Deputeti i VMRO-DPMNE-së ka folur edhe për aferën e njohur tani më “Shik Jellak” ku sipas tij kjo parcelë në formë kriminale është privatizuar nga një kompani e themeluar në Panama e cila përfaqësohej nga biznesmeni kontravers Malazez, David Daka Davidoviç i cili ka preardhje serbe, ndërsa tani po dëgjoj që sërish duan të rikthejnë dhe ta jetësojnë këtë projekt përmes një grupi avokatës që udhëhiqen nga Petre Shilegov që le për të kuptuar shumë, shkruan Top24. Ai më tej shtoi se ju edini që dolën biseda për emra të ndryshme se kush duhej të mer parcelë për pompë benzine,…
Author: Jeta almakos
Një familje prej gjashtë anëtarësh është detyruar të largohet nga Zvicra në Maqedoninë e Veriut, këtë vit. E gjithë kjo, me fajin e kryefamiljarit Për vite me radhë, familja e D.* (57 vjeç) i kishte rezistuar dëbimit, duke e çuar rastin madje dy herë në Gjykatën Federale. Por pa sukses. Familja prej gjashtë anëtarësh ka tashmë mbi katër muaj që jeton në Maqedoninë e Veriut. “Nuk kemi asgjë këtu dhe jemi vendosur te të afërmit. Fëmijët e mi nuk kanë të ardhme këtu. Ata as nuk e njohin vendin dhe as nuk e flasin gjuhën siç duhet”, thotë D. 57-vjeçari…
Shoqata e Hebrenjve në Maqedoninë e Veriut kërkon nga institucionet të ndërmarrin masa urgjente ndaj çdonjërit që formon shoqata me ide fashiste duke prekur në ndjenjat e këtij komuniteti të përndjekur gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore nga Gjermania fashiste dhe shtetet që kishin mbështetur nazizmin. Kryetari i Shoqatës, Pepo Levi, thotë se komuniteti hebre është i “indinjuar” nga njoftimet se pos klubit në qytetin e Manastirit, edhe në Ohër është formuar një shoqatë me emrin e Car Borisit III, i cili kishte sunduar me Bullgarinë nga viti 1918-1943. Gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, Car Borisi ishte…
Duda Balje, deputete e kuvendit të Kosovës e cilësoi të padrejtë urdhrin administrativ që nuk lejon vajzat të mbajnë shami në shkollë. Balja tha se për vajzat myslimane shamia është një mënyrë jetese, është diçka e natyrshme nga e cila nuk duhet të privohen. “Feja në islam nuk bëhet me dhunë dhe presion, për ta është diçka normale. Ata nuk dinë të jetojnë pa shami, në fund të ditës ne kemi një fëmije që në shtëpi jeton me shami dhe ne i themi nëse do të edukohesh, duhet të heqësh shaminë”, tha Balje për Euronews Albania. Bashkësia Islame e Kosovës,…
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka mohuar çdo lidhje të tij me organizatat kriminale, teksa ka kërkuar nga Prokuroria Speciale e Shtetit që të hetojë shkrimet e publikuara nga një portal në Podgoricë, ku thuhet se ka marrë celularë të koduar nga një prej grupeve kriminale në Ballkan. “I bëj thirrje Prokurorisë Speciale të Shtetit që të hetojë të gjitha akuzat e mjegullta që lidhen me emrin tim, të publikuara nga një kuazi portal në rolin e ‘Udar 2’, përgjegjës për kryerjen e fushatës më të ndyrë kundër meje në periudhën e ardhshme, të ngjashme me atë të…
Emri i Ervis Martinajt do të përmendej për herë të parë në kronikat e zeza në tetor të viti 2013. Në zonën e ‘Komunës së Parisit’ u ekzekutua Elvis Doçi një biznesmen në fushën e lojërave të fatit. Policia në atë kohë e hetoi si të dyshuar për ngjarjen për shkak të një konflikti që kishte pasur me viktimën për lojërat e fatit, pak pas nisjes së operacionit ‘fundi i marrëzisë’ që mbylli kazinot në vend. Në nëntor të 2015-ës Ervis Martinaj do të shfaqej në një tjetër vrasje, këtë herë e dokumentuar me pamje filmike. Enton Nikaj ekzekutohet në…
