Çmimet e produkteve të tjera të qumështit kanë dalë jashtë binarëve, kështu që djathi i deleve shitet nga 400 deri në 600 denarë, djathi i lopës nga 350 deri në 450 denarë, gjiza mbi 200 denarë, si dhe çmimi i qumështit dhe i kosit, i cili vazhdimisht ndryshon varësisht nga prodhuesi dhe përmbajtja e yndyrës arrin mbi 70 denarë për kilogram. Blegtori thonë se trendi i rritjes së produkteve të qumështit nuk do të ndalet, sepse blegtoria po zvogëlohet, kostot po rriten dhe çmimi i blerjes së qumështit është shumë më i ulët se çmimi me pakicë. Numri i lopëve, deleve,…
Author: Jeta almakos
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale dhe lideri i Partisë Liberal Demokrate, Goran Milevski, planifikon të tërhiqet nga detyrat e tij, ndërsa sipas informacioneve të Fokus, ai po mendon edhe për tërheqje të plotë nga politika. Sipas informacioneve jozyrtare të revistës, Milevski fillimisht do të largohet nga posti ministror, ndërsa postin e partisë do ta mbajë deri në kongresin e radhës të rregullt, i cili duhet të mbahet deri në fund të vitit. Kandidatja më serioze për kryetaren e re të Liberal Demokratëve është deputetja Monika Zajkova, e cila duhet të marrë pozitën në kongresin e rregullt që do të mbahet deri…
Nga nesër po rritin çmimin e disa produkteve të qumështit dhe për këtë paralajmërim kanë marrë një pjesë nga tregtarët. Sipas informacioneve të Thelma Delit dhe prodhuesit e qumështit kanë konfirmuar se nga e hëna qumështi do të ketë një çmim të ri më të lartë. Nuk dihet saktësisht se sa do të rritet dhe arsyeja e rritjes është energjia e shtrenjtë. “Në një situatë ku kemi një valë të vazhdueshme rritjeje çmimesh në të gjitha segmentet e prodhimit, duke filluar nga prodhimi primar i qumështit dhe rritja e çmimit të ushqimit të kafshëve, e cila u reflektua me një rritje të…
Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, ka shpërndarë një video në profilin e tij në Facebook, në të cilën vërehet se ai së bashku me bashkëshorten e tij kanë bërë homazhe tek arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth në Parlament për t’i bërë nderimet e fundit mbretëreshës më jetëgjatë para funeralit të saj nesër. “Beti dhe unë i bëmë nderimet tona për eshtrat e mbretëreshës Elizabeth II, para ceremonisë së varrimit të nesërm në Westminster Abbey,” tha Pendarovski.
Gjithçka filloi nga një iniciativë, nga një grup personalitetesh të cilët mendojnë se me mbledhjen e firmave nëpërmjet peticionit të njerëzve të cilët kanë perceptimin se emisione të tilla televizive të formatit si “Reality Show” po e çedukojnë brezin e ri. Ky peticion ka për qëllim të vrojtojë se, kjo dukuri a është perceptim i shumicës apo i pakicës. Mbledhja e firmave bëhet online, por edhe duke shkuar në qytete të ndryshme të vendit (të Shqipërisë). Një ndër organizatorët e këtij peticioni “SKA MA TURP” është regjisori Armand Bora dhe Fabian Zhilla – pegagog në Institutin Kanadez të Teknologjisë. Nistori…
163 prokurorë publik do të votojnë për zgjedhjen e shefit të ri Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion. Organi akuzës aktualisht posedon 164 prokuror, por në fund të muajit njëri prej tyre shkon në pension. Aplikimi kërkon dy kushte bazë. “Atyre u duhen 6 vite stazh të pandërprerë dhe 3 vite të jetë i vlerësuar me nota pozitive”, tha Antonio Jolevski, Kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik. Prokurorët të cilët ndodhen në procedura disiplinore, nuk kanë pengesa të aplikojnë për pozitën e shefit të krimit të organizuar. Megjithëse një gjë e tillë nuk vlen për shefen e deritanishme të…
