Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sonte deklaroi se nga dita e nesërme punonjësit në shkolla dhe çerdhe duhet të kthehen në punë. Përndryshe, sipas saj punonjësit do të përballen me probleme serioze. “Me vendim të SASHK-ut greva është pezulluar dhe nga nesër mësimdhënësit duhet të kthehen në punë. Nëse nuk e bëjnë këtë, do të përballen me një sërë problemesh. Mund të marrin procedura disiplinore, të humbasin punën e tyre” tha Trençevska në tv24.
Author: Jeta almakos
Cilat janë shenjat e Natës së Kadrit? Përgjigje:Ndër shenjat e Natës së Kadrit është se ajo është një natë e qetë dhe zemra e Besimtarëve është e admiruar dhe në paqe me të, ai bëhet aktiv në bërjen e veprave të mira, dhe dielli në mëngjesin vijues ngrihet qartë pa ndonjë rreze. Në këtë video të inçizuar nga xhamia e Bujanovcit ku ndër shenjat që përmbenden se dielli do të lindë pa ndonjë rreze, kjo mund të shihet edhe në këtë video.
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Oliver Varhelyi, ka realizuar një vizitë në Shqipëri, ndërkohë është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të vendit. Pas takimit, Rama dhe Varhelyi mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat, duke u fokusuar në çështjet që lidhen me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, luftën Rusi-Ukrainë dhe çështje të tjera. Rama ka theksuar se me komisionerin Varhelyi kanë diskutuar mbi aktualitetin e procesit të integrimit evropian, marrëdhëniet rajonale dhe situatën e luftës në Ukrainë. “Unë e ndava dhe me komisionerin që ne jemi në një kurs që…
Profesori Nano Ruzhin në emisionin Klan Debat tha se: ”Në Francë votuan edhe 6 milionë muslimanë kundër La Penit, por kishte edhe 13 milion francez që abstenuan dhe shum tjerë që kishin lënë fletën e bardhë. Partia e Macronit nuk ka një infrastrukturë të fortë, mirëpo kjo fitore erdhi nga euforia e madhe në Francë si më e keqja më e vogël dhe më e mira për Evropën ishte fitorja e Macronit”. /KlanMacedonia/
Asnjë i arrestuar deri tani për pesë sulmet ndaj policisë në veri Policia e Kosovës bëri të ditur se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm pjesëtarët e saj janë sulmuar me armë zjarri në afërsi të Zubin Potokut. Sipas policisë, përveç dëmeve materiale në automjet, nuk pati zyrtarë policorë të lënduar. Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për pesë sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri.
Samiti i ardhshëm i Liderëve të Open Ballkan do të mbahet në gjysmën e parë të qershorit në Ohër, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit të sotëm online me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama. Kryeministri deklaroi në profilin e tij në Facebook se pasditen e sotme ka pasur një takim shumë të rëndësishëm online me Vuçiq dhe Ramën për hapat e ardhshëm të nismës së tyre të përbashkët, të njohur dhe të suksesshme “Open Balkans”. Kovaçevski njoftoi se në fillim të shtatorit bashkërisht do të organizojnë një panair të madh turistik të verërave dhe ushqimeve në…
Anëtarësia e SASHK-ut paralajmëroi protesta masive me 4 maj para Qeverisë. Gjithashtu paralajmërojmë protestë masive të mërkurën me 4 maj para Qeverisë për rezultatet e negociatave deklaroi Nedellkov. Nedellkov edhe njëherë kërkoi falje për ndërprerjen e mësimit dhe kërkoi mirëkuptim nga të gjithë.
Protesta paralajmëruese, e paralajmëruar për më 28 prill nga ana e Shoqatës së Gjykatësve të RMV-së, prolongohet për shkak se nga Qeveria janë ndërmarrë hapa konkretë, që kanë të bëjnë me Ndryshimet tashmë të dakorduara të Ligjit për pagat e gjykatësve, ndërsa sa i përket rritjes së koeficientit të përllogaritjes së pagave të gjykatësve prej 15 për qind, informojnë nga Shoqata e Gjykatësve të RMV-së. Prej atje shtojnë se presin që këto ndryshime në afat sa më të shkurtë të mundshëm, të miratohen nga ana e Kuvendit. “Bordi Drejtues edhe më tutje do ta ndjekë procesin e realizimit të çështjeve…
“Aparati shtetëror duhet të jetë efikas në luftën kundër korrupsionit dhe veprave penale. Secili duhet të përgjigjet barabartë pa dallim se për cilin bëhet fjalë. Këto procedura duhet të jenë transparente dhe joselektive. Ekzistojnë disa masa që po ndërmerren dhe ne për shkak të ndërmarrjes së këtyre masave, posaçërisht në pjesën e politikës antikorrupsion, kemi shënuar rritje në nivel në luftën kundër korrupsionit” Kështu u shpreh ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në intervistën e tij për TV 24. Sipas tij, kjo është dëshmi se institucionet po ndërmarrin masa në pjesën e aktiviteteve antikorrupsion. “Duhet të punojmë që të…
“Gardhi rrethues i qeverisë që u vendos nga ish kryeministri Nikolla Gruevski u hoq pas ardhjes në pushtet të Zoran Zaevit, pasi siç tha ai qeveria është e të gjithëve dhe duhet të jetë e hapur. Megjithatë tashmë disa muaj, Qeveria në vend se me gardh rrethues është e rrethuar me gardh policor”, raporton gazetarja e TV21, Sara Kajolli. “Qëllimi jonë është ta hapim qeverinë për të gjithë. Tekstualisht mendoj se qeveria është objekt ku qytetarët duhet të kenë qasje të lirë, lirshëm të komunikojnë, lirshëm të kërkojnë informacione, lirshëm të japin sugjerime dhe të jetë praktikisht e hapur. Jo…
Tërmeti i fortë i cili u ndie në Shqipëri dhe në pjesën më të madhe të Ballkanit, ka qenë me epiqendër në Bosnje. Forca e tërmetit ka qenë 5.7 ballë e shkallës rihter. Ndërkohë që mediat boshnjake kanë publikuar edhe video nga momenti i tërmetit. Siç shihet edhe në video lëkundjet e forta të tërmetit lëvizin ambazhurin në tavanin e shtëpisë.
Tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar sonte në territorin e Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës, 42 km në juglindje të qytetit të Mostarit. Qytetarët e Mostarit të frikësuar kanë dalë në rrugë. Ndryshe, tërmeti është ndjerë edhe në territorin e Maqedonisë së Veriut.

