Author: Jeta almakos

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri Christiane Hohmann ka shprehur mbështetjen e palëkundur të BE-së për Shqipërinë. Duke iu referuar sulmeve kibernetike iraniane ndaj vendit tonë, ambasadorja e BE-së tha se kërkohen masa sigurie për të zbutur kërcënimin e sulmeve kibernetike. “Kërkohen masa sigurie për të zbutur kërcënimin e sulmeve kibernetike në infrastrukturën e qytetit të inteligjent. BE tashmë është dhe do të vazhdojë të mbështesë partnerët e #Ballkanit Perëndimor dhe # Shqipërinë për të zbuluar, përgjigjur dhe rritur qëndrueshmërinë e tyre ndaj sulmeve kibernetike”, shkruan ambasadorja e BE-së në Twitter . Christiane Hohmann mori pjesë në konferencën e mbajtur sot…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi ka publikuar disa nga vendimet që Qeveria i miratoi në seancën e 89-të e cila u zhvillua sot. Grubi nëpërmes një statusi mes tjerash ka dhënë një lajm të mirë për pensionistët, kategori e cila sipas zëvendëskryeministrit të parë, në fund të këtij muaji do të fillojnë të marrin pensionin e tyre me rritje prej 6.8 %, raporton indeks.mk Ai ka shkruar gjithashtu se marzha tregtare e produkteve themelore të ushqimit të vazhdojë të jetë e ngrirë edhe për tre muajt e ardhshëm, konkretisht deri më 31 dhjetorë. Njoftimi i plotë: Në seancën…

Lexo më Shumë

Oliver Andonov, i cili është ish-ministër i Punëve të Brendshme, paralajmëron iniciativë për ndryshimin e kreut të VMRO-DPMNE-së dhe shkarkimin e kryetarit aktual të partisë, Hristijan Mickoski. Ai për nesër ka paralajmëruar konferencë për media para selisë së partisë në qendër të Shkupit. Ju dërgoj ftesë për të marrë pjesë në konferencën për media të organizuar nga fraksioni për rivitalizimin demokratik të VMRO-DPMNE-së, me temë: “Iniciativa për ndryshimin e Mickoskit nga pozita udhëheqëse”. Konferenca për media do të mbahet më 21.09.2022 (e mërkurë) në ora 12:00 para selisë së VMRO-DPMNE-së në Shkup, thuhet në njoftim.

Lexo më Shumë

Mungesa e librave edhe gati një muaj që nga fillimi i vitit shkollor në Maqedoninë e Veriut, po shkakton probleme të shumta në mbarëvajtjen e procesit mësimor, në veçanti në drejtimet profesionale, raporton REL. Rinora, nxënëse e vitit të katërt në Shkollën e Mesme të Bujqësisë në Tetovë, drejtimi i Biokimisë, thotë se mungesa e shumë teksteve shkollore ka bërë që kohën më të madhe ta kalojë pranë kompjuterit në kërkim të materialit mësimor. “Kuptohet se mungesa e librave na e vështirëson mësimin, por bëjmë gjithçka që të gjendemi. Profesorët bëjnë maksimumin që të na furnizojnë me materiale, gjejnë nga…

Lexo më Shumë

Njëri nga politikanët më të popullarizuar në SHBA, Ted Cruz, e ka pritur në një takim në zyrat e Senatit afaristin kosovar, Shkëlqim Devolli. Drejtuesi i njërës prej korporatave më të mëdha në Kosovë, Devolli Corporation, i ka folur senatorit teksan për marrëdhënien e veçantë të popullit kosovar me atë amerikan. Gjithashtu, temë e diskutimit ka qenë edhe shtrirja e produkteve të korporatës kosovare në SHBA, me theks të veçantë te prodhimet tashmë të popullarizuara edhe në tregun amerikan – dyshekët e Comoditas. Senatori Cruz, i cili kishte qenë në garë për ta fituar kandidaturën e republikanëve për president të…

Lexo më Shumë

Samiti i liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahet në fillim të dhjetorit, për herë të parë në një nga vendet e rajonit, që me shumë gjasa mund të jetë Shqipëria ose Maqedonia e Veriut. Ky lajm është bërë i ditur nga media serbe RTS, e cila i referohet burimeve diplomatike nga Brukseli. Kjo media shkruan ndër të tjera se “Shqipëria ose Maqedonia e Veriut janë dy vende që po vlerësohen për organizimin e këtij samiti të rëndësishëm, ndërsa Serbia është përjashtuar si opsion për shkak të mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë”. Më tej në shkrimin e…

