“Rënia më e madhe dhe e shpejtë e cilësisë së arsimit të lartë është shkaktuar nga shpërndarja e pakontrolluar. I kemi 25 universitete. Nga cilësia, që nuk ishte e keqe, bëmë cilësi të dobët”, vlerëson profesor Todor Serafimovski, kryetar i Këshillit Nacional për Arsim të Lartë dhe Veprimtari Shkencoro-Hulumtuese. Ai thotë se për t’u krahasuar me universitetet e renditura në listën e Shangait, duhet të pyesim se ku janë financimet tona dhe ku është vendi ynë për sa i përket përqindjes së veçimit në arsimin e lartë, madje edhe në mesin e vendeve të Ballkanit, jo vetëm ndër ato evropiane.…
Author: Jeta almakos
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka bërë të ditur sot një përllogaritje të re, e cila thotë se tregon se si po “grabiten” Maqedonia, qytetarët dhe ESM. Më poshtë është llogaritja: ESM/ELEM shpall shpallje për shitjen e tepricave të natës për periudhën 1-5 gusht, nga data 2 deri më 7 në vlerë të përgjithshme prej 1250 MWh. Çmimi me të cilin janë shitur këto teprica të natës është 245.37/MWh! Për të njëjtën periudhë, çmimi i energjisë elektrike në HUPX (shkëmbim referues për përcaktimin e çmimit të energjisë elektrike në Maqedoni) është 372,21 €/MWh ose sipas ditëve: 1 gusht 359,81 €/MWh…
Në arsimin para shkollorë, të punësuarit vazhdojnë të kenë në përdorim dy ditarë atë elektronik dhe klasik, për dallim nga shkollat tek të cilat nga shtatori i kaluar në funksion është vetëm ai elektronik. Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska, tha se po përgatiten ndryshime në Ligjin për Kujdes ndaj fëmijëve. “Orari i punës së edukatoreve dhe përkëdhelëseve është 40 orë në javë, nga të cilat 6 orë edukatoret dhe 7 orë përkëdhelëset punojnë me fëmijë në grupe, ndërsa pjesën tjetër të orarit prej një apo një orë e gjysme jua dedikojnë pikërisht plotësimit të ditarëve. Në përgatitje…
Në amfiteatrin e Universitetit të Evropës Juglindore në Shkup, sot u mbajt ceremonia përfundimtare e ndarjes së certifikatave për gjeneratën e dytë të pjesëmarrësve, të cilët morën pjesë në trajnimin për përkthim dhe lektorim nga maqedonishtja në shqip dhe nga shqip në maqedonisht. Në këtë aktivitet foli drejtori i AZGj-së, Ylber Sela dhe ministri i Shoqërisë Informative dhe i Administratës, Admirim Aliti. Të ftuar në këtë aktivitet ishin anëtarë të pushtetit ekzekutiv, përfaqësues të trupit diplomatik, duke përfshirë shefin e misionit të BE-së, ambasadorin David Geer, zëvendësshefi i misionit të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë, Otto Graf, drejtues të…
Duhet të furnizohemi me ushqim sepse vjen një dimër i vështirë. Prej tani e tutje nuk mund të ketë ndalesa për eksportin e produkteve bujqësore midis Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski lidhur me përfitimet e Marrëveshjes për sigurinë e ushqimit që sot u nënshkrua nga tre vendet në kuadër të panairit “Vizioni i verës së Ballkanit të Hapur” në Beograd. Për Ditarin në TV Sitel ai sqaroi se Marrëveshja do të thotë shfrytëzim të kapaciteteve të vendeve nga iniciativa “Ballkani i Hapur” dhe se në kushte të krizës…
“Personat zyrtar në BE asnjëherë nuk e vendosin në pikëpyetje zgjerimin e BE-së. Unë e ndajë atë mendim sepse pa Ballkanin Perëndimor, BE nuk është e plotë. Ne jemi pjesë e qenësishme e BE-së, ne i ndajmë vlerat e njëjta dhe qytetarët tanë janë pjesë e BE-së në çdo aspekt”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevsit për RTS. Ai shtoi se, Maqedonia e Veriut kishte me siguri rrugën më të vështirë për fillim të negociatave, por se tani ka një udhërrëfyes të qartë se si do të zhvillohet procesi qasës. “Ato çështje të cilat ishin delima veç më janë…