Nxënësit e arsimit profesional edhe këtë vit shkollor po përballen me hallet e vjetra, mungesën e librave për lëndët profesionale. Nxënësit e shkollës profesionale “Vllado Tasevski” në Shkup thanë për Alsat se çdo orë bëhet më e vështirë për shkak të marrjes së shënimeve me shkrim duke transkriptuar fjalët e mësimdhënësve, duke ndikuar edhe në humbjen e vullnetit për mësim. “Tashmë prej katër vjetësh s’ka libra, kemi marrë shënime nga profesorët. Kemi hulumtuar edhe prej në internet. Për ne do të ishte shumë lehtësim ta kishim librin”, tha një nxënëse. “Është shumë e vështirë të mos kemi libra gjatë procesit…
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk arritën marrëveshje për çmimin e energjisë elektrike që Bullgaria do të eksportonte te ne, njoftoi Radio Kombëtare Bullgare (BNR), transmeton Portalb.mk. Në vizitë ishte një grup pune nga Shkupi, i përbërë nga drejtorët e kompanive energjetike të vendit, Vasko Kovaçevski, Orhan Murtezani, si dhe Viktor Andonov, këshilltar i kryeministrit Dimitar Kovaçevski. Siç thuhet në lajm, në këtë takim nuk është arritur marrëveshje për çmimin dhe kostot e transportit të energjisë elektrike. BNR, duke iu referuar mediave të Maqedonisë, njofton se Shkupi pret të ketë çmim më të ulët për të paktën 15 për qind…
Banorët e fshatit Kopanicë të komunës së Jegunocit tashmë 8 ditë janë pa ujë! Edhe pse i kanë dy rrjete të ujësjellësit, ata për momentin nuk kanë ujë të pijshëm sepse është dëmtuar pompa që e furnizon fshatin me ujë. Po sipas banorëve, edhe kur rrjeti ka pasur ujë, i njëjti nuk është pirë shkau se përzihet me një ujë mineral. Kopanicasit thonë se janë të detyruar që të shkojnë deri në fshatin Përshefcë që të mbushin ujë ndërsa fajin e hedhin tek komuna që i ka lënë pa ujë. “Ujë për pije nuk kemi shkojmë në Përshevcë, gjithë fshati…
Policët e Sektorit për Punë të Brendshme – Tetovë, sot rreth orës 10:20 në rrugën “Shtipska” në Tetovë kanë ndaluar 41-vjeçarin me iniciale K.K nga Tetova, njofton MPB. MPB bën me dije se personi K.K. është i njëjti i cili kërkohej me urdhër të KPU “Idrizovë” – Shkup për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti e gjysmë, për veprën penale “vjedhje”, e dënueshme nga neni 235 i Kodit Penal. K.K. është kthyer në hapësirat e KPU “Idrizovë” për vuajtje të dënimit me burg.
Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës NASA ka shpërndarë sot një foto të liqenit të Ohrit dhe Liqenit të Prespës në profilin e saj në Facebook, të cilët thuhet se janë në mesin e liqeneve më të vjetër në Evropë. “Liqeni i Ohrit dhe Liqeni i Prespës, dy nga liqenet më të vjetër në Evropë, ndodhen në një zonë malore përgjatë kufijve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Greqisë. Liqenet ekzistojnë për të paktën 1 milion vjet, ndodhta edhe më gjatë. Imazhi Operacional Tokësor-2 (OLI-2) i Landsat 9 kapi këtë imazh me ngjyra natyrale të liqeneve më 19 gusht 2022.…
Prokurori kujdestar publik nga Prokuroria themelore publike Gostivar kreu ekspertizë në vendin e ngjarjes në afërsi të shtëpisë familjare në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, ku mbrëmë u gjetë trupi i pajetë 28 vjeçarit me plagë nga armë zjarri në pjesën kokës. Prokuroria themelore konfirmon lajmin e TS që personi ishte dërguar në Qendrën urgjente në Gostivar nga babai i tij dhe atje ishte konstatuar vdekja. “Gjatë ekspertizës në vendin e ngjarjes janë marrë tre gjurmë, si dhe arma – pistoletë, e cila do të jetë lëndë e ekspertizës. Me urdhër të prokurorit publik, janë siguruar video regjistrime nga kamerat…

