Nga Novi Sadi, presidenti Pendarovski, duke folur para të rinjve që marrin pjesë në Forumin e liderëve të rinj, dërgoi deklaratë skandaloze se edhe ai vetë do të ikte nga Maqedonia për shkak se mundësia për të qëndruar të rinjtë në Ballkan është në atë që të fillojnë të përdorin resurset e tyre dhe të vazhdojnë nismat rajonale që të krijohet diçka si BE e vogël. Këtë deklaratë e kritikoi opozitarja VMRO-DPMNE, sipas së cilës, Maqedonia nuk ka më kohë për të pritur. Menjëherë pas deklaratës reagoi edhe vetë presidenti sipas së cilit fjalët e tij menjëherë janë përdorur për…
Author: Jeta almakos
Grupi i pakënaqur i BDI-së, në një deklaratë për “Radio Shkupin” paralajmëruan se shumë shpejtë do të dalin me deklaratë dhe të informojnë se çka konkretisht kërkojnë dhe si do të veprojnë në të ardhmen. “Do të dalim shumë shpejt me një deklaratë ku do të informojmë për këtë çështje” u shpreh për Blerim Bexheti, anëtari i kryesisë së BDI-së cili bënë pjesë në të ashtuquajturin “Grupi i zjarrit. Ai tha se qëndron në thirrjen që “secili që ia do të mirën BDI-së mund t’i bashkëngjitet këtij grupi”. “U bëjë apel të gjithë atyre të cilët ia duan të mirën…
Nxënësit e klasave të para me mësim në gjuhën shqipe në vitin shkollor 2022-2023 në vendin tonë, do të mësojnë me abetaren mbarëkombëtare, këtë e njoftoi ministri i arsimit Jeton Shaqiri, nëpërmjet rrjetit social Facebook, duke theksuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka dhënë pëlqim për përdorimin e abetares së përbashkët. JETON SHAQIRI, MINISTËR I ARSIMIT “Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka dhënë pëlqim për përdorimin e materialit të përpiluar nga autorët Mimoza Gjokutaj, Saranda Kumnova, Naser Zabeli dhe Tereza Babasuli, i cili është dedikuar për nxënësit e klasës së parë të regjistruar në shkollat ku mësimi zhvillohet në…
Opozita maqedonase ka bllokuar miratimin e disa ligjeve në Kuvend që kanë të bëjnë me nismën Ballkani i Hapur. Marrëveshjet për qasje të lirë në tregun e punës, për bashkëpunim në fushën e mjekësisë veterinare dhe të sigurisë ushqimore, si dhe për ndërlidhje dhe identifikim elektronik, janë bllokuar në komisionet e Kuvendit maqedonas që drejtohen nga partia opozitare, VMRO DPMNE. Kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski, tha të mërkurën se propozim-ligjet nuk do të kalojnë për miratim në seancë plenare derisa Qeveria nuk e informon opozitën se për çfarë nisme bëhet fjalë dhe cili është qëllimi i Ballkanit të Hapur.…
Kompania e marketeve “Stokomak” përmes një njoftimit ka kërkuar falje të gjithë besimtarëve të fesë Islame, Agjencisë për Standard Halal në kuadër të BFI-së dhe Bashkësisë Islame për lëshimin e paqëllimtë të gjatë dizajnimit të ambalazhesh për Mish Gurmes dhe Narezakut të Viçit. “Në të njëjtën kohë janë përpunuar të dy dizajnet me çka ka ardhur deri te gabimi i paqëllimtë gjatë vendosjes së shenjës së çertifikatës Hallall në narezakun që përmban mish të derrit. Pas u vënë re ky lëshim i madh i dizajni i kontestuar i ambalazhës është larguar nga të gjithë marktetet tona dhe nuk shitet më”,…
Kryetarja e Qytetit të Shkupit ka emëruar drejtorët e rinj të ndërmarrjeve publike, pas shkarkimeve dhe dorëheqjeve të kuadrove paraprak nga radhët VMRO-DPMNE-së. Arsovska, drejtues të ndërmarrjes “Rrugët dhe Rrugicat” e ka emëruar Said Saidin, kuadër i degës së BDI-së në Çair, drejtor të “Parqeve dhe Gjelbërimeve” Zuhejr Rexhepin kuadër i BDI-së dega e Sarajit, drejtor të “Drisllës” Aleksandar Kuzinakov, ndërsa ndërmarrjen “Llajka” do ta drejtojë Radmilla Pesheva. Burime të Alsat thonë se nuk bëhet për ndonjë koalicionim apo marrëveshje midis BDI-së dhe Arsovskës, por për bashkëpunim të drejtpërdrejt midis dy krerëve të komunave Çair dhe Saraj, përkatësisht Visar Ganiu…