Rritja e çmimeve të peletave dhe shtrenjtimi i energjisë elektrike ka rritur kërkesën për drunjtë për ngrohje. Përkundër shtrenjtimit edhe të këtij energjensi, megjithatë në rritje janë kërkesat për dru për ngrohje. Këtë e tregon edhe program për punë i ndërmarrjes publike të pyjeve, sipas të cilës plani për prodhimin e drurit për ngrohje këtë vit, është 516.032 metër kub, përkundër 430.000 metër kub në vitin 2021 dhe 470.000 metër kub në vitin 2020. Në ndërkohë, nga Ndërmarrja Shtetërore “Pyjet e Maqedonisë”, thonë se pas 13 vitesh kanë kërkuar nga qeveria që të shtrenjtojë për 20 për qind koston e…
Analisti politik Xhevdet Pozhari ka ‘formuar’ qeverinë e re të LDK-së, PDK-së dhe AAK-së së bashku me pakicat. Pozhari përmes një postimi në facebook, duke ironizuar me thirrjet për rrëzimin e Qeverisë Kurti nga opozita, ua ka nda edhe postet ministrore. Ai propozon që kryeministër të jetë dy vjet Lumir Abdixhiku dhe dy vjet Memli Krasniqi. Pozhari tutje ka shkruar se Ramush Haradinaj do të bëhet president kur t’i vjen koha. Postimi i plotë: Kjo Qeveri shumë zgjati diçka. Me ta rrëzu se nuk po rrihet pa zgjedhje dhe opozita e bashkuar me e drejtu vendin. Kabineti qeveritar PDK -…
Policia e Tetovës njofton se një 22-vjeçar nga Bogovina ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes nga rryma elektrike. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:20. Viktima ishte duke punuar në ndërtimari. “Sot (1 shtator) në ora 12:20 në SPB-Tetovë është raportuar se në Spitalin Klinik të Tetovës është sjellë 22-vjeçari E.I. nga Bogovina e Tetovës. Ai paraprakisht sipas raportit fillestar ka pësuar lëndime të rënda nga goditja elektrike derisa ishte duke punuar pasi ishte angazhuar në punime ndërtimtarie (fasadës) te një objekt shkollor në Kamjan të Tetovës”, thonë nga SPB-Tetovë.
Zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të ketë. Qytetarët duan stabilitet në kohë krize dhe nuk duan zgjedhje. Kështu tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në një intervistë për gazetën “Politika”. Sipas Kovaçevskit, fitorja e LSDM-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në disa komuna gjatë muajit gusht dëshmon se qytetarët nuk e përkrahin populizmin e opozitës por ofertën konkrete dhe progresive të pushtetit. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR “Edhe për këto arsye, por edhe për faktin se qytetarët thjeshtë nuk duan zgjedhje, sidomos në kushte krize kur vendit i duhet stabilitet, zgjedhjet do të mbahen në kohën e rregullt në vitin 2024. Deri atëherë…
Dritan Abazoviqit. ekzluzivisht për Klan M, është shprehur se nuk është penduar për nënshkrimin e marrëveshjes me Kishën serbe. “Çështja është që tu japim të gjithë qytetarëve të drejta të barabarta. Në qoftë se do të shkosh në kishë, supër, në qoftë se do të shkosh në xhami super, në qoftë se do të jesh ateist, super. Kjo nuk është çështje e shtetit, shteti vetëm duhet të krijojë kushte që ligji të jetë barabartë për të gjithë. Këtë gjë nuk ka mundur ta nënshkruajnë 10 vite, ky është një konflikt brenda veti dhe jam munduar ta nxjerri këtë prej rendit…
Shkupi, të martën u godit nga një stuhi e madhe që zgjati gati një orë dhe përmbyti rrugët më të frekuentuara. Veç kësaj ka shkaktuar dëme të shumta ku ka pasur dëmtime në objekte, makina dhe kanë rënë dhjetëra pemë nga era e fortë. Gushti ka rezultuar të jetë një muaj shumë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme të cilat kanë qenë të pranishme në Maqedoni, ndërsa edhe qyteti i Negotinës ka pësuar një lloj shiu të pazakontë që ka shkaktuar dëme të mëdha. Profesori universitar nga Instituti i Gjeografisë, Ivica Milevski, ka dhënë analizën e tij për “Fokus” për…

