Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka njoftuar të martën fillimin e procedurës për organizimin e referendumit të detyrueshëm me qëllim të anulimit të marrëveshjes me Bullgarinë. Kjo marrëveshje e propozuar nga Franca dhe e miratuar në Parlamentet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, i hapi rrugën shtetit maqedon që të nisë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, më 19 korrik. Në bazë të marrëveshjes, Shkupi gjatë procesit të bisedimeve me BE-në duhet të zgjidhë çështjet e hapura lidhur me aspektet historike, ndërsa ato për gjuhën dhe identitetin beson se nuk do të jenë pjesë e bisedimeve. Çështja kryesore ka të bëjë…
Author: Jeta almakos
Ne kemi kritikuar Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë në 2017. Gjithashtu një pjesë e publikut nuk ishte në dijeni. Tani pasojat e dëmshme po hyjnë në fuqi dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Publiku është i pjekur që kjo marrëveshje të vihet në provë dhe të ndërpritet, thotë deputeti i OBRM-PDUKM-së dhe ish-ministri Antonio Milloshoski lidhur me vendimin për mbledhjen e nënshkrimeve për referendum të detyrueshëm për anulimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë. Milloshoski sqaron se sipas Ligjit për referendum, shkruhet se tema e sqarimit të referendumit mund të jetë temë e caktuar në kompetencë të Kuvendit.…
Referendumi i paralajmëruar nga opozitarja VMRO-DPMNE-së për shfuqizimin e marrëveshjes për fqinjësi me Bullgarinë sipas kryeministri Dimitar Kovaçevski është vetëm për interesat e brendshme partiake të VMRO-DPMNE-së dhe liderit të saj dhe se një referendum i tillë do të ishte vetëm në dëm të qytetarëve. “Pyetjen e referendumit me siguri do ta dorëzojnë në Kuvend. Në këtë moment, çfarëdo stopim i procesit të eurointegrimeve të shtetit është në dëm të qytetarëve dhe interesave të shtetit në rrugën eurointegruese. Sa shpejt ne do të kyçemi në BE tani varet kryekëput nga ne sepse kemi detyra të cilat ne duhet t’i zbatojmë…
Një grup imigrantësh është zbuluar në afërsi të Bogdancit, njoftojnë nga MPB. “Mbrëmë në ora 23:20 në afërsi të vendit të quajtur “Stara Plinara” në kryqëzimin e Bogdancit, zyrtarët policorë të Stacionit Policor për Kalim Kufitar dhe Vëzhgim Kufitar “Bogorodica” kanë zbuluar një grup prej 157 emigrantësh nga Siria. Imigrantët janë transferuar në qendrën transitore “Vinojug” në Gjevgjeli për përpunim të mëtutjeshëm”, njoftojnë nga MPB.
Në organizim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rastin e festës së madhe, 8 Shtatorit – Ditës së pavarësisë, nën moton: “Të bashkuar në liri” do të mbahen disa aktivitete solemne dhe kulturore në tërë shtetin. “Festimi qendror solemn, kur e festojmë sovranitetin, pavarësinë e shtetit tonë dhe popullit maqedonas do të mbahet të enjten më 8 shtator në orën 19:30 në platonë afër parkut “Ibni Pajko” dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në Radio-televizionin nacional, si dhe në kanalet e rrjeteve sociale të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp. Në…
Qeveria në seancën e sotme miratoi dy masa të reja shtesë për mbështetje financiare të vreshtarëve dhe kantinave. Me ndryshimet në Programin për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2022, është futur një masë e re për rrushin e dorëzuar në kapacitetet e regjistruara të prodhimit të verës në vend, në vlerë prej 2 denarë për kilogram. Përfitues të kësaj nënmase të re janë njësitë bujqësore që kanë sipërfaqe me hardhi dhe kanë arritur prodhim të rrushit të verës nga vjelja e vitit 2022, i cili është dorëzuar në kapacitetet e regjistruara të prodhimit të verës, ose është përpunuar për…
