Author: Jeta almakos

Kuvendi i Maqedonisë sot duhet të vendosë për shtyrjen e situatës së krizës në sektorin e energjisë edhe për gjashtë muaj, nga nesër deri në fund të prillit të vitit të ardhshëm, duke qenë se vlefshmëria e vendimit të qeverisë për këtë qëllim, i cili ka hyrë në fuqi në fillim të ky muaj skadon sot. Pas një seance 5-ditore komisioni, në seancën plenare të sotme të 86-të duhet të diskutohen vendimet e propozuara për miratimin e zgjatjes së afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në të gjithë territorin e vendit, për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe…

Lexo më Shumë

Nga SHA EVN Maqedoni informojnë se sot pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve nga komunat Karposh, Kisella Vodë dhe Gazi Babë. Në periudhën prej orës 08.30 deri në orën 11.00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga rr. “Viç” nr.24, në Komunën e Karposhit. Në periudhën prej orës 8:30 deri në ora 12:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga Blv. “Boris Trajkovski” – krahu 10 që gjendet në pjesën e sipërme përballë objekteve të Solo Prom Kisella Voda dhe Modul Plast, si dhe një pjesë e shfrytëzuesve nga rr. “Hristo Tatarçev” – krahu…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, ka deklaruar për media se gjithnjë e më shumë po vështirësohet gjetja e stafit mjekësor për të punuar në Spitalin Special për mjekësi geriatrike dhe paliative “13 Nëntori” në Shkup. Ai tha se mjekët kërkojnë poyita më të privilegjuara, ndaj shmangin aplikimin për punë në këtë spital. “Fatkeqësisht, jemi përballë një shoqërie që kërkon pozicione të privilegjuara pune dhe është më e vështirë të gjesh staf për të punuar me spitalet ku ka pacientë të rëndë me plagë dekubiti. Vazhdimisht hapim konkurse, kërkojmë punëtorë shëndetësorë, por nuk ka ndonjë sukses, është më e vështirë të…

Lexo më Shumë

Të enjten herët në mëngjes, një 38-vjeçar nga Kumanova ka sulmuar një punonjëse në spitalin e Kumanovës, në repartin Infektiv. Policia e gjeti dhe e arrestoi, ndërsa MPB shtoi se ndaj sulmuesit është duke u përgatitur kallëzim penal, përcjell INA. “Me datë 29.09.2022, në ora 01:40, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria shtetasin me inicialet F.J.(38) nga Kumanova, pasi me lëndë të mprehtë ka sulmuar dhe lënduar punonjësin e Departamentit Infektiv në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Ai është ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, beson se tekstet që mungojnë do të jenë gati gjatë gjysmëvjetorit të parë. “Besoj se në semestrin e parë do të kemi tekste shkollore. Me fillimin e konceptit të ri për arsimin fillor, janë hartuar programe të reja që i referohen klasave të para, të dyta, të katërta dhe të pesta. Pas formimit të këshillit kombëtar për tekste shkollore i themeluar në periudhën janar-shkurt, është bërë thirrje publike për regjistrimin e autorëve”, tha Shaqiri duke iu përgjigjur pyetjes parlamentare në seancën e sotme plenare.

Lexo më Shumë

Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka njoftuar se ka shpallur persona non-grata gjashtë diplomatë rus të akredituar në Podgoricë. Në postimin e tyre në Twitter thuhet se ata shpallen non-grata “për shkak të veprimtarive që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike dhe marrëdhëniet e vlerësimit dhe respektit të ndërsjellë mes dy vendeve”. Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Ranko Krivokapiç, ka deklaruar të enjten se autoritetet shtetërore po bëjnë arrestimin më të madh të spiunëve të dyshuar rusë në Mal të Zi. Sipas tij, dhjetëra persona janë arrestuar në Podgoricë dhe…

