Author: Jeta almakos

Gjykata e Apelit po shkel të gjitha afatet ligjore sa i përket publikimit të aktvendimit për rastin “Monstra”. Që nga seanca publike e mbajtur më 18 mars të këtij viti kanë kaluar pothuajse 5 muaj, që ka kaluar kufirin ligjor prej maksimum 60 ditëve. Zvarritja e vazhdueshme e këtij rasti që ka mbush plotë 10 vite nga vrasja e pesfishtë, sipas avokatit mbrojtës Naser Raufi, ka ndonjë prapavijë e cila mund të ruhet për ndonjë skenar të mundshëm. “Sipas meje, një prej arsyeve mund të jetë se ndoshta përdoret edhe më tutje ky rast për momente politike, për ndonjë defokusim…

Lexo më Shumë

Media kroate morski.hr, ka kthyer në vëmendje edhe një herë momentin kur tash kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, kishte lundruar ilegalisht në qytetin bregdetar, Krk. Kjo po bëhet nga mediat kroate pasi Zagrebi ia ndaloi hyrjen javë më parë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe ky i fundit premtoi publikisht se nuk do të shkojë në bregdetin kroat sa të jetë gjallë. Kurse, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq tha se ajo s’ka shkuar në shtëpinë e saj në Krk që nga viti 2016 kur u zgjodh për herë të parë ministre për Administratën Shtetërore dhe Vendore. Në një video e cila është…

Lexo më Shumë

Autoritetet ruse sot kanë reaguar ndaj vendimit të Maqedonisë së Veriut për ndërprerjen e vlefshmërisë së pëlqimit për emërimin e një konsulli nderi të Federatës Ruse me seli në Manastir, që në fakt paraqet mbylljen e konsullatës. Ministria e Punëve të Jashtme ruse thotë se me këtë akt, vendi edhe një herë ka bërë një gjest politik dhe armiqësor që do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve tashmë të përkeqësuar maqedonase-ruse. Sipas Moskës, kjo është rezultat i një demonstrimi të besnikërisë së verbër të Maqedonisë së Veriut ndaj aleatëve perëndimorë. Po ashtu, edhe politikës së tyre të sanksioneve dhe presionit…

Lexo më Shumë

Konfederata e organizatave sindikaliste të Maqedonisë (KOSM) kërkon nga Qeveria urgjentisht të mbahet mbledhje e Këshillit social-ekonomik, raportoi MIA. Sipas KOSM-së, shkak për kërkesën e këtillë është gjendja aktuale “e cila është e papërballueshme për shkak të shpenzimeve enorme të rritura për jetë”. Nëse nuk plotësohen kërkesat për mbledhje urgjente, KOSM paralajmëron se do të mbajë grevë. Kryetari i Sindikatës së pavarur të policisë dhe koordinues i përgjithshëm kryesor të sindikatave të pavarura në Maqedoni, Goce Dellçev Todev tha se nga maji i këtij viti është tejet i madh numri i qytetarëve të cilët e braktisin vendin, posaçërisht nga sektorët…

Lexo më Shumë

U mbushën 21 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit. Më 13 gusht 2001 në vilën presidenciale, mbi dokumentin që i dha fund konfliktit të armatosur nënshkrimin e tyre i hodhën presidenti i atëhershëm Boris Trajkovski, kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Ljubço Georgievski, kreu i LSDM-së, Branko Cërvenkovski, i PPD-së, Imer Imeri dhe i PDSH-së Arbën Xhaferi. Këtu ishin edhe përfaqësues të BE-së dhe ShBA-së. Në parimet bazë të dokumentit thuhet se “përdorimi i dhunës për arritjen e qëllimeve politike refuzohet plotësisht dhe pa kushte”. Këtë parim sot e rikujtoi edhe Presidenti Stevo Pendarovski, duke thënë se përfitimet kyçe nga Marrëveshja…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët përmes një video materiali ka akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim rreth ndërtimit të shkollës fillore në fshatin sellcë, thonë nga ASh. Reagimi i ASH-së vjen pas publikimit të një fotoje në rrjetet sociale ku thuhej se shkolla e fshatit Sellcë së shpejti realitet, ndërsa për ASH-në ky realitet nuk po ndodhë për 20 vite.Top24

