Author: Jeta almakos

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II. Lajmin e ka bërë të ditur Presidenca e Kosovës, përmes një komunikate drejtuar mediave, shkruan Syri.net Kosova. Në komunikatë thuhet se Osmani do të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti Biden, në sesionin e 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. Gjatë kësaj vizite, Osmani pritet të zhvillojë takime me krerë të delegacioneve të shteteve pjesëmarrëse në sesionin e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, zyrtarë të lartë amerikanë dhe udhëheqës të organizatave…

Lexo më Shumë

Pas histerisë anti-bullgare në Republikën e Maqedonisë, protestave dhe propozimit për referendum për anulimin e Marrëveshjes së Miqësisë me Bullgarinë qëndron Rusia, e cila ka kohë që punon për destabilizimin e rajonit, thekson ish-kryeministrit dhe ish-përfaqësuesi special i Qeverisë për negociatat me Bullgarinë, Vllado Buçkovski. Ai në një prononcim për “BGNES” tha se në marrëdhëniet bullgaro-maqedonase nuk ka kthim mbrapa dhe se me ndihmën e Sofjes do ta zbatojmë propozimin francez dhe do të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian. Buçkovski theksoi se Moska nuk ka interes për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. “Nuk është sekret që Rusia ka kohë që po punon…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur sot për krizën ekonomike në Evropë dhe si do të ndikojë ajo në Serbi. Sipas tij, në Evropë, Gjermania “do të shkojë në parajsë në krahasim me të tjerët, ndërsa më të fortët janë në gjendje të hedhin para në mënyrë figurative, ata tashmë kanë shpenzuar miliarda për të shpëtuar kompanitë e tyre”. Ai tha se po blejmë 30 mijë tonë të reja mauzet për shkak të njerëzve të papërgjegjshëm në pushtetin vendor. Duhet ta bëjmë për hir të popullit, sepse populli ynë do t’i ndezë ngrohëset me rrymë nëse nuk ka ngrohje…

Lexo më Shumë

Kryeparlamentari i RMV-së, Talat XHaferi në emisionin Klan Debat deklaroi se ka tentativa kundër BE-së por ne nuk lejojmë të dëmtojmë dhe prishim imazhin e shtetit. ”Imazhi i shtetit dhe përcaktimet tre dekadëshe është i dëmtuar me alternativat e mundshme që mund të jenë kundër BE-së. Tentimet që po mundohen të tentohen dhe zbatohen kanë qenë gjithmonë por kjo dëmton imazhin por janë qytetarët gjithsesi ato që vendosin, por ne po e udhëheqim shtetin në mënyrën e duhur dhe jemi para dyerve të BE-së dhe nuk lejojmë kthim mbrapa” – deklaroi Talat Xhaferi. /KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

Faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) prej ditësh nuk është në funksionon. Nëse provoni ta hapni, do të merrni një mesazh që faqja nuk është në dispozicion: “This site can’t be reached. Мon.gov.mk took too long to respond.”, raporton Portalb.mk. Meta.mk në periudhën e kaluar, ka shkruar disa herë për rënien e ueb-faqes së MASH-it, e cila për herë të parë nuk ishte në dispozicion 18 gusht, e më pas në ditët në vijim “binte” disa herë dhe kthehej në  funksion. Pas sulmit të hakerëve që ndodhi më pak se dy javë më parë, e prapa të cilit dyshohet kinse qëndron një…

Lexo më Shumë

Shqipëria rezulton me nivelin e inflacionit të çmimeve të produkteve ushqimore më të ulëta krahasuar me vendet e rajonit, pjesë ose jo e Bashkimit Evropian, raporton Klan. Kështu rezulton në raportin më të fundit të Bankës Botërore për Sigurinë Ushqimore, i cili bën një analizë të efekteve që ka shkaktuar lufta në Ukrainë në çmimet në produktet ushqimore dhe gjendjen e prodhimit dhe të furnizimit. Rritja e çmimit të produkteve ushqimore në Shqipëri është thuajse sa gjysma e rritjes së raportuar në pothuaj të gjithë vendet e rajonit si Bosnje Hercegovina, Kosova, Bullgaria, Serbia apo  dhe Mali i Zi. Në gusht…

