Author: Jeta almakos

Banorët e zonës ku lidhet komuna e Kumanovës me atë të Likovës protestuan sot me kërkesën që të shtrohet dhe rregullohet rruga “Trajko Jovanovski”. Shprehen se kjo rrugë është e shkatërruar dhe me gropa, nëpër të cilat u duhet të kalojnë çdo ditë, ndërsa kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, nuk po e mban premtimin e dhënë para disa muajsh. “Kjo rrugë nuk është e ndërtuar prej viti 1982, kemi pas ofertë prej kryetarit aktual na ka ofruar te mëhalla jonë që nëse e fiton mandatin e ardhshëm, që e ka tani për 4 muaj, do ta bëjë asfaltimin e kësaj…

Lexo më Shumë

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen mbretërore pasi sonte ndërroi jetë Mbretëresha Elisabeth II, përcjell TV21. Pendarovski shkruan se vepra e sa do të jetë frymëzim për gjeneratat e reja. “Ngushëllimet e mia më të thella për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeth II. Angazhimi i saj i përjetshëm për t’i shërbyer popullit, përkushtimi dhe lidershipi edhe në momentet më të vështira do të jetë një frymëzim i qëndrueshëm për brezat e rinj”, ka shkruar Pendarovski.

Lexo më Shumë

Ju falënderoj që jeni këtu sonte, së bashku ta rrumbullakësojmë festimin e Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me përcaktim të fuqishëm se të bashkuar në liri i vazhdojmë perspektivat! Perspektivat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kur, në referendumin historik më 8 shtator, të vitit 1991, qytetarët, në shumicë të madhe, të bashkuar, pavarësisht dallimeve etnike, politike dhe të tjera, vendosën të jetojnë në shtet të pavarur. Ndërkaq, diçka më pas, i vendosën edh eudhërrëfyesit për zhvillim – anëtarësimi në NATO dhe BE. Këtë sonte e porositi kryeministri Dimitar Kovaçevski në festimin qendror me rastin e…

Lexo më Shumë

Silvana Begaj Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri, mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri, dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura, kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura! Ali Asllani (Hakërrim) Populli i di! Shikon sesi shemben shtëpitë e tyre në padrejtësi, por nuk I dëgjon njëri. Streha e tyre e ndërtuar me mund dhe me sakrifica iu shembet para syve. Nuk qan njëri, jo! Janë thjesht shtëpi! Shemben objekte pa leje të dikujt me emër dhe me mundësi të luftojë cdo padrejtësi, ka mundësi të ketë avokatët më të mirë, ka media në…

Lexo më Shumë

Për herë të parë, kryeministri Edi Rama ka reaguar për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, për të cilin Policia e Shtetit nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij, e as përgjigje nëse është vrarë apo jo. Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme pas prezantimit të drejtorit të ri të policisë, Rama pyeti Policinë e Shtetit që ishte rreshtuar para tij, se pse nuk kanë përgjigje për fatin e personit më të kërkuar në Shqipëri. Ai tha se nën drejtimin e Muhamet Rrumbullakut, ka ardhur koha që Policia të shuajë dilemën nëse Ervis Martianj është vrarë apo jo. Ai tha…

Lexo më Shumë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se i dyshuari për dhunimin e 11-vjeçares nuk është sulmuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, por është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm. “Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se i dyshuari për dhunimin e 11 vjeçares E.R asnjehere nuk është sulmuar/rrahur në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë, i njejti është dërguar në Burgun e Sigurisë se Lartë për çështje të sigurisë së tij dhe për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm, për shkak të veprës për të cilën dyshohet”- thuhet në njoftim. SHKK më…

Lexo më Shumë

Presidenca italiane ka informuar se kreu i shtetit Sergio Mattarella do të kryejë një vizitë dy ditore punë në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut. Më datë 7 e 8 shtator, presidenti italian do të ndodhet në Tiranë e do të takohet me homologun e tij të sapo zgjedhur Bajram Begaj, mëson Ora News. Presidenti Mattarella pritet të takohet dhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama, me anëtarë qeverie e me përfaqësues të Parlamentit Shqiptar. Vizita zyrtare e numrit 1 të shtetit italian vjen vetëm dy javë para zgjedhjeve të parakohshme të 25 shtatorit në Itali. Pas vizitës në Tiranë, Presidenti…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski sot deklaroi se nëse anulohet marrëveshja me Bullgarinë, do të ndërpritet procesi i eurointegrimeve për Maqedoninë e Veriut.Ai theksoi se nuk mbështet referendum i cili parasheh anulim të marrëveshjes me Bullgarinë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Kjo do të ishte njëjtë sikur të mendonim ta anulonim marrëveshjen me Greqinë dhe njëkohësisht të jemi pjesë e NATO-s. Ky nuk është qëndrimi im ad-hoc, por është i bazuar në argumente”. “Që të mos ketë konfuzion, më lejoni ta përsëris edhe një herë. Nëse sfidoni ose përpiqeni të sfidoni përmes referendumit Marrëveshjen dypalëshe me Bullgarinë dhe integrimin dhe negociatat evropiane, është njësoj…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE e kundërshton marrëveshjen, duke thënë se autoritetet qeveritare të Maqedonisë së Veriut i kanë bërë lëshime të mëdha vendit fqinj në dëm të interesave kombëtare dhe historike maqedonase. Zoti Mickovski u bëri thirrje banorëve të Maqedonisë së Veriut për të votuar në mbështetje të nismës për shfuqizimin e marrëveshjes me Bullgarinë. Nëse kërkesa miratohet, pyetja në referendum do të ishte: “A jeni për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për miqësi, fqnjësi të mirë dhe bashkëpunim midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë të shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë më 18. 01. 2018?”…

Lexo më Shumë

Kryeministri i MV Dimitar Kovaçevski dhe Presidenti, Stevo Pendarovski përsëritën sot se na pret dimri më i vështirë. Përgatitje e të gjitha resurseve të shtetit për prodhim maksimal të energjisë vendore do të jetë qëllimi i Qeverisë në periudhën e ardhshme, bëri të ditur Kovaçevski pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë./21Media

Lexo më Shumë

Me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, u miratua vendimi për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fondin special të solidaritetit evropian ATM dhe Fondin e Solidaritetit Vullnetar të Përkohshëm të EUROCONTROL (Organizata Evropiane për Sigurinë e Aviacionit). Sipas vendimit, Maqedonia e Veriut merr pjesë në Fondin Evropian të Solidaritetit Special ATM për mbështetjen e Ukrainës dhe Moldavisë në vlerë prej 105.396.00 euro dhe Fondin e Solidaritetit të Përkohshëm Vullnetar për mbështetjen e Estonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Polonisë në vlerë prej 108.340.00 euro, për të siguruar mjete për shpenzimet për funksionimin e qëndrueshëm të shërbimeve të navigimit…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski njoftoi sot se subvencionimi i energjisë elektrike do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm për të parandaluar goditjet e jashtëzakonshme të çmimeve.Sipas Kovaçevskit, duhet të sigurohet furnizim i pandërprerë me energji elektrike, por edhe çmimi të jetë i qëndrueshëm. “Në Evropë tashmë ka një numër të madh biznesesh nga sektorët industrialë që nuk funksionojnë. Nuk duam të lejojmë që kjo të ndodhë këtu, edhe pse kemi një periudhë jashtëzakonisht të vështirë”, tha Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas seancës së Këshillit të Sigurimit. Kryeministri tha edhe një herë se deri në…

Lexo më Shumë