Analisti Lupço Popovski përmes një kolumne të tij të fundit ka përshkruar ngjarjet e fundit në partinë më të madhe shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim. Në kolumnën e tij të fundit me titull Qëllimi nuk është Artan Grubi, por Ali Ahmeti, ai shtjellon në detaje të gjithë ngjarjen në këndin e tij. Në vazhdim ju përcjellim kolumnën e tij të përkthyer në shqip: Shkruan: Ljupço Popovski Nuk duhet shumë gjykim politik për të kuptuar se mesazhi për ndryshimin e Artan Grubit nga grupi i ashtuquajtur “i zjarrit”, në thelb ka një qëllim tjetër real – rrëzimin në këtë kohë të…
Aco Karbanov Po thuajse të gjithë të nënshkruarit në grup kanë qenë në pozicione kush në qeveri e kush në komuna, të njohur për elektorarin e BDI-së dhe për opinionin kështu që “grupi i zjarrit” më duket i gërditshëm. OK Grubi është arogant por këta po ashtu janë të harxhuar. Sipas meje Musa Xhaferi të kërkojë një shancë të dytë është njejtë si i vllazëruari i tij Mijallkov të kthehet në politikë. Le të jetë me fat që nuk përfundoi si ai që sipas meje duhej. Në princip, kërkesat drejtuar kryetarit të partisë në BDI nga grupi i pakënaqur janë…
Nuk jemi kundër Ahmetit, qëllimi është ta shpëtojmë BDI dhe Ahmetin që lideri të mos e përjetoj fatin e Arben Xhaferit dhe Meduh Thaçit, respektivisht me partinë udhëheq Artan Grubi, ndërsa Ahmeti është vetëm kryetar formal, thonë të pakënaqurit në BDI, shkruan gazeta Sloboden Pecat. “Grupi i Zjarrit” betejen me BDI-në do ta udhëheqin edhe institucionalisht përmes interpelancës plër të gjithë ministrat e BDI-së. Nuk janë kundër liderti Ali Ahmeti, por qëllimin e kanë ta shpëtojnë BDI-në dhe Ahmetin që lideri të mos e përjetoj fatin e Arben Xhaferit dhe Meduh Thaçit, respektivisht me partinë udhëheq Artan Grubi, ndërsa Ahmeti…
Mëngjesin e sotëm kanë vazhduar kërkimet për pasagjerin e veturës Golf 4 që gjatë ditës së djeshme u gjet e përmbysur në ujërat e Lumit Vardar, respektivisht në rrugën e Zhelinës, në drejtim të Tetovës. Autoritetet dyshojnë se në veturë me targa të Kumanovës ka pasur vetëm një pasagjer. “Kanë filluar kërkimet nga orët e po para të mëngjesit ku polic të Stacionit të Policisë Grupçin edhe Jegunoc janë duke kërkuar në teren përreth Lumit Vardar”, thonë nga SPB-Tetovë.
Maqedonia e Veriut nuk pret fluks të migrantëve rusë, të cilët po ikin nga mobilizimi i shpallur nga presidenti Vladimir Putin, por drejtuesit e institucioneve, thonë se me kujdes po ndjekin zhvillimet në Rusi për të parandaluar infiltrimin e elementeve destabilizuese. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha të martën se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë me kujdesin ndaj çdo shtetasi ukrainas që ikën nga agresioni rus. Ndërsa, sa i përket rusëve që po e braktisin vendin e tyre, Kovaçevski se kjo është një situatë tjetër, pasi ata po largohen kryesisht në ato shtete, me të cilat Rusia nuk ka regjim vizash.…
Ueb-faqja e Ministrisë për Arsim dhe Shkencë filloi të funksionojë pas më shumë se dy javë. Megjithatë, derisa dikush dëshiron të kyçet në materialet e publikuara, duhet paraprakisht të pranojë që është duke u kyçur në një faqe jo të sigurt. Një vizitorë pasi pranon se është duke u future në një faqe jo të sigurtë, ai do të kyçet në faqen e Ministrisë. Kjo faqe ishte cak i sulmeve kibernetike nga 10 shtatori dhe prej atëherë ka qenë jofunksional. Një periudhë në faqe qëndronte mesazhi “E hakuar nga ekipi i hakerëve grek Netwatchers” (Hacked by Greek Hacking team Netwatchers).…

