Author: Jeta almakos

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, ka vijuar dje me intensifikimin e kontrolleve në trafik. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 180 gjoba, nga të cilat: 12 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 44 gjoba për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët, 12 gjoba për drejtim mjeti pa patentë shofer, si dhe janë vendosur 11 gjoba për përdorim të celularit, 7 sanksione për kundërvajtje nga motoçiklistë, 5 gjoba për kalim sinjalistike të mbyllur (semafori i kuq), 4 sanksione për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 9 gjoba për mospërfillje kalimi të këmbësorëve si…

Lexo më Shumë

E-mail anonimë me kërcënime kanë ngjallur frikë dhe tmerr tek qytetaret e qytetarët në Beograd. Të prekura janë shkollat dhe të tjera institucione. A ka të bëjë kjo me kontekstin e luftës në Ukrainë? Gjimnazisti beogradas Aleksa Plemic donte të nisej për në shkollë kur përmes shërbimit messenger në viber erdhi lajmi i tmerrshëm, se në godinën e shkollës ka një bombë. “Ky ishte natyrisht një shok i madh”, thotë Gordana, nëna e nxënësit, “ne nuk e kishim idenë, se si duhet reaguar në një situatë të tillë”. Në mënyrë të ngjashme të hënën në mëngjes (16.5.2022) ishin shpërndarë kërcënime të…

Lexo më Shumë

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka deklaruar se qëllimi final i Gjermanisë është që Kosova të jetë si vend i pavarur me të drejta të plota në NATO dhe në Bashkimit Evropian. Ai ka folur edhe për mosliberalizimin e vizave për kosovarët, duke thënë se është një nga dy gabimet më të mëdha të BE-së. Ai ia ka kujtuar Kosovës se akoma i ka 5 vende që nuk e njohin dhe se jo çdonjëri ka një pozicion të qartë siç e kanë gjermanët. I pyetur se a do ta ndihmojë Gjermania Kosovën për t’u bërë pjesë e NATO-së,…

Lexo më Shumë

Në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale sot do të mbahet takim i ri mes ministres Jovanka Trençevska dhe kryetarit të Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedelkov, për të gjetur zgjidhje për pagesën e pagave për punëtorët në parashkollorë të cilët morën pjesë në grevën e organizuar nga SASHK. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, pas takimit të fundit me Nedelkovin më 17 maj, deklaroi se po i afrohen qëndrimeve me SASHK-un dhe se deri në fund të kësaj jave pret të arrihet një marrëveshje. “Jemi pranë një zgjidhjeje përfundimtare. Jemi duke diskutuar për disa zgjidhje…

Lexo më Shumë

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Oliver Varhelji, pas takimit në Bullgari me presidentin Rumen Radev, kryeministrin Kiril Petkov dhe ministren e Jashtme Teodora Gençovska, pret që Sofja të pranojë fillimin e negociatave me Shkupin brenda tre javësh. Eurokomisioneri Varhelji ka shkruar në Twitter se së shpejti do të kthehet në Sofje për të gjetur një zgjidhje të pranueshme reciprociteti për hapjen e negociatave me Maqedoninë. “Takim intensiv me ministren Teodora Gençovska në Sofje. Ne folëm për pasojat e drejtpërdrejta të luftës në Ukrainë për Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Ne po punojmë për një zgjidhje…

Lexo më Shumë

Prof. dr. Musa Yıldız, rektori i Gazi Üniversitesi, institucionit të arsimit të lartë në kryeqytetin turk, zhvilloi një vizitë në Fondacionin ALSAR. I shoqëruar në vizitën e tij nga zëvendësrektori dhe një delegacion, rektori u prit nga kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra. Pasi u uroi mirëseardhjen, z. Gurra i njohu miqtë e nderuar nga Turqia me arritjet e Fondacionit ALSAR, me historikun dhe aktivitetet e shumta, si dhe me objektivat për të ardhmen. Miqësia midis dy popujve dhe bashkëpunimet ndërshtetërore e joqeveritare u vunë fillimisht në pah, për ta zhvendosur theksin në mundësitë e bashkëpunimit mes dy institucioneve.…

Lexo më Shumë

Aleksandar Veljanovski nga VMRO-DPMNE në emisionin “Rruga drejt” në Alsat akuzoi partitë në pushtet se përkundër deklaratave se janë ekonomist të mirë, nuk duan të heqin dorë nga shpenzimet joproduktive. “E dëgjojmë kryeministrin Kovaçevski, i cili ishte zëvendësministër i financave, se do të shkurtohen 100 milionë euro shpenzime joproduktive. Ai ishte zëvendësministër i financave kur ato 100 milionë euro ishin në buxhet. Kemi shpenzime joproduktive nga të cilat qeveria nuk dëshiron të heqë dorë dhe kjo është në kurrizin e qytetarëve”, tha Veljanovski.

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara dhe BE e kuptojnë veton ndaj Maqedonisë, thonë presidenti bullgar Rumen Radev dhe nënpresidentja bullgare Iliana Jotova. Radev thotë se gjatë të gjitha takimeve dhe bisedimeve me partnerët në Evropë dhe SHBA, të zhvilluara ditët e fundit, por edhe më parë, ka mbrojtur veton e Bullgarisë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kemi komunikim me të gjithë liderët e BE-së, me partnerët tanë strategjikë nga Shtetet e Bashkuara, me të gjitha institucionet evropiane për të gjetur një zgjidhje qartësisht të qëndrueshme dhe të pakthyeshme”,…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme në vjeshtë, pavarësisht marrjes ose jo të datës për fillim të negociatave në qershor, vlerëson kryetari i VMRO–DPMNE–së, Hristijan Mickovski. Sipas kreut të VMRO-së, këtë e kërkon vetë populli në më shumë anketa. Shumica e popullsisë mendojnë se Maqedonia po ec në drejtim të gabuar dhe se kjo qeveri duhet të ik, vlerëson Mickovski. “A do të marrim datën apo jo, nuk ka lidhje me zgjedhjet e parakohshme. Sërish do t’i kemi këta njerëz të njëjtë, të cilët e bënë Maqedoninë vendin më të korruptuar, me ekonomi më të dobët…

Lexo më Shumë

Zvministri Arsimit në emisionin Klan Debat tha se nuk ka kërkesë për anulim të maturës. ”Nuk ka kërkesë për tu anuluar matura shtetërore, mirëpo un mendoj se duhet të mbahet për të mirën e nxënësve, matura jonë është e ranguar shumë mirë. Sepse kemi çdo vitë maturantë që regjistrohen në Univerzitete prestigjioze dhe kjo maturë shumë më leht pranohet ju ndihmon dhe fitojnë stipendi” – deklaroi zv minsitri i Arsimit, Lulzim Aliu. /KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

Dy ditë më parë TV21 raportoi se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore të dënuarve për rastin “Lagja e Trimave” të cilët për 15 ditë janë në grevë urie. Ndërsa sot njëri prej pesë grevistëve, Musadik Pajaziti, është dërguar për trajtim në spital për shkak se gjendja shëndetësore i është rënduar edhe më shumë. I njëjti sërish është kthyer në burg. Avokati Naser Raufi thotë se të burgosurit e këtij rasti po trajtohen në mënyrë ç’njerëzore, ndërsa shton se ata nuk e kanë ndër mend të heqin dorë nga greva. “Kjo së pari është punë për Drejtorin e zbatimit të sanksioneve,…

Lexo më Shumë