Author: Jeta almakos

Në spitalin privat të kardiologjisë “Zhan Mitrev” dyshohet se kryhen operacione me anomali më të rënda në zemër te fëmijët deri në 1 vjeç, por pa mjek të licencuar për këtë lloj të ndërhyrjeve kirurgjikale, shkruan Alsat. Dyshimet u shpalosën nga hulumtimi i radios Evropa e Lirë. Reparti u hap në vitin 2019 pasi një ekip i Klinikës së kirurgjisë shtetërore të fëmijëve i udhëhequr nga Vlladimir Çadikovski, i vetmi i licencuar kardiokirurg për fëmijë, ishte zhvendosur në spitalin “Zhan Mitrev”. Por, Klinika vazhdoi me veprimtarinë duke marr edhe pëlqimin e Ministrisë Shëndetësisë se i përmbushë kushtet. “Ligji për Kujdesin…

Lexo më Shumë

Javën e ardhshme Këshilli i prokurorëve do të shpallë konkurs për pasardhësin e Villma Ruskoskës, shefin e ri të Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.  Zgjedhja do të bëhet më 31 tetor, ndërsa për herë të parë do të bëhet me Ligjin e ri, sipas të cilit 163 prokurorë publik do të kenë mundësi të votojnë për një nga kandidatët e paraqitur. Antonio Jolevski, kryetar i Këshillit të prokurorëve tha se ligji nuk parasheh pengesa nëse kundër ndonjë prokurori ka procedurë disiplinore. “Në kushtet qëndron se duhet të ketë 6 vite stazh pune të pandërprerë si prokuror…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE do ta mbështesë iniciativën e së majtës nëse është civile dhe nëse është kundër Marrëveshjes me Bullgarinë, konfirmoi kryetari i partisë Hristijan Mickoski. Nëse edhe Xhaferi e refuzon, Kuvendi do të përballet me bllokadë të plotë, njofton opozita. Opozita nuk heq dorë nga synimi i saj për të anuluar Marrëveshjen me Bullgarinë me referendum. Pasi tentativa e parë e VMRO-DPMNE-së dështoi, kryeparlamentari Talat Xhaferi e hodhi poshtë iniciativën pasi e gjykoi si jokushtetuese – tani e majta ka njoftuar se do të provojë një pyetje të re referendumi. Javën e ardhshme kërkesa do të jetë para kryetarit të Kuvendit. VMRO-DPMNE do ta…

Lexo më Shumë

Iu radhitën disa personalitete për ta kontestuar mosfutjen në procedurë kuvendore të iniciativës së VMRO-së për një referendum kundër Marrëveshjes me Bullgarinë: dy ish-kryetarë Kuvendi, Tito Petkovski e Trajko Veljanovski, profesorë unviersitarë si Mirjana Najçevska, etj.dhe politikanë si Mickovski e Apasievi. Gjë që ishte e pritur,kur është fjala për një çështje “kaq të madhe”. Por, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, qëndron stoik në mbrojtjen e veprimit të tij. Ai në intervistën e mbrëmshme në TV24 nuk ia mohoi askujt që të interpretojë “në baza teorike”, duke thënë se ai vetë nuk ka hyrë në interpretim, por “ka zbatuar” aktin më…

Lexo më Shumë

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Beti Stamenkovska Trajkovska theu rekordin për fjalimin më të gjatë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21. Ajo foli deri në mëngjes herët në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime në seancën ku prokurori republikan Lubomir Joveski duhej të zgjidhej për gjykatës kushtetues Trajkovska foli për më shumë se 10 orë për të bllokuar zgjedhjen e Joveskit. Seanca është ndërprerë dhe vazhdimi i saj në rendin e ditës është caktuar për sot në orën 10:30. Ky komision paraprakisht i hodhi poshtë të gjitha propozimet e opozitës për gjyqtarë të rinj kushtetues dhe i pranoi të gjitha propozimet…

Lexo më Shumë

Hapja e kutisë së Pandorës, shpenzime të panevojshme në kushte krize, nisma me anomali të shumta. Kështu Qeveria e vlerëson kërkesën për referendum për anulimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, të cilën kryeparlamentari Talat Xhaferi e hodhi poshtë si jokushtetuese. Për opozitën, ndërkaq, referendumi është rrugëdalja nga “marrëveshja e dëmshme me Sofjen”. Mbeten në qëndrimin se nuk do të mbështesin ndryshimet kushtetuese, ndërsa vendimin e Xhaferit e konsiderojnë për arbitraritet. Nisma për shpalljen e referendumit, sipas ministrit të Drejtësisë Nikolla Tupanceskiz, ka mjaft anomali dhe mangësi juridike që e bëjnë të pamjaftueshme nga pikëpamja juridike për të…

