Ulja e temperaturave ka rritur shqetësimin për shumë familje në Maqedoninë e Veriut se si do ta kalojnë dimrin në kushte të krizës së rëndë energjetike, faturave të larta për ngrohje dhe rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore. Shtrenjtimi i rrymës në masën e mbi 20 për qind brenda tre muajve, por edhe paralajmërimet se mund të ketë edhe reduktime, kanë bërë që shumë familje të kërkojnë alternativa tjera për ngrohje, të furnizohen me dru edhe pse çmimi për një metër kub dru ka arritur deri në 5.000 denarë apo rreth 80 euro, që krahasuar me një vit më parë…
Author: Jeta almakos
Pas takimit me kreun e BDI-së Ali Ahmetin, Izet Mexhiti nga dega e Cairit sfidon opozitën ku thotë se nëse ka interpelancë për Grubin votoj pro-shkarkimit, raporton Klan M. ”Nuk e kemi shfrytëzu deri tash por këtë mund ta bën edhe opozita shqiptare të merr inciativë për interpelancë ndaj Artan Grubtit” Në pyetjen se a do votonte Izet Mexhiti. Ai u përgjigj se ”PO” do të votonte për shkarkimin e Artan Grubit. Kësaj i u përgjigj kryetari i ASH-së Arben Taravari i cili tha se nuk e luajmë lojën e BDI-së. ”Zotri Mexhtiti i kisha dërgu një porosi se nuk…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski kërkoi takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski për të shpjeguar konceptin e partisë për tejkalimin e krizës energjetike, shkruan Alsat. Mickoski thotë se tani duhet sjellje e përgjegjshme, sepse kriza energjetike po shndërrohet në financiare. Ai në konferencën për media tha se ka kontakte me kompani nga Gjermania, Zvicra dhe Çekia të cilat janë të gatshme të negociojnë me autoritetet maqedonase për shitjen e gazit. Ky gaz është blerë më parë nga GAZPROM-i rus dhe Mickoski thotë se nuk do të ketë implikime financiare në rubla. Ai bëri thirrje për reagim të menjëhershëm. “Kam prezantuar planin…
BDI është thesar kombëtar i shqiptarëve të Maqedonisë dhe është unik që nga Struga e deri në Kumanovë e Likovë, kështu e ka vlerësuar Ahmeti BDI-në pas pakënaqësive të shprehura brenda partiake. ”Mbi të gjitha është njerzillëku, funksionet shkojnë e vijnë njerzilleku mbetet, i kemi shkuar njëri-tjetrit në dasma kemi bërë morte bashkë dasma bashkë, për gjëra të vogla mos u ndani dhe mos u hani” – tha Ali Ahmeti. Ndryshe Ahmeti tha se të gjithë pa paqartësitë, gabimet dhe pa kënaqësitë do të diskutohen që të sheshohen dhe të rregullohen.
Nuk jemi kundër Ahmetit, qëllimi është ta shpëtojmë BDI dhe Ahmetin që lideri të mos e përjetoj fatin e Arben Xhaferit dhe Meduh Thaçit, respektivisht me partinë udhëheq Artan Grubi, ndërsa Ahmeti është vetëm kryetar formal, thonë të pakënaqurit në BDI për Sloboden Peçat “Grupi i Zjarrit” betejen me BDI-në do ta udhëheqin edhe institucionalisht përmes interpelancës për të gjithë ministrat e BDI-së. Shprehen që nuk janë kundër liderti Ali Ahmeti, por qëllimin e kanë ta shpëtojnë BDI-në dhe Ahmetin që lideri të mos e përjetojë fatin e Arben Xhaferit dhe Meduh Thaçit, respektivisht me partinë udhëheq Artan Grubi, ndërsa Ahmeti…
Kroacia është goditur dje nga një stuhi e fortë shiu që ka shkaktuar përmbytje të mëdha. Trafiku në disa pjesë të Rijekës, përfshirë pjesën më të madhe të qendrës, është i bllokuar dhe të gjitha shërbimet e urgjencës janë në terren. Raportohet se shkollat, muzetë, ndërtesat e rektoratit dhe policisë, shtëpitë dhe ndërtesat në të gjithë Rijekën u përmbytën… Makina të shumta ngecën në rrugët e përmbytura. Disa rrugë u zhytën plotësisht, transmeton rtv21.tv. Policia e Rijekës ka njoftuar se rreth orës 19:30 ka marrë njoftim se një burrë është gjetur i vdekur nën një veturë. Në momentin që mbërriti…
