Author: Jeta almakos

Drejtuesi i njërës prej korporatave më të mëdha në Kosovë, Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli, po e vazhdon qëndrimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është duke zhvilluar shumë takime me politikëbërës dhe sipërmarrës amerikanë. Devolli ka takuar gjatë ditës ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, i cili ka qëndruar edhe në Kosovë sa ishte në detyrë. Kerry, i cili sot mban postin e emisarit special të Presidentit Biden për ndryshimet klimatike, ka folur me afaristin kosovar për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, kurse ky i fundit e ka falënderuar ish-sekretarin e shtetit per angazhimin e tij për Kosovën. Gjithashtu,…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut nuk ndihet e rrezikuar nga kërcënimet e Rusisë pas vendimit të presidentit rus, Vladimir Putin, për mobilizimin e 300.000 rezervistëve që t’i bashkohen luftës në Ukrainë. Megjithatë shteti maqedonas thotë se me vëmendje po ndjek zhvillimet për shkak të përpjekjeve të vazhdueshme të Moskës për të nxitur tensione në rajon, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, tha se nuk sheh ndonjë rrezik për sigurinë e vendit nga deklarata e Putinit se “Rusia po lufton kundër Perëndimit në Ukrainë”, dhe se urdhri…

Lexo më Shumë

Lufta në Ukrainë ka sjellë dëme indirekte edhe në Maqedoninë e Veriut, thonë i pari i shtetit Pendarovski. Ai thotë se Qeveria ka ndarë buxhet të posaçëm për familjen sociale në nevojë për “Në qoftë se Lufta në Ukrainë do të zgjasë, ndërsa parashikimet janë që do të ketë luftë deri në vitin e ardhshëm, ndoshta do të jetë e patjetërsueshme të improtojmë energjensa nga të gjitha llojet dhetë bëjmë pako të mëdha ekonomike si ndihmesë për familjet e sociale dhe për bizneset. Ashtu që shuma për ndihmë mund të arrije deri 1 miliard euro”. Pendarovski theksoi se më 1 Tetor…

Lexo më Shumë

Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, pas zhvillimeve të fundit mes Moskës dhe Kievit, vlerëson se gjendja e sigurisë në vend është e qëndrueshme dhe e qetë. Ai thotë se kjo që po ndodh në Ukrainë duhet t’i mbajë vigjilent shërbimet e sigurisë. “Nuk kemi asnjë tregues për shkelje të sigurisë për momentin. Në përgjithësi, siguria është sfidë serioze për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Shërbimet tona të sigurisë punojnë me kapacitet të plotë në drejtim të mbrojtjes së integritetit territorial të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Anëtarësimi në NATO garanton…

Lexo më Shumë

Në debatin me ministren e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska dje në temën “Top Tema”, ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve përmes dialogut social, i cili, sipas tij, është kyç në këtë krizë ekonomike për tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohen punëtorët. Njeriu i parë i LSM-së e vlerësoi si perfide lojën e Qeverisë dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut për të dielën ditë pune në vendet turistike. Sipas tij, ajo kërkesë mund të thellohet, gjegjësisht në të gjithë vendin të kërkohet që e diela të jetë ditë pune ashtu siç ka dashur të bëjë OEMV…

Lexo më Shumë

Bashkëshortja e kryeministrit Dimitar Kovaçevski, Elena, ka marrë pjesë në pritjen në Nju Jork të organizuar nga zonja e parë e Turqisë, Emine Erdogan, në kuadër të promovimit të iniciativës “Zero mbeturina”. Gruaja e kryeministrit që e shoqëron në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara del për herë të parë në publik sipas protokollit. Elena Kovaçevska me këtë rast ka veshur një fustan të krijuar nga dizejnerja, Tanja Kokev. Foto nga pritja janë shpërndarë edhe në profilin në Instagram të Emine Erdogan, e cila prej disa vitesh përfaqëson këtë nismë. “Zero Waste” synon të rrisë ndërgjegjësimin për nevojën e…

Lexo më Shumë

Kështu duken raftet në disa dyqane në fillim të javës, para shtrenjtimit të qumështit. Shitësit thonë se nuk kanë qumësht as në magazinë. Por, tre ditë më vonë, qumështi u bë me çmim të ri. Në rastin konkret, çmimi i qumështit të importuar është 95 denarë, kurse qumështi nga prodhuesit vendas mund të blihet edhe për 87 denarë. Qumështi “Bitolsko”, nëpër dyqanet e Shkupit kushton 87 denarë. Po ta analizonim lëvizjen e çmimit të qumështit, do të dukej kështu: BLEGTOR QUMËSHTORE DYQAN 27 DENARË ? 87 DENARË Kjo do të thotë se çmimi blerës i qumështit është më i lartë…

Lexo më Shumë

Pas nëntë muajve të menaxhimit të “Parqeve dhe gjelbërimit”, Angele Sotirovski dha dorëheqje nga pozita e drejtorit të ndërmarrjes publike. Sotirovski që vjen nga Partia Socialiste, në koalicion me VMRO-në ka thënë se shkak për dorëheqjen e tij është ambienti i krijuar së fundmi qe sipas tij nuk do ti jepte hapsirë të fokusohet në menaxhimin e suksesshëm të ndërmarrjes. “Vlerësoj se ambienti i ri politik në Qytetin e Shkupit nuk do të më lejojë që maksimalisht të fokusohem tek më e rëndësishmja , e ajo është menaxhimi I suksesshëm I ndërmarrjes. Pikërisht për këtë, tërhiqem nga detyra U.D Drejtor”,…

Lexo më Shumë

Filloi Komisioni kuvendor për mbrojtje dhe siguri në rend dite të së cilit është Propozimi qeveritar për vazhdim të gjendjes së krizës në vend deri më 30 prill 2023. Siç arsyetoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, vazhdimi i afatit është për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe gjendjeve të tregjeve me energji elektrike, ndërsa qëllimi është të ndihmohen qytetarët, ekonomia dhe institucionet. “Ky propozim vjen si pasojë e krizës energjetike e cila është pasojë, para së gjithash, e ngjarjeve gjeopolitike. Menaxhimi me sektorin energjetik është integruar në bazë të lidhjeve që i ka vendi me rajonin dhe BE-në, por…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një intervistë për televizionin amerikan CNN, ku ka theksuar se Beogradi dhe Moska duhet të mendojnë mirë para se të ndërmarrin ndonjë veprim në Kosovë. Në këtë intervistë, të realizuar me gazetaren e mirënjohur Christiane Amanpour, ai ka shtuar se edhe pse Kosova nuk është pjesë e NATO-s, trupat e saj janë të pranishme në Kosovë, shkruan Klan Kosova. “Serbia refuzon t’i pranojë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Serbia nuk është vend demokratik, është një regjim”. “Situata në Ballkanin Perëndimor është në rrezik. Ne jemi duke e forcuar sistemin tonë të…

Lexo më Shumë

Policia greke ka sekuestruar një sasi të madhe kokaine në portin e Pireut. Lënda narkotike ishte fshehur në një kontenier frigoriferik. Në total u gjetën 173 kilogramë kokainë e ndarë në 160 pako. Operacioni për zbulimin e drogës u krye mëngjesin e së hënës. Kontejneri kishte mbërritur në Pire nga Afrika e Jugut. Sipas vlerësimeve të policisë, fitimet nga shitja e kokainës do të kalonin 6.000.000 euro. Nëndrejtoria e Prokurorisë së Narkotikëve po kryen hetimet paraprake dhe ka nisur tashmë bashkëpunimin me Autoritetet përkatëse jashtë vendit, për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lexo më Shumë