Lexo më Shumë

Bisedimet për çmimin e furnizimit të energjisë elektrike nga Bullgaria nuk kanë mbaruar. Nesër do të kemi një tjetër takim onlajn me homologun tim bullgar, por është shumë e rëndësishme të kontribuojmë në zgjidhjen e situatave të tilla në frymën e fqinjësisë së mirë dhe thellimit të bashkëpunimit midis fqinjëve, tha sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, pasi dje Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) njoftoi se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk arritën një marrëveshje për çmimin e energjisë elektrike që prodhuesit bullgarë duhet ta eksportojnë në vend. “Në bisedat që kam pasur me kryeministrin Kovaçevski, me presidentin Radev, me kryeministrin…

Lexo më Shumë

Ministri për Vetëqeverisje Lokale, Goran Milevski nesër edhe zyrtarisht do ta dorëzojë dorëheqjen nga posti i tij në Qeveri. Përveç nga Qeveria, Milevski tërhiqet edhe nga pozita udhëheqëse në PLD, ndërsa për pasardhësin e tij ende vazhdon debati brenda partisë. Për momentin vetëm deputetja Monika Zajkova konfirmoi se ka ambicie që ta zëvendësojë Milevskin. Nuk dihet se kush do ta zë vendin e Milevskit në ministri, edhe pse për këtë funksion po qarkullon emri i ish-kryetarit të të Shkupit, Risto Penov. Dorëheqja e Milevskit ngjalli spekulime në opinionin publik për ndryshime të mundshme edhe në tre poste të tjera ministrore.

Lexo më Shumë

Është bërë fenomen në rrjetin social TIK TOK. Khaby Lame, 22-vjeçari i cili u shndërrua në një personazh shumë të dashur. Ai njihet për publikimin e videove duke u tallur me përdoruesit e tjerë që bëjnë gjëra të parëndësishme në mënyrë të komplikuar, teksa ai i zgjidh ato në mënyra të thjeshta. Italo-senegalezi ka mbi 149 milionë ndjekës në TIK TOK dhe mbi 79 milionë ndjekës në Instagram. 22-vjeçari ka folur për jetën e tij. Khaby Lame në një intervistë për mediat italiane tregoi se është një mysliman i devotshëm duke u falur pesë herë në ditë. Lame tha se…

Lexo më Shumë

Enti evropian për statistika (Eurostat) njoftoi sot se buka në të gjithë Bashkimin Evropian (BE) kurrë nuk ka qenë më shtrenjtë se tani. Eurostat tha se çmimet e ushqimeve janë rritur ndjeshëm në të gjithë BE-në, për shkak të, siç theksojnë, pushtimit rus të Ukrainës, i cili ka çrregulluar ndjeshëm tregjet globale. Në njoftimin për media thuhet se Rusia dhe Ukraina janë eksportuesit kryesorë të drithërave me fara vajore dhe plehrave. Muajin e kaluar, shkalla vjetore e inflacionit në Eurozonë ishte 9.1 për qind, që është maksimum historik, ndërsa çmimi i bukës në BE u rrit me 18 për qind…

Lexo më Shumë

Shkodra është tronditur sërish mbrëmjen e sotme, ku një i ri rreth 19-vjeç është ekzekutuar me armë zjarri pistoletë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bulevardin “Bujar Bishanaku”, ku viktimë kë mbetur Erjon Xhenja. Pas vrasjes ekzekutorët janë larguar me shpejtësi me motoçikletë. Ka qenë mjaft e rëndë dhe prekëse momenti kur ka mbërritur në vendngjarje babai i viktimës, i cili fillimisht është futur në lokal për të identifikuar djalin dhe më pas ka dalë jashtë duke qarë dhe me forca të shumta policie.

Lexo më Shumë

Një episod i rëndë shënohet mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.  Sipas informacioneve të A2CNN, në qendër të qytetit, në një lokal në fund të bulevardit ‘Bujar Bishanaku’, pranë kryqëzimit të Kirasit,  asaj që njihet si “rruga e Gjanë”,  janë dëgjuar  të shtëna me armë zjarri. Nga informacionet paraprake flitet për një viktimë, ndërkohë që forcat e rendit po kryhen hetimet paraprake.

Lexo më Shumë