Author: Jeta almakos

A do të formohet në Shkup dhe qytetet e tjera të Maqedonisë policia komunale? A do të kenë më në fund zbatim real në praktikë ligjet për pastërtinë, rendin komunal, gjelbërimin, parkimin e shumë të tjera, të cilat prej kohësh janë harmonizuar me ligjet evropiane dhe rregullojnë pothuajse çdo aspekt të jetesës urbane. Kërkesat e qytetarëve për kthimin e policëve të lagjes janë në rrugë prej shumë vitesh. Rendi dhe pastërtia janë nën çdo nivel dhe nevoja për këtë lloj kontrolli është e dukshme, shkruan Meta.mk. Të mos pështyjnë në rrugë, të mos hedhin mbeturina në kosh, të mos i kthejnë…

Lexo më Shumë

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e para në botë në mesin e bankave qendrore dhe institucioneve financiare sipas përfaqësimit të grave në pozitat drejtuese. Kështu, siç njofton Banka Kombëtare, theksohet në njoftimin e think-tank-it britanik OMFIF – Forumi Zyrtar i Institucioneve Monetare dhe Financiare, kushtuar Indeksit të Barazisë Gjinore në Institucionet Financiare për vitin 2022. Me këtë indeks, institucionet financiare janë renditur sipas përfaqësimit gjinor për nëntë vite me radhë. “E udhëhequr nga përkushtimi për avancimin e pozitës së gruas në institucionet financiare, OMFIF mirëpret përfaqësimin e lartë të grave në postet drejtuese në bankën tonë…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se për të dalë nga kriza energjetike, mënyra më e mirë është kursimi. Kurti theksoi se janë ndarë 100 milionë euro për të zbutur ndikimin e rritjes së faturave të energjisë. “Ne tashmë kemi ndarë 100 milionë euro për të zbutur ndikimin e rritjes së faturave të energjisë për qytetarët, por çmimi i energjisë është vazhdimisht në rritje, prandaj na duhet një debat i hapur dhe i sinqertë mes nesh mbi gjendjen që jemi dhe sfidën që kemi përpara në mënyrë që gjatë dimrit të fokusohemi  në atë që është e…

Lexo më Shumë

Para se të ndodhin trazirat në prokurori, kryetarja e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, Vilma Ruskovska, ka aplikuar për pozitën e prokurores në Prokurorinë Publike të Republikës. Në këtë prokurori punojnë 10 prokurorë, të cilët dikur njiheshin si zëvendës të kreut të prokurorisë së shtetit. Nga Këshilli i Prokurorëve Publikë na thanë se konkursi ka përfunduar së fundmi dhe për dy vende vakante kanë aplikuar gjithsej shtatë prokurorë. Përveç Ruskovskës, siç mëson “Focus”, kanë aplikuar edhe gjashtë prokurorë të tjerë, shumica e të cilëve janë nga Prokuroria e Lartë. Mandati i Ruskovskës në krye të Prokurorisë për ndjekjen…

Lexo më Shumë

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë dhe ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një shtetasi të Republikës së Shqipërisë 43 vjeçar për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer krimin “Dhënia e ryshfetit” nga neni 358 paragrafi 1 të Kodit Penal dhe gjyqtari i procedurës së mëparshme i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tetë ditësh. Siç bën të ditur Prokuroria Themelore Publike, i dyshuari më 26 gusht, në vendkalimin kufitar “Bllacë” ka mbërritur si zëvendësshofer në autobusin “Setra” me targa regjistrimi shqiptare, i cili është dashur të…

Lexo më Shumë

Destan Jonuzi Kuvendi dhe organet e Aleanca për Shqiptarët nuk duhet ta pranojnë dorëheqjen e Ziadin Seles. Ndërsa, Taravari në asnjë mënyrë nuk duhet ta pranojë lojën për të shkatërruar këtë subjekt opozitar. Pa Ziadin Selen, i cili tanimë është një figurë publike e respektuar, ASH-ja do të futej në një hendek të madh politik. Në anën tjetër, me cilëndo figurë tjetër politike, ASH-së do t’i largoheshin qindra militantë që te Sela shohin besnikëri, këmbëngulësi dhe një lider të djathtë konservator që nuk shkel mbi parimet e tij. Pra, ASH vetëm me Selen në krye mund të rikuperohet dhe të…

