Viti i ri shkollor për nxënësit e klasave të para, të dyta, të katërta dhe ata të klasave të pesta, në Maqedoninë e Veriut të enjten ka filluar pa libra. Kjo për shkak se me procesin e reformave në arsim librat për këto klasë pësojnë ndryshime dhe botimi i tyre është në faza të ndryshme të miratimit. Programi i ri arsimor, i cili parasheh kombinimin e librave digjitalë dhe atyre të shtypur filloi të zbatohej gjatë vitit të kaluar, me përfshirjen e teksteve shkollore për nxënësit e klasës së parë dhe atyre të katërt. Ministria e Arsimit me Byronë për…
Author: Jeta almakos
Rasti i rëndë i 11 vjeçares që tronditi vendin tash e katër ditë, pasi pesë persona e dhunuan seksualisht për 7 orë rresht, ka alarmuar institucionet dhe të gjithë qytetarët. Ndonëse të gjithë të dyshuarit janë arrestuar dhe gjenden në paraburgim, njëjtë nuk kishte ndodhur edhe para dy muajve. Prej burimeve të sigurta brenda policisë, Periskopika raportuar sse viktima e njëjtë ishte abuzuar seksualisht edhe në fund të qershorit të vitit 2022 nga gjashtë persona. Rasti tragjik i 11 vjeçares (emër i njohur për redaksinë) nuk ka nisur në natën e 27 gushtit, pra të shtunën e javës së kaluar.…
Për prindërit që kanë fëmijë në klasën e parë dhe janë të punësuar në sektorin publik, ligji parashikon të drejtën e një dite pushimi. Në bazë të nenit 28 të Kontratës së Përgjithshme Kolektive për Sektorin Publik, punonjësi ka të drejtën e një dite pushimi me pagesë për ditën e parë të shkollës së fëmijës së tij. Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale sqaron se ky pushim, në përputhje me kontratën kolektive, si dhe të gjitha rastet e tjera të pushimit me pagesë për shkak të rrethanave personale dhe familjare, realizohet pavarësisht nga kërkesat e procesit të punës dhe përdoret…
Nëpermjet rrjeteve sociale u organizua një protestë ku dhejtëra qytetarë dolen për tu dërguar mesazh solidariteti nga sheshi Skenderbeu kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Protesta erdhi si rezultat pasi u bë publik rasti i dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë nga pesë të dyshuar. Protestuesit mbanin në dorë pankarta si “Asnjë femër nuk e lyp”, “Edukoje hasretin”, “Unë jam femër ti pa lejën time s’ guxon mem prek”, “Që mos i mbroni vajzat edukoni djemt”…… Edhe në këtë ditë ku u protestua kundër dhunës ndaj grave, gjysmë ore para se të fillonte protesta u sulmua një grua raporton KlanM.…
Sot pasdite Shkupi është goditur nga reshjet e rrëmbyeshme të shoqëruara me erëra të forta, bubullima dhe breshër, shkruan Portalb.mk. Ndryshe, nga DHPM kanë paralajmëruar se deri të premten do të mbajë mot i paqëndrueshëm. Disa nga dëmet e shkaktuara nga rreshjet (DÇP) Temperaturat maksimale deri të hënën do të lëvizin ndërmjet 30 dhe 33 gradë. Ndryshe, një pjesë e rajoneve të Maqedonisë një javë më parë u goditën nga reshjet e mëdha të shiut, si pasojë e të cilave ka pasur dëme materiale, banorë të evakuuar, pemë të rrëzuara, mungesë të energjisë elektrike dhe ngjashëm. Tetova me rrethinë është goditur nga shiu, i…
Pesë të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë janë arrestuar nga policia, përderisa katër prej tyre u është caktuar masa e paraburgimit. Në seancën gjyqësore, njëri nga të dyshuarit për dhunim, 27-vjeçari E.R, është deklaruar se e kundërshton kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit. I njëjti shtoi se nuk ka asgjë të bëj me rastin që prokuroria po e ngarkon me të dhe se do të pranonte çfarëdo mase tjetër. Ndër të tjera, i dyshuari për dhunim, premtoi se do t’i përgjigjet thirrjeve të gjykatës dhe prokurorisë, nëse nuk i caktohet masa. Në anën tjetër, avokati Fitim Limani,…
Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka dhënë dorëheqje. Këtë e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se kërkesa për dorëheqje nga Mehmeti ka ardhur pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale “Tashmë kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm z. Fehmi Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës. Me këtë rast falënderoj z. Mehmeti për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë si dhe i uroj suksese në detyrat e mëtejme në Policinë…
Rasti i dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë ka ngjallur reagimin edhe të familjarëve të Marigona Osmanit, e cila është dhunuar dhe trotuar fizikisht deri në vdekje. Të dyshuarit për vrasjen e Marigona Osmani janë Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, për të cilët ende nuk ka vendim të gjykatës, ndërsa më 14 korrik është mbajtur seanca fillestare. Babai i Marigonës, Muhabi Osmani në një paraqitje në emisionin Radar të RTV Dukagjinit tha se pret dënimin e përjetshëm për të dytë. Ai pas rastit ku në Prishtinë u dhunua një 11 vjeçare nga pesë persona, ka kërkuar që edhe Kosova të ketë…
Qytetarë të shumtë sot janë mbledhur para Teatrit Kombëtar të Kosovës në shenjë proteste kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona. Xheraldina Rexhepi, organizatore e kësaj proteste, tha se është e indinjuar nga ngjarja makabre e dhunimit të 11-vjeçares dhe me këtë ngjarje ka dështuar e gjitha shoqëria. “Edhe ne si shoqëri nuk jemi duke bërë asgjë nuk mund të presim nga shteti për t’i kryer këto punë në secilin prej vetes sonë duhet të fillojë ndryshimin”, tha ajo. Nga Ferizaj në Prishtinë kishte ardhur për të marr pjesë në këtë…
Dy të miturit që u arrestuan mbrëmjen e së hënës me dyshimin për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, kanë dalë të martën para gjykatës. Seanca ka filluar në orën 13:00 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, te gjykatësja Elife Ukaj, raportoi “Betimi për Drejtësi“. Pas kësaj seance, pritet të vendoset lidhur me caktimin e masës ndaj dy të dyshuarve. Lidhur me këtë rast janë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë E.R dhe G.R, të cilëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. I dyshuari i pestë po kërkohet nga policia, pasi është…
Mësimi në vitin e ri shkollor 2022/2023 do të realizohet në shkolla të hapura dhe pa protokolle anti-kovid dhe obligim për mbajtjen e maskave mbrojtëse. “Tani për tani nuk parashihen masa parandaluese shtesë, përveç atyre që janë aktuale dhe në fuqi – për spitalet, transportin publik, farmacitë dhe për azilet për pleq. Konkretisht për shkollat, tani për tani nuk ka”, deklaroi dr. Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i Komisionit për Sëmundje Infektuese. Viti i ri shkollos pasnesër do të fillojë për rreth 255 mijë filloristë dhe nxënës të shkollave të mesme. Për nxënësit e klasës së dytë dhe të pestë ka programe…
Nga Qyteti i Shkupit për TV21 thonë se kamionë që ra në gropë pas dëmtimit të pllakave në sheshin Maqedonia është futur në këtë hapësirë pa leje. Nga Qyteti i Shkupit thonë se ndaj subjektit privat do të zbatohen sanksione të ashpra. “Një subjekt privat me kamion ka hyrë pa leje në sheshin Maqedonia duke shkaktuar dëme të pllakave. Qyteti i Shkupit e dënon ashpër këtë akt, do të marrë të gjitha masat ligjore për kryerjen e inspektimeve dhe sanksioneve, pas së cilës do të kërkohet kompensim për dëmin e shkaktuar ndaj të mirave publike në shesh. Një sjellje e…