Kryeministri i Maqedoisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp mbrëmë tha se sezoni i ngrohjes në Shkup do të fillojë rregullisht, si çdo vit, më 15 tetor dhe se mjetet për ngrohje gjatë këtij dimri janë siguruar. Ai tha se është marrë vendimi nga qeveria për t’i dhënë licencën ndërmarrjes shtetërore ESM-së në bashkëpunim me kompaninë Adora për t’u siguruar ngrohje shkupjanëve këtë dimër. “Më 15 tetor fillon sezoni i ngrohjes për qytetarët e Shkupit, janë siguruar mjetet e nevojshme për ngrohje termike. I bëj thirrje Qytetit të Shkupit, Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Komisionit…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot dhe nesër, së bashku me një delegacion të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme do t’i vizitojnë Hagën dhe selinë e EUROPOL-it në Mbretërinë e Holandës. Gjatë vizitës së EUROPOL-it, Spasovski do të realizojë takim me drejtoreshën ekzekutive, Katrin De Boll, ndërsa më pas do të marrë pjesë në prezantime nga ana e ekspertëve të Europolit për punën e Qendrave Operative në Europol, si dhe një vizitë në byronë e Republika e Maqedonisë së Veriut në Europol”, njoftojnë nga MPB-ja. Siç njoftuan, ministri Spasovski të njëjtën ditë do të realizojë takim…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se shtetasit rusë që po largohen nga vendi i tyre për shkak të thirrjes së presidentit Vladimir Putin për mobilizim ushtarak, janë të mirëpritur në Shqipëri. Deklaratën se Shqipëria mban dyert hapur për rusët që nuk duan të shkojnë në luftë, Rama e dha të mërkurën në një konferencë për media, shkroi “Euronews Albania”. Më 21 shtator, Putini udhëzoi mobilizim ushtarak, që është i pari për këtë vend që nga Lufta e Dytë Botërore. Mobilizimi u tha se do të jetë i pjesshëm dhe se do të përfshijë 300.000 rezervistë për t’iu bashkuar…
Profesori dhe eksperti i politikës së jashtme, Edward Joseph deklaron se Aleksandar Vuçiç kërkon të krijojë Serbinë e Madhe, ndërsa kritikon qëndrimet e kryeministrit shqiptar Edi Rama ndaj presidentit serb. Në një intervistë për TV21 në Maqedoninë e Veriut, Joseph paralajmëron Shkupin se Rama dhe Vuçiç po destabilizojnë Ballkanin dhe një gjë e tillë nuk ëshë e mirë për ta. Nismën Open Balkan, Edward Joseph e quan si instrument për t’i dhënë Serbisë ndikim më të madh politik në Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu, eksperti amerikan akuzon Edi Ramën se mbron hapur Vuçiçin dhe politikën e tij pro-ruse, duke e quajtur një…
Kryeministri Dimitar Kovaçeski i pyetur nga Alsat, nëse ka shumicë stabile pas zhvillimeve të fundit brenda BDI-së u përgjigj shkurt se ka shumicë stabile. “Po, jam i sigurt se kemi shumicë stabile me BDI-në, nuk dua të komentoj zhvillimet në BDI, ndërsa sa u përket emërimeve të reja në Qytetin e Shkupit unë nuk kam çfarë të komentoj”, tha Kovaçevski. Ndërkohë që theksoi se nuk është koha për pikë politike dhe se sugjeroi të gjithë deputetët që të miratojnë ligjet për energjetikë dhe vazhdimin e gjendjes së krizës.
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se shkollat fillore dhe të mesme do të furnizohen me energji elektrike me çmime të rregulluara. Një gjë të tillë ministri Bekteshi e ka paralajmëruar disa herë në media se shkollat fillore dhe të mesme do të furnizohen me energji elektrike dhe me çmime të rregulluara.

