takuar homologun e tij nga Shqipëria, Bajram Begajn. Pendarovski ka uruar Begajn për zgjedhjen e tij në postin e kryetarit të Republikës së Shqipërisë. “Urime për Bajram Begaj për zgjedhjen tij në funksionin e presidentit të Shqipërisë. I uroj atij një mandat të suksesshëm dhe kam besim se në periudhën e ardhshme Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të vazhdojnë të përmirësojnë marrëdhëniet e mira fqinjësore”, shkruan Pendarovski në Facebook./Telegrafi/
U grindën kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska dhe VMRO-DPMNE ndërsa nuk kaloi as një vit që kur partia opozitare e përkrahu kandidaturën e saj në zgjedhjet lokale. Arsovska këto ditë i shkarkoi nga funksioni drejtorin e Ujësjellësit Zllatko Perinski dhe sekretarin e Qytetit të Shkupit, Gjoko Vellkovski, njerëz të afërm deri te VMRO-DPMNE-ja, për shkak se, siç tha, kanë vepruar sipas vullnetit të tyre dhe në mënyrë jo adekuate në procedurën për tenderin, vlera e të cilit arrin disa milionë. Jo zyrtarisht Arsovska u zemërua për shkak të kurdisjes së tenderit për një stacion të filtrimit. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan…