Lexo më Shumë

Dhuna që po promovohet në një reality show i quajtur “It’s my home” që ka nisur tash e disa ditë në Televizionin “First Channel” ka nxitur shumë reagime. Skena të dhunës janë parë që disa herë, por rasti i fundit bëri bujë, pasi që njëri nga banorët brenda goditi një konkurrente. Mediat mësojnë se pas raportimit për këtë rast, Policia ka zbarkuar në selinë e televizionit. Ende nuk dihet se cilat do të jenë veprimet hetimore të Policisë, por në rrjete sociale është kërkuar ndërhyrja, për shkak të dhunës. Për të konfirmuar një gjë të tillë, Sinjali ka kontaktuar Valon…

Lexo më Shumë

MInistria e Punëve të Brendshme njofton se sot (14.09.2022), zyrtarët policorë nga SPB Shkup – Njësiti për tregti ilegale, pas informatave të marra paraprake operative dhe urdhër per bastisje nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë kryer bastisje në shtëpinë e F. M. (25), ku u gjet marihuanë. Personi në fjalë është arrestuar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës penal./KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

Interesimi për të studiuar Gjuhën dhe letërsinë shqipe e posaçërisht programin Përkthyes dhe interpretim është vazhdimisht në rënie, tha Ismet Osmani përgjegjës i Katedrës pranë Fakultetit Filologjik “Blazhe Koneski” në Shkup. Sipas tij mos përfillja e këtyre drejtimeve ka të bëj me largimin e të rinjve jashtë vendit si dhe interesimin e tyre për shkencat tekniko teknologjike. “Rënia, tani mund të shpjegohet në mënyra të ndryshme për arsye se është një rregull e pashkruar. Një pjesë e madhe e studentëve regjistrohen në fakultetet e teknikës, informatikës, një pjesë në fakultetet e ekonomisë, pastaj juridikut e kështu me radhë. Na mbetet…

Lexo më Shumë

Tre anëtarë të familjes Ajvazi nga Haraçina, sipas MPB-së do të përballen me padi penale për dhunë, pas sulmit të djeshëm ndaj kryetarit të Komunës, Ridvan Ibraimi, shkruan Alsat. Nga MPB njoftojnë se pas denoncimit nga kryetari i Komunës, njësitet e policisë kanë arrestuar tre personat me iniciale R.A, B.A dhe R.A, të cilët janë familjarë të kryetarit të degës së BDI-së dhe ish-kryetarit të komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi. Kryetari Ridvan Ibraimi ka bërë të ditur se sulmi ndaj tij ishte kryer nga tre persona sapo kishte nisur me punë dhe se motivet kishin të bënim me mosplotësimit e…

Lexo më Shumë

Është arrestuar edhe një person në lidhje me rastin e dhunimit të vajzës 11- vjeçare në Prishtinë, raportoi Kallxo. Sipas Prokurorisë, personi është i moshës madhore dhe dyshohet për dhunimin e të miturës, në muajin qershor. “Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person (madhor) në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”, sipas KPRK-së, lidhur me rastin e 11-vjeçares, në qershor të vitit 2022”, thuhet në njoftimin e prokurorisë. Gjithashtu Prokuroria ka njoftuar se brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin…

Lexo më Shumë

Me ribalancin e buxhetit për vitin 2022 janë siguruar 76 milionë euro për masa të reja anti-krizë. Nga Qeveria e RMV-së thonë se është drejt fundit dizajnimi i pakos së re dhe në një nga seancat e ardhshme qeveritare do të diskutohet për këtë pikë. “Masat do tu dedikohen kategorisë së cenueshme të qytetarëve kurse një pjesë do ti dedikohet ekonomisë. Për rregullsinë se si është menaxhuar me këtë krizë që zgjat nga viti i kaluar dëshmi janë pakot paraprake anti-krizë”, deklaroi Dushko Arsovski I pyetur nëse është i vërtetë informacioni se Bullgaria do ta furnizojë vendin tonë me energji…

Lexo më Shumë