Lexo më Shumë

 Zeqirija Ibrahimi Në lidhje me debatin për mbajtjen e shamisë në shkollat e Kosovës, pa ndonjë prirje tifozerike, dua t’i kujtoj disa gjëra: 1. Nëse Albin Kurti ka premtuar se do ta heqë udhëzimin administrativ për ndalimin e shamisë në shkolla (ndërsa këtë e ka bërë tërthorazi duke thënë se “si mund t’i ndalohet shkolla një vajze për shkak të veshjes së saj?”), këtë e ka detyrim politik ndaj votuesve të tij, pavarësisht bindjeve të tij personale dhe presionit të njerëzve përreth tij. Ndryshe e humb besueshmërinë te votuesit për t’i besuar edhe për tema të tjera bile. 2. Në…

Lexo më Shumë

Sonte para pallatit të kulturës në Tetovë, ALTERNATIVA ka mbajtur një mbrëmje kulturore ku nën tingujt e muzikës qytetare kanë prezantuar programin e kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme lokale të 20 gushtit, shkruan Top24. Kryetari i shtabit Majan Vejseli tha për Top24 se kjo është simbolika e asaj që ne dimë dhe mundemi të vëjmë, Tetova ka vlera kulturore, ka të rinj e të reja që duhet motivuar e mbështetur, ekëtë askush përmos ALTERNATIVËS nuk ka mundur ta bëj e kjo falë ish ministrit të kulturës Hysni Ismaili i cili ndau 50% të buxhetit për kulturën Shqiptare, shtoi ai.…

Lexo më Shumë

As nxënësit, as prindërit dhe as shkollat ​​në Maqedoninë e Veriut nuk janë njoftuar se kur do të marrin dëftesat, por tashmë është lidhur një marrëveshje për blerjen e tyre. Ndryshe nga tenderi për prokurimin e teksteve shkollore, është ende në proces. Nëse tekstet do të vonohen edhe këtë vit, mësuesit do t’i shpërndajnë sërish tekstet shkollore. Nga Byroja e Zhvillimit të Arsimit thonë se ka përfunduar procedura e ankimimit dhe nga java e ardhshme do të nisin me shpërndarjen e dëftesave në të gjitha shkollat ​​e vendit.

Lexo më Shumë

Punonjësit e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore të Maqedonisë tash e një kohë paralajmërojnë për paraqitjen e monedhave të falsifikuara prej 1 dhe 2 eurosh, dënimin e të cilave vetë e paguajnë në fund. Gjegjësisht, pasi banka kompetente i zbulon monedhat e falsifikuara, ato dërgohen në Bankën Popullore dhe në fund u hiqet nga paga punonjësve për një shkelje të tillë. Një problem i tillë nuk është aktual vetëm këtu, por edhe në të gjithë Evropën. Operacione të mëdha policore u nisën këtë verë në vende si Italia dhe Irlanda për të zbuluar se kush i prodhon këto monedha. Në…

Lexo më Shumë

Kanë kaluar 11 ditë që kur në rrjetet sociale është nisur fushata për ndryshimin e udhëzimit administrativ për bartjen e mbulesës në shkolla. Ndërsa sot për këtë çështje është nisur edhe një peticion online. Durim Berisha – iniciues i fushatës ka dhënë detaje për këtë nismë. Në lidhje me këtë, ka reaguar të enjten edhe Ministria e Arsimit e Kosovës. Nga MASHTI thonë se janë duke i trajtuar me kujdes aspektet ligjore dhe rregullimin e çështjeve të rëndësishme. “E drejta për shkollim është e garantuar me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin…

Lexo më Shumë