Lexo më Shumë

Ndonëse ka kaluar një javë nga zgjedhjet lokale në Marvovë-Rostushë, Qendër Zhupë dhe Tetovë, partitë më të mëdha politike në vend nuk mund të bien dakord se kush është fituesi i zgjedhjeve. Partia në pushtet LSDM-ja vlerëson se VMRO-DPMNE ka përjetuar fiasko. “Asnjë fjalë nga Mickoski për atë që kandidati i tyre për kryetar të Komunës së Mavrovës dhe Rostushes, i cili njëkohësisht është edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të partisë, është mposhtur me diferencë prej 1300 votave. Asnjë fjalë nga Mickoski për faktin që nuk arriti t’i bllokojë zgjedhjet në Qendër Zhupë dhe fitoi kandidati i koalicionit të udhëhequr…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Republikës së Kosovës pa asnjë pengesë me letërnjoftim të lëshuar nga ana e shtetit të tyre të pavarur do të mund të kalojnë në të gjitha vendkalimet kufitare me Serbinë. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë po merr kahjen e duhur mbi parimet e njohjes së ndërsjelltë dhe barazisë me ndërmjetësimin e drejtë të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kosova e pavarur është realitet i pakontestueshëm dhe inkurajoj të dyja palët të vazhdojnë në njejtën frymë zgjidhjen e kontestit mes tyre duke qenë kontribues të paqes dhe stabilitetit.

Lexo më Shumë

Hetimet e Prokurorisë së Peruxhias kanë arritur të zbulojnë një rrjet trafiku të madh, i cili operonte nga Shqipëria në Itali. Pas operacionit të policisë Italiane ra në pranga një shtetas shqiptar, i cili akuzohet si pjesëmarrës në “shoqatën transnacionale që synon trafikun e paligjshëm të drogës”. Hetimet e kryera nga prokuroria italiane zbuluan se trafiku i drogës kryhej në formën e call-centerave, ku porositë bëheshin në Shqipëri, dhe shpërndartja ëm aps në Itali. Sipas hetuesve, tregtarët e drogës ishin të organizuar “sipas një rotacioni metodik në Itali, i karakterizuar nga periudha të shkurtra dhe intensive të shpërndarjes së drogës”,…

Lexo më Shumë

Tre shtetasit e huaj që tentuan të hyjnë fshehurazi në Uzinë e Përpunimit të Armëve në Gramsh pasditen e së dielës, dy rusët Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe 25-vjeçari ukrainas Fjodor Mihajlov, do të dalin nesër para gjykatës së Elbasanit për tu njohur me masën e sigurisë. Burime për Abc bëjnë me dije se ditën e sotme, prokurori i çështjes Kreshnik Ajazi dorëzoi në gjykatë kërkesën për caktimin e arrestit në burg për tre të huajt, duke i akuzuar ata për tre vepra penale, sigurimi i informacionit të klasifikuar, goditje për shkak të detyrës ndaj efektivëve, si dhe mbajtja pa…

Lexo më Shumë

Banorët e Shkupit do të mund të ecin pa frikë gjatë orëve të natës. Qyteti i Shkupit edhe përkundër krizës energjetike nuk e ka ndërmend t’i fikë dritat e ndriçimit rrugor. Kështu njoftoi sot kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.  “Qyteti i Shkupit me asnjë kusht nuk do të fikë ndriçimin publik në rrugët dhe bulevardet që janë nën kompetenca të Qytetit të Shkupit. Në radhë të parë për shkak se vlerësojmë se interesi publik duhet të jetë prioritet, në veçanti siguria e shkupjanëve. Prandaj ne do të bëjmë çka do që të jetë e mundur sa i përket…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, mbajti fjalim në Samitin e Platformës Ndërkombëtare për Krimenë, para presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kryeministrit të Ukrainës, Denis Shmigal, dhe përfaqësuesve nga Krimea si dhe liderë të vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së, përfshirë dhe figurat më të larta të Unionit. “Jam këtu për të konfirmuar mbështetjen e fortë dhe të qartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut: për karakterin unifikues të Ukrainës, për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, si dhe për paprekshmërinë e kufijve të saj”, tha kryeministri Kovaçevski. Ai tregoi se me pjesëmarrjen e…

Lexo më Shumë