Vizitë e rektorit të Universitetit Gazi të Ankarasë, pritet nga kryetari i Fondacionit ALSAR

Vizitë e rektorit të Universitetit Gazi të Ankarasë, pritet nga kryetari i Fondacionit ALSAR

Prof. dr. Musa Yıldız, rektori i Gazi Üniversitesi, institucionit të arsimit të lartë në kryeqytetin turk, zhvilloi një vizitë në Fondacionin ALSAR.

I shoqëruar në vizitën e tij nga zëvendësrektori dhe një delegacion, rektori u prit nga kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra.

Pasi u uroi mirëseardhjen, z. Gurra i njohu miqtë e nderuar nga Turqia me arritjet e Fondacionit ALSAR, me historikun dhe aktivitetet e shumta, si dhe me objektivat për të ardhmen.

Miqësia midis dy popujve dhe bashkëpunimet ndërshtetërore e joqeveritare u vunë fillimisht në pah, për ta zhvendosur theksin në mundësitë e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Duke marrë në konsideratë faktin se Turqia dhe universitetet e saj janë një destinacion i pëlqyeshëm për studentët shqiptarë, dhe duke patur parasysh se Fondacioni ALSAR u vjen vazhdimisht në ndihmë të rinjve që duan të shkollohen, u diskutua krijimi i hapësirave që kontingjente studentësh nga vendi ynë t’i ndjekin studimet në Universitetin Gazi e të mbështeten prej tij.

Rektori i Universitetit Gazi, prof. dr. Musa Yıldız, u njoh më tutje me botimet e reja të Fondacionit ALSAR.

Në harkun kohor të dy muajve, Fondacionin ALSAR e kanë vizituar tre rektorë të universiteteve publike turke, me të cilët është biseduar për vendosjen apo forcimin e urave të bashkëpunimit.