Shiu i mbrëmshëm që kaploi rajonin e Tetovës shkaktoi dëme të mëdha materiale. Fillimisht u bllokun nënkalimet në qytet me çka edhe hyrje-daljet u bën të pakalueshme. Më pas u bllokuan edhe disa rrugë brenda në qytet. Nga vërshimet e shkaktuara uji u fut nëpër shumë shtëpi të banuara, ndërkohë kishte edhe vetura që kishin ngecur në ujë. Situata ishte më e vështirtë në fshatrat e malësisë së Tetovës, sidomos në Xhermë ku vërshimet kishin bartur disa vetura, ndërsa kishin dëmtuar edhe themelet e një shtëpie. Nga bashkësia lokale thonë se ekipet kanë intervenuar shumë shpejtë. “A ka familje që…
Author: Jeta almakos
Mbi 40 lëndë që deri më tani nuk kanë marrë shumicën e nevojshme, janë në pritje të përbërjes së plotë të Gjykatës Kushtetuese. Kur do të vazhdojë puna e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvend, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, për Televizionin Shtetëror të Maqedonisë thotë se ajo di po aq sa opinioni. Ajo nuk ka pasur kontakte dhe informacione shtesë pas takimit me kreun e shtetit në maj, pas të cilit vetëm njëri prej kandidatëve për gjyqtarë kushtetues kaloi Komisionin parlamentar. “Këta tre muaj janë shpresa e fundit për qytetarët se shteti, pra Kuvendi, do t’i qaset…
Një nga rusët e arrestuar në Gramsh ka pranuar se ishte porositur për të bërë foto në disa vende të Shqipërisë. Sipas burimeve të Top Channel, shtetasi rus ka rrëfyer se është kontaktuar nga agjentë rusë për të bërë fotografi të objekteve të rëndësisë të veçantë si uzina ushtarake, porte dhe ujësjellës në Shqipëri, por thotë se nuk ka më shumë informacione. Mikhail Zorin ka deklaruar se me agjentët e vendit jo mik me Shqipërinë bëhej vetëm me Telegraf, por nuk i njeh me emra hetuesit rusë. Ai ka treguar se me dronin që u gjet në çantë, ka filmuar…
Xherma sonte është në rezik nga të rreshurat e shiut për momentin është prishur një shtëpi dhe disa vetura janë të mbuluara. Banorët e Xhermës kërkojnë ndihmë nga organet kopetente sepse nata nuk dihet se si do të kalohet. “Shikoni jemi në rrezik, dhe kërkojmë ndihmë, pasi nuk mund të kalojmë natën, mund të ketë edhe pasoja më të rënda nëse nuk marrim masa” – tha Qefali Havziu Ndryshe edhe në Reçicë të Vogël pas rreshjeve të shiut ka pasur vërshime ku është bllokuar rruga e UÇK-së. Ekipet e Drejtorisë për Shpëtim, NPK dhe Zjarrfikësit janë në teren.
Zv/drejtori i NPK-së, Daut Memishi ka bërë apel pas rreshjeve të shiut që të mos hudhin mbeturinat në vende jo adekuate, sepse vështirësojnë edhe më shumë situatën në teren! “Pas rreshjeve të rrëmbyeshme të shiut në qytetin e Tetovës, disa rrugë janë të pa kalueshme dhe janë shkaktuar dëme. Gjithë ekipet janë në teren, institucionet përkatëse janë mobiliziuar për t’i ardhur në ndihmë çdo qytetari. Apelojmë tek çdo qytetar, të mos hudhin mbeturinat në vende jo adekuate, sepse vështirësojnë edhe më shumë situatën në teren! Ekipet e ndërrmarjes NPK dhe njësia e Zjarrëfikësve do të jenë në teren edhe gjat…
Në dhjetëra shtëpi tashmë ka filluar evakuimi i qytetarëve për shkak se janë mbushur me ujë pas reshjeve të dendura të shiut në Komunën e Dollnenit. Në orët e mbrëmjes ka filluar edhe të tërhiqet uji, ndërkohë është ndërprerë energjia elektrike. Kryetari i Komunës së Dollnenit, Urim Ibeski, tha për MIA-n deklaroi se nuk ka të lënduar dhe se shkak i përmbytjes është derdhja e lumit Sazhdevska. “Arsye është derdhja e lumit, i cili për shkak të motit të lig, si dhe ndërtimeve të papërgjegjshme dhe mbeturinave, ka përmbytur një numër të madh të shtëpive”, tha kryetari i komunës.