Lexo më Shumë

Ka marrëdhënie ndërpersonale që nuk janë të mira, por jo në përgjithësi, por njerëz të caktuar. Këto gjëra duhet të rregullohen, tha kreu i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit të sotëm me anëtarët e degëve të partisë nga Çairi dhe nga Saraj, të cilët ditë më parë me një letër akuzuan se organet statutore partiake nuk kanë ekzistuar dhe nuk janë formuar në parti prej gati dy vitesh dhe se vendimmarrja politike është bërë individuale. “Kam 20 vjet që merrem me këto përllogaritje. Pushteti ekzekutiv ka probleme të tjera, organet dhe komunat kanë probleme të tjera dhe natyrshëm lindin kontradikta…

Lexo më Shumë

Rafis Aliti, ish-nënkryetar i BDI-së dhe i Kuvendit, në emisionin 24 analizë ka theksuar se në BDI gjithmonë ka pasur debate dhe kritika brendapartiake. Është mirë që e ka dhe këtë tani që dikush e quan të pakënaqur, Ahmeti ka pasur situata më të vështira në të kaluarën dhe di t’i menaxhojë ato. – Besoj se me vetë faktin që u ul me degët dhe të pakënaqurit, kjo situatë do të zgjidhet dhe BDI do të jetë parti më e fortë në të ardhmen dhe në zgjedhjet e ardhshme. A do të ndikojë kjo në koalicion për shumicën, mendoj pse…

Lexo më Shumë

Në emisionin Klan Debat analisti Ylber Sela tha se duhet të gjithë të angazhohemi për rrugën evropiane. ”Tek un kur vinin studentët një numër i vogël dinin për Unionin Evropian dhe duhej të spjegoja sipas programit, pra për këtë duhet të kontriboj edhe qeveria. Duhet gjithë të punojmë për atë sepse e ardhmja jonë është Evropa” – deklaroi Ylber Sela.

Lexo më Shumë

Pas emërimit të dy drejtorëve të rinj në ndërmarrjet publike të Shkupit, kuadër të BDI-së së Çairit dhe Sarajit, këshilltarët e VMRO-DPMNE-së në qytetin e Shkupit ia kanë uruar koalicionimin Arsovskës me BDI-në, shkruan Alsat. Andonvska tha se ky koalicion është i padrejtë dhe në kundërshtim me premtimet e bëra në fushatën parazgjedhore. Andonovska e ka ftuar Arsovskën të jap dorëheqje dhe të dalë në zgjedhje tjera në koalicion me BDI-në. “Dua ta uroj koalicionin e ri mes kryetares dhe BDI-së, jam e sigurt se nëse kjo ndodhte para zgjedhjeve, qytetarët nuk do të jepnin mbështetje, nëse ju mendoni se…

Lexo më Shumë

Përvec pjestarëve të “grupit të zjarrit” pakënaqësi nga puna e zyrtarëve të BDI-së në ekzekutiv ka shprehur edhe kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari. Gjatë një emisioni në TVM2, Fatmir Dehari është shprehur shumë i zhgënjyer nga Qeveria dhe në veçanti nga ministrant e BDI-së për zvarritjen e punimeve për ndërtimin e Spitalit të Kërçovës. Dehari, ka përmendur ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili është nga Kërçova, për të cilin ka thënë se nuk është i zëshëm për zgjidhjen e këtij problemi. Poashtu, kryetari i Kërçovës, ka kritikuar Qeverinë dhe zyrtarët e BDI-së edhe për mosmbajtjen e premtimeve…

Lexo më Shumë

BDI-ja distancohet nga bashkëpunimi i komunave të Çairit dhe Sarajit me kryetaren e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, e cila dje emëroi dy drejtor të ndërmarrjeve publike të caktuar nga drejtuesit e këtyre dy komunave, shkruan Alsat. Kryetari i grupit të këshilltarëve të BDI-së, Besnik Ajeti tha se kjo parti do të jetë opozitë në qytetin e Shkupit. “BDI vazhdon të jetë opozitë konstruktive në Qytetin e Shkupit, për çdo ndryshim eventual do të keni informacion prej organeve kompetente të partisë. Drejtorët nuk janë kompetencë e jona e këshillit, por janë kompetencë të drejtpërdrejtë e këshillit…. Do ja parashtroni pyetjen…

Lexo më Shumë