Author: Jeta almakos

Gjasat për të ndryshuar shumica parlamentare është e vogël, thotë analisti politik Petar Arsovski, për letrën e inicuar nga një grup i pakënaqur i BDI-së që kërkojnë reforma në parti. Arsovski thotë se BDI e cila kohë të gjatë është në pushtet deri më tani ka qenë imune sa u përket fraksioneve brendapartiake. “Deri më tani BDI ka qenë imune për fraksione brendapartiake. Kjo është normale në partitë maqedonase si në LSDM dhe VMRO-DPMNE. Deri më tani nuk kemi parë se si duken fraksione në partinë shqiptare në pushtet BDI e cila kohë të gjatë është në pushtet. Është shumë…

Lexo më Shumë

Zëvendës kryeministri i parë ka heshtur për peticionin për rivendosjen e unitetit në parti, të cilin e kanë nënshkruar 20 anëtarë të BDI-së. Ai është paraqitur në një ngjarje të fundit së bashku me liderin e partisë, por nuk ka dhënë asnjë deklaratë. Përgjigje në formë të prerë ka dhënë vetë Ali Ahmeti. I pyetur nëse përzgjedhja e kuadrove partiake është bërë privilegj i Artan Grubit, Ahmeti ka thënë se partia mund të bëjë pa të gjithë, edhe pa anëtarët që kanë nënshkruar letrën. Pavarësisht synimit për të treguar unitet, asnjë nga 20 nënshkruesit e peticionit nuk mori pjesë në…

Lexo më Shumë

Çdo ditë nga ora 17:00 deri në 21:00, fëmijët deri në 10 vjeç mblidhen në fushën e betonizuar të futbollit në lagjen veriore Pascuales të Guayaqui për të mësuar se si të vrasin. Për katër orë, derisa dielli të perëndojë, mbi qytetin port në Ekuador, ‘shkolla për sicarios’ i mëson nxënësit e saj të mbushin armët, të gjurmojnë objektivat e tyre dhe të vrasin. Shkollat, janë hapi i parë për vrasësit e rinj aspirantë (sicarios) për t’u bashkuar me bandat rivale që konkurrojnë për një pjesë të tregut në rritje të eksportit të kokainës në Evropë. Por diplomimi nuk është…

Lexo më Shumë

Në bazë të përditësimit të të dhënave të Ministrisë për Shoqëri Informative dhe Administratë, në përputhje me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik në institucionet e shtetit, shqiptarët duhet të përfaqësohen në administratë me 30 për qind në përputhje me të dhënat e regjistrimit të realizuar në tetor të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës më 30 mars, numri i përgjithshëm i popullsisë rezidente dhe jorezidente në Maqedoninë e Veriut është 2.097,319, prej tyre 54.21 për qind janë deklaruar maqedonas, 29.52 për qind shqiptarë, 3.98 për qind turq, 2.34 për qind nga komuniteti rom,…

Lexo më Shumë

Kryetarët e bashkive nga e gjithë bota mblidhen në Pragë Kryebashkiaku Erion Veliaj pritet të takohet ditën e hënë me homologun tij të Kievit, Vitali Klitçko. Veliaj thotë se Ukraina dhe procesi i rindërtimi i pasluftës do të mbledhë në Pragë kryetarë bashkish nga e gjithë bota. “Tirana është bashkia simotër e Bashkisë së Kharkivit. Kharkivi, siç e dini, është qyteti që po bombardohet më shumë për momentin. Kemi filluar që tani të mendojmë për pjesën e rindërtimit atje. Bashkia e Tiranës ka kaluar një buxhet për të ndërtuar kopshte, shkolla dhe çerdhe në Kharkiv; pra, në zonën më të…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoksi, thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi siç shton, kështu mendon shumica dërrmuese e qytetarëve në Maqedoni. Madje sipas tij, edhe përkrahësit e LSDM-së dhe BDI-së thonë se qeveria është katastrofale. “Qeveria pretendon se do të shkojë deri në fund me mandatin e saj, por ne vlerësojmë se është mirë që të ketë zgjedhje të parakohshme, ashtu siç e vlerësojnë shumica dërrmuese e qytetarëve në Maqedoni, nga të cilët ne e marrim legjitimitetin. Dhe nëse e shohim si parti popullore se populli është kundër kësaj qeverie dhe të gjitha…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët sot e ka akuzuar Valdet Xhaferin e BDI-së për zvarritje të rastit të “Llaskarcës”. Nga kjo parti thonë se tragjedia në Llaskarcë që mori jetën e 16 personave dhe mbi 30 mbetën të lënduar, shumica dërmuese nga Gostivari, nuk po merr epilog gjyqësor dhe familjarëve u fshehet e vërteta për këtë rast. “Por edhe përkundër tentimeve për të zvarritur drejtësinë, një pjesë e të vërtetës po del vetëvetiu në shesh, ndërsa rrethi i atyre që mund të kenë përgjegjësi po zgjerohet gjithnjë e më shumë. Së fundmi po mësojmë një të vërtetë të madhe dhe shumë të…