Bullgaria sërish do të jetë solidare me “Maqedoninë vëllazërore”, deklaroi presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev para delegacionit nga Republika e Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja. Radev tha se “edhe përkundër pasioneve politike ndaj të cilave jemi dëshmitarë në disa muajt e fundit, marrëdhëniet mes dy vendeve tona shtrihen në bazë të fuqishme, e cila është jashtë çdo konjukture politike”. “Ajo është baza e vendimeve të Bullgarisë për mbështetje pa rezervë për Maqedoninë nga njohja e shtetësisë dhe pavarësisë së vendit, përmes insistimit të kontigjentit preventiv të KB-së gjatë shpërbërjes së…
Qeveria pret që pas tetë vitesh Shkupi të përfundojë negociatat për anëtarësim me Brukselin dhe vendi të jetë pjesë e zgjerimit të parë të ardhshëm të BE-së. Kryeministri Dimitar Kovaçevski informoi se tashmë është formuar struktura negociatore e vendit, ndërsa kryenegociator është emëruar zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq. Sipas Kovaçevskit, negociatat duhet të vazhdojnë me dinamikë të përshpejtuar në mënyrë që të përfundojnë sa më shpejt. “Përfundimi i negociatave deri në vitin 2030 është objektivi që i kemi vendosur vetes. Është objektiv real dhe i arritshëm dhe jam shumë i bindur se në zgjerimin e ardhshëm të Unionit do të përfshihet edhe…
Gjykimi për rastin e djegies së spitalit modular në Tetovë fillon nesër ( 6 shtator) në ora 10 në sallën e gjykimeve numër 5, me gjykatës Jordan Velovski. Portalb.mk do të raportojë nga seanca gjyqësore. Data dhe gjyqtari u caktuan sipas sistemit AKMIS ku paraprakisht gjykata me 16 gusht njoftoi se është caktuar numri i lëndës- K450/22. Sipas Gjykatës, F.B, dhe A.E akuzohen për veprën penale të krimeve të rënda kundër sigurisë së përgjithshme. B.V. për veprën e mosveprimit sipas rregullave shëndetësore gjatë pandemisë, ndërsa personi juridik ISHP Spitali klinik Tetovë, për vepër penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe mosveprimit…
Rita Ora është pritur në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me të cilin i kanë ftuar qytetarët që t’i bashkohen koncertit të nesërm (6 shtator), që do të festojë Tiranën si ‘Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022’. Mes emocioneve për rikthimin në Tiranë, shqiptarja e famshme shprehu krenarinë për origjinën e saj shqiptare dhe siguroi se nuk do të ndalet së promovuari atë. “Kur vij këtu dua të sjell me vete frymëzim dhe argëtim, dhe gjithmonë kam bërë maksimumin. Nuk ka rëndësi nga vjen, kush je, je burrë apo grua, ndjesia është e tillë që, nëse…
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, e dy prokurorët e dy rasteve që dyshohet që është abuzuar një 11-vjeçare, të hënën nuk kanë dalë para mediave, ani pse institucioni që përfaqësojnë kishte thirrur konferencë për media. Pak minuta para së konferenca të niste, Munishi ishte i pranishëm në objektin e Prokurorisë së Shtetit, ani pse zyra e tij është në një tjetër objekt. I shoqëruar nga një person tjetër, ai tha që do të qëndrojë, nuk do të largohet, pa e specifikuar se për çka e ka fjalën, edhe pse KOHA nuk i bëri asnjë pyetje. Krejt barrën…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një postimi në profilin e tij në Fb ka kujtuar 25 vjetorin e vdekjes së shenjëtores Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur botërisht si “Nëna Teraza”. “Sot mbushen 25 vjet nga vdekja e humanistes shqiptare, Nënë Tereza, fituese e Çmimit Nobel për Paqe. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e lindur në Shkup, me misionin e saj human mbetet krenari e popullit shqiptar dhe frymëzim për gjithë botën.”