Në një aktivitet në tregun e Tetovës, kandidatët e Aleancës për Shqiptarët për këshillin e Tetovës kanë takuar qytetarët në ditën e tregut duke prezantuar programin e rinisë për zgjedhjet e parkohshme lokale në Tetovë, shkruan Top24. “Të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar bashkëqytetarë, Sot vizituam tregtarët dhe qytetarët që frekuentojnë tregun e qytetit për t’i njoftuar ata me programin dhe vizionin e rinisë së Aleancës për Shqiptarët për Tetovën dhe tetovarët. Në këtë ditë tregu ishim dëshmitarë të vështirësive dhe kushteve të rënda me të cilat ballafaqohen tregtarët, por edhe qytetarët, për shkak të mungesës së një hapësire…
Rusia publikoi statistikë të re për pjesëmarrje të, siç i quan, mercenarëve të huaj që luftojnë në anën e Ukrainës. Maqedonia e Veriut është ndër vendet nga të cilat vijnë mercenarët në Ukrainë. Sipas listës së Ministrisë ruse të Mbrojtjes, që nga fillimi i luftës, në anën ukrainase kanë luftuar 79 shtetas të Maqedonisë së Veriut, prej të cilëve 26 janë vrarë, 21 janë kthyer, ndërsa 32 persona nga vendi ende janë aktivë në front. Nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë thonë se nuk kanë informacione për pjesëmarrjen eventuale të shtetasve të Maqedonisë së Veriut në luftën në Ukrainë, as…
Gjykata e Tetovës i ka caktuar masë paraburgimi 8 ditor personit të dyshuar për pedofili, M.A 27-vjeç nga Tearca e Tetovës. Dyshohet për kryerjen e veprës penale joshje të fëmijës që nuk i ka mbushur 14 vjet dhe tërheqja për marrëdhënie seksuale. 27-vjeçari dje u arrestua nga policia, pas kronikës që TV21 e transmetoi ditën e hënë, ku një nënë nga Kosova rrëfeu për ngacmimet që i ishin bërë vajzës së saj 12-vjeçare, përmes rrjeteve sociale, duke i kërkuar foto nudo, ose në të kundërtën e ka kërcënuar se do të publikojë në rrjete sociale foto dhe video me pamje…
Qytetarët e Maqedonisë i përkasin grupit të njerëzve më të mllefosur në Evropë. Mllefi dhe revolta e tyre në bazë ditore janë mbi mesataren evropiane, përcjell TV21. Këtë e treguan rezultatet e Raportit më të ri të “Gallup Global Emotions”, në të cilin janë përfshirë 122 vende në periudhën nga viti 2021 deri në gjysmën e parë të vitit 2022. Qytetarët e Maqedonisë me 26% të mllefit të akumuluar në bazë ditore u rreshtuan menjëherë pas Turqisë, ku mllefi është llogaritur në 48%. Pothuajse në të gjithë Evropën, mllefi në bazë ditore është nën 25%, kurse në Maqedoni ai është…
Një përleshje masive ndërmjet tetë personave ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Gostivarit. Rastin e kanë konfirmuar nga SPB Tetovë. “Dje (10-gusht) në mbrëmje prej ora 20:45 deri në ora 21:00, në rrugën “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, pjestarët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria personat B.A.(25) nga Debreshi i Gostivarit, D.A.(46) nga Gjurgjevishti i Gostivarit, E.A.(27) F.A.(53) nga Toplica e Gostivarit, (34)-vjeçarin R.M. nga Gostivari dhe tre të mitur nga Debreshi dhe Gjurgjevishti, të cilët janë përfshirë në një përleshje fizike para një objekti hotelierik, duke…
Qeveria e Republikës së Maqedonisëë së Veriut në seancën e saj të 68 me rradhë aprovoi ndihmën shtetërore për realizimin e investimit për ndërtimin e fabrikës së re me teknologji bashkëkohore për prodhimin e veturave elektrike në Zonën zhvillimore teknologjike – industriale në Tetovë. Automjetet elektrike e-go do të prodhohen në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Një investim shumëmilionësh i NEXT.E.GO MOBILE SE, Aachen, Gjermani në ZIZHT Tetovë do të hapë 3-4000 vende të reja pune. Kjo është hera e parë në industrinë e automobilave që në vendin tonë do të prodhohet një makinë e plotë dhe sigurisht që për…