Lexo më Shumë

Deri në fillim të nëntorit nxënësit e klasave të para, të dyta, të katërta dhe të pesta duhet të pajisen me libra shkollorë, ose së paku kjo është ajo që thotë ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Sipas tij ky proces përbëhet nga dy faza, thirrja për autorët për dorëzimin e kurikulave dhe faza e dytë rishikimi i buxhetit. Por edhe nëse sigurohen librat, problem tjetër është mungesa e kuadrit. Ministri Shaqiri thotë se një nga zgjidhjet do të ishte motivimi i studentëve përmes bursave. “Në ligjin për standardin studentor e kemi atë…

Lexo më Shumë

Kreu i Bashkimit Demokaratik në prononcimin e sotëm i pyetur nga gazetarët se a do të kandidoj për kreun e BDI-së duke pasur parasysh se në 2023 do të ketë zgjedhje brenda partiake ai deklaroi se misionin e tij ende nuk e ka përmbyllur pasi që sipas tij vendi ende nuk është antarësuar në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Unë kam thënë që nuk jam funksionar por jam misionar për derisa vendi akoma nuk është antarësuar në Bashkimin Evropian dhe në Nato kështu që misioni imë akoma nuk është kryer në qafë do më këni ehde nja katër vite, deklaroi…

Lexo më Shumë

Vendi përballet edhe me krizën e qumështit. Derisa blegtorët e shesin për 23 denarë, cmimi I shitjes nëpër dyqane shkon deri në 100 denarë për litër. Të revoltuar nga hendeku I thellë I cmimit të blerjes dhe shitjes, prodhuesit e qumështit kërkojnë rritje të cmimit prej 70%, në të kundërtën paralajmërojnë protesta Fatmir Bytyqi. Vala e shtrenjtimeve të produkteve ushqimore, sipas Zv/Kryeministrit për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, mund të ndalohet me ligjin kundër profitit nga lufta. U propozoi deputetëve që ta përpunojnë kurse ai do ta mbështesë. “Fatkeqësisht edhe në periudha krizash dikush nuk sillet si duhet. Në Kuvend ka…

Lexo më Shumë

Mbrëmë në lagjen e Shkupit, “Debar Maalo”, ka ndodhur një përleshje masive mes të miturve, ndërsa në rrjetet sociale është publikuar video nga e gjithë ngjarja. Nga MPB sot kanë dalë me detaje, duke bërë të ditur se shkak i sherrit janë marrëdhëniet e prishura miqësore të mëparshme. “R.M.(44) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 22:00 në rrugën “Orce Nikolov”, afër një dyqani sanduiçësh, katër të mitur pas një debati verbal kanë sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur. Sipas raportit, arsyeja ishte një keqkuptim i mëparshëm për miqësitë e prishura në shkollë. Në vendngjarje kanë dalë efektivë të…

Lexo më Shumë

Nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kryeministri Edi Rama akuzoi Rusinë për sulmin ushtarak ndaj Ukrainës, duke shkelur në këtë mënyrën Kartën e OKB-së. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se referendumet që po organizon Rusia në disa rajone të Ukrainës janë farsë dhe nuk do të njihen nga Shqipëria. Kryeministri theksoi edhe njëherë mbështetjen për Ukrainën, teksa ka dënuar agresionin ushtarak të Rusisë. “Këtë vit shpresat e bisedimeve tona janë copëtuar nga një luftë e paprovokuar, e paramenduar e një vendi kundër një tjetër, agresioni mizor i Rusisë kundër Ukrainës. Lufta me zgjedhje e…

Lexo më Shumë