Lexo më Shumë

Pjesëmarrja e kryetares së Qytetit të Shkupit Danella Arsovska në promovimin e një projekti në komunën e Gazi Babës, pa e ftuar kreun e kësaj komune nga radhët e VMRO-DPMNE-së, e thelloi edhe më shumë konfliktin me këtë parti, e cila e mbështeti kandidaturën e saj në zgjedhjet lokale. VMRO-DPMNE tha se distancohet nga sjellja e Arsovskës, ndërsa krerët e saj të komunave nuk do të marrin më pjesë në ngjarje të organizuara nga Qyteti i Shkupit. “Për shkak të marrëveshjeve kriminogjene dhe mospërmbushjes së premtimit të Arsovskës, VMRO-DPMNE në tërësi distancohet nga sjellja e saj dhe kryetarët e komunave…

Lexo më Shumë

Dorëheqja këtë paradite u është dërguar shërbimeve dhe e njëjta do t’i dorëzohet Arkivit të Qeverisë, i tha TV21 Goran Milevski tashmë ministër në largim, i cili paraprakisht paralajmëroi se do të tërhiqet nga pozita e kryetarit të partisë PLD. Largimi i tij nga politika, siç sqaron, është për arsye personale. Kjo është dorëheqja e parë në qeverinë e Kovaçevskit. Si ministër për vetëqeverisje lokale përflitet emri i Risto Penovit ndërsa brenda partisë po udhëhiqen bisedime që ai ta pranojë funksionin e ministrit. Pas largimit të Milevskit gjithnjë e më të zëshme janë paralajmërimet për rikonstruktim të mundshëm të qeverisë.…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministër i parë Artan Grubi i ftuar në emisionin “Click Plus” në TV21 duke folur për ngjarjet e fundit në Qytetin e Shkupit, tha se as BDI-ja e as LSDM-ja nuk qëndrojnë pas Arsovskës, por janë shpifje të të VMRO-së. Ai shtoi se VMRO-ja në vend që të merret me skandalet e tenderëve miliona eurove, merret me çështje nëse kryetarja ka kredibilitet apo jo. “BDI-ja nuk qëndron prapa Danella Arsovskës, di sigurt që edhe LSDM-ja nuk qëndron pas saj dhe nuk kam pasur asnjë komunikim apo takim me kryetaren e Qytetit të Shkupit, gjë që u fol nga opozita. Nuk…

Lexo më Shumë

Silvana Begaj Pyetje: Pse liderat e politikës shqiptarë nuk i ruajnë themelet e shtetit? Pse nxjerrin gjithmonë pretendimin se epoka e themelimit të shtetit fillon ekzaktësisht kur pushtetin e marrin ata? E nëse cdo gjë qenka bërë kaq keq gjithmonë, ky nuk është më gabim, kthehet në faj e nga faj ka fajtorë. Jo fajtorë që akuzohen në media sa për show, por fajtorë që dënohen dhe nga dënimi mësohet si mos të gabohet. Cdo eksperiencë ka fillim dhe vazhdim, por ky shteti jonë ngeli vetëm në një fazë : Fillim. Asnjë eksperiencë në organizim, metodë apo menaxhim nuk ka…

Lexo më Shumë

ZV.kryeministri i parë në RMV, Artan Grubi, thotë se raportet mes partnerëve të koalicionit qeveritar janë stabile. Sa i përket bashkëpunimit me “Alternativën”, Grubi tha se bashkëpunimi është i shkëlqyeshëm, transmeton Gazeta Lajm. “Javën e kaluar jam takuar me kryetarin e “Alternativës”, Afrim Gashi, ndërsa me ministrat e kësaj partie, Admirim Aliti dhe Bekim Sali bashkëpunojmë shkelqyeshëm”, u shpreh Grubi në emisionin Click plus.

Lexo më Shumë

Faturat e larta të energjisë elektrike kanë lënë në errësirë dhjetëra institucione të shtetit në Maqedoninë e Veriut. Në mesin e këtyre institucioneve është dhe Teatri Shqiptar në Shkup, si dhe Opera dhe Baleti Kombëtar i Maqedonisë së Veriut. Teatri Shqiptar është shkyçur nga rrjeti për furnizim me energji elektrike për shkak të borxhit prej 4 milionë e 200 mijë denarësh (rreth 70 mijë euro), borxh ky i akumuluar nga muaji shkurt i këtij viti. Po për shkak të borxhit është shkyçur edhe Opera dhe Baleti Kombëtar i Maqedonisë së Veriut. Vlera e borxhit për energjinë e shpenzuar nga Opera…

Lexo më Shumë