Mbyllja e konsullatës ruse në Manastir, Rusia e pakënaqur për vendimin

Mbyllja e konsullatës ruse në Manastir, Rusia e pakënaqur për vendimin

Autoritetet ruse sot kanë reaguar ndaj vendimit të Maqedonisë së Veriut për ndërprerjen e vlefshmërisë së pëlqimit për emërimin e një konsulli nderi të Federatës Ruse me seli në Manastir, që në fakt paraqet mbylljen e konsullatës.

Ministria e Punëve të Jashtme ruse thotë se me këtë akt, vendi edhe një herë ka bërë një gjest politik dhe armiqësor që do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve tashmë të përkeqësuar maqedonase-ruse.

Sipas Moskës, kjo është rezultat i një demonstrimi të besnikërisë së verbër të Maqedonisë së Veriut ndaj aleatëve perëndimorë.

Po ashtu, edhe politikës së tyre të sanksioneve dhe presionit brutal ndaj Rusisë.