Një institucion i aktivitetit muzikor dhe skenik, Opera dhe Baleti Kombëtar është në errësirë, pra me energji elektrike të shkëputur, shkaku i një borxhi të grumbulluar ndaj EVN-së. Për momentinnuk dihet saktësisht se sa është borxhi, por aktualisht në objekt nuk po bëhen prova për shkak të pushimeve kolektive. Nga Opera dhe Baleti kanë treguar për televizionin Telma se rryma është ndërprerë nga e enjtja (18.08), nga EVN Maqedoni. Ndryshe, llogaria e Operës dhe Baletit Kombëtar është e bllokuar edhe për shkak të aktvendimit ekzekutiv për arkëtimin e një borxhi gati dhjetëvjeçar në shumë prej 4,1 milionë denarë ose 60…
Komuna e Tetoves ne njoftimin e saj shkruan: Të nderuar qytetarë, Pas rreshjeve të shiut që kapluan qytetin tonë, shumë rrugë e shtëpi janë vërshuar nga shiu i rrëmbyeshëm e që fatmirësisht pa dëme në njerëz. Ekipet e NPK-së si dhe Zjarrëfiksave janë në terren qysh me fillimin e rreshjeve të shiut për të laeguar ujin në rrugët e qytetit dhe në shtëpit e qytetarëve tanë. Ju njoftojmë që, ekipet e NPKsë kanë bërë pastrimin e lumit në fshatin Poroj dhe gjendja atje është e qetë. Momentalisht po punohet në pastrimin tek Ura që gjendet tek qunështorja Eko Sharr. Gjithashtu,…
Pas njoftimit për dorëheqje nga posti i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela falënderoi mbështetësit e tij të deritanishëm ndërkaq premtoi se ASH-ja do të vazhdojë punën, për siç tha Sela “për t’i çuar shqiptarët në vendin ku e meritojnë në trojet e tyre”. Sela tha se fillimisht organet e partisë në ditët në vijim do të caktojnë ushtrues të detyrës kryetar partie. “Ju bëj thirrje të gjithë Aleancës dhe anëtarëve të Aleancës për Shqiptarët që këtë moment ta marrin si moment reflektimi, të vazhdojnë të qëndrojnë fort me Aleancën për Shqiptarët, natyrisht që ne si subjekt politik, organet…
Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët përmes një shkrimi në Facbook ka komentuar dorëheqjen e Ziadin Selës nga posti i kryetarit të ASH-së. Taravari thotë se Ziadini është simbol i partisë dhe se do të vazhdojë të kontribuojë për partinë, ndërsa veprimin e tij e ka quajtur shembull për liderët e partive tjera. “Fatmirësisht Ziadini do të vazhdojë të jetë pjesë e Aleancës, fatmirësisht kontributi i tij sui generis do të jetë një mbështetje e madhe për të gjithë partinë, por sonte ai i ka treguar të gjithë klasës politike të shtetit, sidomos nivelit të kryetarëve se: Ai që di…
Pjesë e forcës ajrore amerikane në Evropë dhe Afrikë, nesër në orën 14:35 do të fluturojnë mbi Shkup, me dy avionë ushtarakë të tipit B52. Nga Ministria e Mbrojtjes njoftojnë thonë se avionët do të demonstrojnë aleancën e fortë në NATO dhe se të njëjtit përfaqësojnë garantues për të gjithë zonën euroatlantike, përfshirë Maqedoninë e Veriut. “Për të treguar përkushtimin dhe garantimin e sigurisë ndaj aleatëve ballkanikë dhe partnerëve të NATO-s, Forcat Ajrore Amerikane gjatë ditës përveç mbi qiellin e Maqedonisë, do të kryejnë fluturime edhe mbi Kroaci, Mal të Zi dhe Shqipëri”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes. Fotoreporterët e…
Ziadin Sela njoftoi edhe zyrtarisht se ka dhënë dorëheqje nga posti i kreut të Aleancës për Shqiptarët. “Rezultatet në Tetovë janë jashtë çdo pritshmërie tone dhe unë si kryetar partie jam i gatshëm të marr përgjegjësi dhe këtë e bëj. Jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të partisë”.

